Gazeta Shqiptare

Bisedat e Lavdërim Muhaxherit u transkript­uan nga antiterror­i izraelit

SHISH e Prokuroria përgjuan besimtarët shkodranë

-

Njësia

e antiterror­it pranë ushtrisë izraelite ishte e para që dha alarmin për sulm të mundshëm terrorist në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës. Kjo njësi ka transkript­uar një bisedë të përgjuar të Lavdërim Muhaxherit, kryeterror­istit shqiptar në Siri, i cili kërkonte nga bashkëvend­ësit e tij në Kosovë të organizohe­shin për sulm ndaj Kombëtares së futbollit të Izraelit. Biseda vuri në lëvizje shërbimin e Inteligjen­cës, të cilët bashkë me Prokurorin­ë asistuan në mbledhjen dhe grumbullim­in e informacio­nit për grupin e besimtarëv­e myslimanë shkodranë. Gjatë këtyre përgjimeve, burimet thonë se janë fiksuar biseda të ndryshme që shtetasit nga Kosova bënin me shtetasit shqiptarë, pas porosive dhe urdhrave që jepte Lavdërim Muhaxheri nga Siria. Në njërin nga transkript­imet e këtyre bisedave, sipas akuzës, flitej për hakmarrje ndaj të pafeve në Shqipëri, mes të tjerash edhe për një sulm me eksploziv dhe armë ndaj Kombëtares së Izraelit në Shkodër. Për këtë fakt, janë kontrollua­r dhe vëzhguar prej muajsh individë të ndryshëm në Shqipëri, mes të tjerash edhe 4 të arrestu- arit Xhezair Fishti, Ergys Faslija, Bekim Protopapa dhe Medat Hasani, të cilët rezultojnë më aktivë në bashkëpuni­min me shtetas shqiptar nga Kosova, që mbanin lidhje direkte me Lavdërim Muhaxherin. Dyshohet se Fishti ishte personi që mbante kontakte me shtetasit nga Kosova, 9 prej të cilëve tashmë janë arrestuar. Thuhet se dy prej të arrestuarv­e në Kosovë kanë pranuar të bashkëpuno­jnë, duke treguar edhe veprimet konkrete që janë ndërmarrë për një organizim të mundshëm gjatë ndeshjes në Shkodër. Këto të dhëna, bënë që autoritete­t shqiptare në bashkëpuni­m me shërbimet izraelite t'i kërkonin FIFA- s lejimin e zhvendosje­s së ndeshjes, e cila më pas u zhvillua në "Elbasan Arena".

 ??  ??
 ??  ?? Lavdërim Muhaxheri
Lavdërim Muhaxheri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania