Gazeta Shqiptare

Kukeli, mbrojtës në fitoren e Zyrihut në derbi

-

Burim

Kukeli e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri në Superligën zvicerane. Lojtari i Kombëtares kuqezi që ka zgjedhur të vazhdojë karrierën te Zyrihu, zhvilloi ndeshjen e parë titullar me Zyrihun në derbin kundër Grasshoper­s të fituar me rezultatin 2- 0. Risia më e madhe e këtij takimi për Zyrihun ishte zhvendosja e Kukelit në mbrojtje. Trajneri Ulrih Forte hodhi në fushë formacioni­n 3- 5- 2 duke e zhvendosur disa metra më mbrapa lojtarin shqiptar në krahun e majtë të mbrojtjes me tre lojtarë. Kjo lëvizje është diktuar nga nevojat që ka aktualisht ekipi, por njëkohësis­ht është një sinjal edhe për trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi. Në fakt, trajneri i Kombëtares kuqezi mund ta aktivizojë Kukelin edhe në mbrojtje pasi është një rol që 33- vjeçari nga Gjakova di ta bëjë shumë mirë edhe pse në radhët e ekipit kombëtar ai është aktivizuar kryesisht mesfushor. Kukeli luajti për 90 minuta duke mos gabuar pothuajse asnjë top në suksesin e parë sezonal të Zyrihut që këtë sezon rikthehet mes më të mirëve të Zvicrës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania