Gazeta Shqiptare

TE PATHENAT PER NGJARJET E 2 KORRIKUT

-

Lidhur

me ngjarjen e 2 korrikut të vitit 1990 në Ti ranë, e njohur ndryshe edhe si "Ngjarja e ambasadave", që nga shembja e regjimit komunist në vitin 1991 kur u lejua së pari shtypi pluralist e në vazhdim, deri në ditët e sotme, është shkruar shumë dhe vazhdohet të shkruhet ende. Kryesisht këto kanë qenë kujtime të protagonis­tëve të atyre ngjarjeve apo dhe ndonjë diplomati e gazetari të huaj që kanë qenë atë kohë në shërbimin diplomatik e prezent në Tiranë, të cilët kanë botuar kujtimet e tyre, por me ndonjë përjashtim të rrallë, ato ngjarje fare pak janë pasqyruar në shtyp nën dritën e dokumentev­e arkivore. Kjo duket se ka qenë e kushtëzuar edhe nga hapja e arkivave shqiptare, me afatin 25- vjeçar që e lejon ligji. Lidhur me këtë, pra pasqyrimin e atyre ngjarjeve nën dritën e dokumentev­e arkivore, bëjnë fjalë edhe disa kapituj të librit më të ri, "Shkrimtarë­t e artistët në diktatin komunist dhe intrigat e njëri- tjetrit", të kolegut tonë, gazetarit dhe studiuesit të njohur Dashnor Kaloçi ( që pritet të dalë së shpejti në treg), ku disa prej tyre, prej pak javësh janë pasqyruar në faqet e "Gazeta Shqiptare". Nga ky libër, fillimisht kemi shkëputur dy kapituj, ku në të parin që po publikojmë në numrin e sotëm, ngjarjet e ambasadave jepen nëpërmjet diskutimit të atasheut të shtypit pranë ambasadës sonë në Paris, Vladimir Xhelili, diskutim i bërë në një nga mbledhjet e mbajtura me stafin e ambasadës, ku është marrë në analizë puna e bërë aty gjatë vitit 1990. Ndërsa në numrin në vijim, do pasqyrojmë analizën që i ka bërë punës së ambasadës shqiptare në Paris për vitin 1990, Drejtori i Drejtorisë së Dytë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të asaj kohe, diplomati i njohur Shpëtim Çaushi. Dhe në të dy këta kapitujt të librit të Kaloçit, do të shohim se si është atakuar dhe akuzuar ashpër shkrimtari i njohur Ismail Kadare. Rezarta Delisula

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania