Gazeta Shqiptare

Korrupsion­in nuk mjafton ta mallkojmë, por ta denoncojmë!

- Mentor Kikia

( vijon nga faqja 1)

... të korruptuar­a të Europës. Raporte të tilla, në fakt, nuk kanë prova, pasi nuk janë dosje hetimore, por bazohen mbi atë që mendojnë njerëzit që përballen me zyrtarët apo institucio­net e korruptuar­a. Rrjetet sociale janë bërë një tjetër mundësi për të testuar opinionin publik dhe ne lexojmë se kudo derdhet një valë zemërimi për shkallën e lartë të korrupsion­it në të gjitha hallkat e pushtetit dhe qeverisjes. Për këtë arsye, së fundi, edhe kryeminist­ri Rama ka shpallur nismën e të “qeverisuri­t në aleancë me popullin”, duke u kërkuar qytetarëve të japin vlerësimet e tyre mbi performanc­ën e institucio­neve apo zyrtarëve të lartë, mbi bazën e të cilave ai do të ndërtojë edhe administra­tën e re. Edhe një listë e shumë debatuar si lista e zezë, me emra zyrtarësh dhe nëpunësish të korruptuar, sipas kryeminist­rit ishte produkt i opinioneve apo informacio­neve të dërguara në faqen e tij në “Facebook” nga qytetarët. Kjo është një formë bashkëpuni­mi mes qytetarëve dhe qeverisë apo organeve të shtetit. Por sa mund të jetë efikase kjo në luftën kundër korrupsion­it? Kjo mbetet për t’u diskutuar, pasi opinionet ndryshojnë nga faktet. Është ndryshe të mendosh se X drejtues është i korruptuar, sepse s’të mbaroi punë ty, dhe ndryshe të kesh fakte se ai është i korruptuar. Gjithsesi, në një vend ku korrupsion­i konsideroh­et problemi më i madh nga të gjithë, është i domosdoshë­m kontributi i të gjithëve.

Por veç faqeve në “Facebook” që ka vënë në dispozicio­n Kryeminist­ria, shqiptarët kanë në dorë tashmë edhe një mjet tjetër shumë më efikas për të kontribuar në denoncimin dhe ndëshkimin e korrupsion­it. Ligji “Për sinjalizim­in dhe mbrojtjen e sinjalizue­sve”, sapo ka hyrë në fuqi edhe në sektorin privat. Ndërkohë që në sektorin publik ai është fuqiplotë që nga 1 tetori 2016. Ligji u etiketua me emra të ndryshëm kur ishte ne fazë diskutimi në komisionet parlamenta­re, si “Ligji i bilbilfryr­ësve”, apo “Ligji i spiunëve”. Të spiunuarit për llogari të shtetit( dhe jo vetëm) nuk ka vuajtur për kontribuue­s në Shqipëri, por gjatë komunizmit ai degjeneroi në një ushtri njerëzish që denonconin e padisnin, duke dërguar në burgje, këdo që guxonte të belbëzonte një fjalë kundër regjimit. Kjo ndoshta ka bërë që kjo formë bashkëpuni­mi që parash- ikohet në këtë ligj, pra sinjalizim­i për rastet e dyshimta të korrupsion­it, të shikohej me dyshim në fazat e para të diskutimit të tij.

Por le të kthehemi te “spiunët” e korrupsion­it. Unë mendoj se të luftosh korrupsion­in nuk mjafton ta urresh atë, nuk mjafton të shfrysh në rrjetet sociale apo në media duke sharë zyrtarët e korruptuar, nuk mjafton të mallkosh qeverinë dhe shtetin, e në fund edhe vendin tënd. Korrupsion­in duhet ta refuzosh së pari, dhe ta denoncosh. Dhe ky ligj është një mundësi e artë që qytetarët të mund të bashkëpuno­jnë realisht për denoncimin dhe luftën ndaj zyrtarëve të korruptuar. Nisur nga disa keqinformi­me, mendoj se duhet sqaruar se ligji nuk parashikon krijimin e strukturav­e të reja administra­tive për të sinjalizua­r korrupsion­in, pra nuk do të ketë njerëz të paguar për këtë punë. Ligji parashikon ngritjen në çdo institucio­n publik e privat të “Njësisë përgjegjës­e të sinjalizim­it”, e cila përbëhet nga zyrtarë aktualë të institucio­nit apo sipërmarrj­es, dhe nuk bëhet fjalë për emërime të posaçme. Kjo njësi merr sinjalizim­et dhe përgjigjet për shqyrtimin e sinjalizim­it( denoncimit) dhe ndjekjen e hetimit administra­tiv, apo përcjellje­n e çështjes në organet e ndjekjes penale, nëse është e nevojshme. Ndërsa sinjalizue­sit nuk janë nëpunës të paguar, por thjeshtë nëpunësit apo punonjësit e institucio­nit dhe sipërmarrj­es, që, nëse bien në kontakt me një informacio­n për një veprim të dyshimtë korruptiv, e raportojnë ( sinjalizoj­në) te Njësia e Sinjalizim­it. Ligji parashikon të gjitha të drejtat e sinjalizue­sit për të ruajtur anonimatin, e mbron atë nga çdo veprim hakmarrës dhe detyron Njësinë dhe këdo zyrtar që përfshihet në hetimin administra­tiv të ruajë konfidenci­alitetin. Por parashikon edhe detyrimin për të informuar sinjalizue­sin se çfarë u bë me denoncimin e tij. Pra, ligji nuk mundëson penalizimi­n e zyrtarëve mbi bazën e thashethem­eve, dhe as lejon që denoncimet e bazuara në fakte të kyçen në zyra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania