Gazeta Shqiptare

Shtohet lista e pretendent­ëve për Ajetin

23- vjeçari ka disa oferta në tavolinë, por kërkon të bëjë zgjedhjen e duhur për të ardhmen Mbrojtësi pëlqehet tashmë edhe nga Palermo

-

Edhe pse Sinisa Mi hajlovic e ka lënë jas htë kontingjen­tit të Torinos për sezonin e ri, klubet e interesuar­a për Arlind Ajetin sa vijnë edhe shtohen. Më e fundit në listë është Palermo, që pasi ra një kategori më poshtë, synon të krijojë menjëherë në grup cilësor për të synuar menjëherë rikthimin në elitën e futbollit. Edhe pse është një pjacë e rëndësishm­e dhe i garanton një fanellë titullari, skuadra siciliane penalizohe­t nga fakti se mbrojtësi kuqezi dëshiron të qëndrojë në Serinë A. 23vjeçari po pret ofertën e duhur në këtë drejtim, ndërsa Krotone cilësohet si skuadra më e mundshme për ta afruar. Ekipi i drejtuar nga Davide Nicola ka qenë e para që ka shprehur interes konkret për Ajetin, të cilin e cilëson një element mjaft të rëndësishë­m për të përforcuar repartin difensiv. Përfaqësue­sit e futbollist­it shqiptar dhe klubi i Krotones kanë arritur mar- rëveshjen në parim, duke qenë në avantazh ndaj Bolognas, Spal dhe Beneventos. Klubi kalabrez ka nisur, gjithashtu, negociatat edhe me Torinon, që pret ofertën e duhur për kartonin e mbrojtësit të lindur në Bazel, me kartonin e Ajetit që vlerësohet 1,5 milionë euro në merkato.

STRAKOSHA

Trajneri i portierëve te skuadra e Lacios, Adalber- to Grixhioni e ka cilësuar si një surprizë shpërthimi­n e portierit të Kombëtares Shqiptare, Tomas Strakosha te lacialët dhe e ka vlerësuar gardianin për mënyrën sesi e shfrytëzoi mundësinë e artë që iu dha. "Ai është një surprizë e këndshme, duhet të rritet ende nga pikëpamja e personalit­etit, por luan i qetë, kjo i jep shumë besim shokëve të skuadrës. Një vit më parë nuk kishte asgjë për të humbur, hyri në fushë i qetë. Meqë bëri një kampionat të mirë, pastaj skuadra e ndihmoi shumë, kjo ka rëndësi për një portier. Djaloshi ka cilësi, stërvitet mirë, është i vëmendshëm. Shpresojmë për mirë", u shpreh Grixhioni për portierin Strakosha. Ndërsa Strakosha vazhdon të qëndrojë jashtë fushave të lojës për arsye të një dëmtimi në gju. Gardiani kuqezi ka munguar në miqësoren kundër SPAL, sakaq gjatë ditës së sotme ishte në klinikën "Padeia" në Romë për të kryer një vizitë më të specializu­ar. Mediat italiane bëjnë me dije se kontrollet nuk kanë nxjerrë asgjë serioze dhe se Strakosha shumë shpejt pritet të kthehet në stërvitje me Lacion.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania