Gazeta Shqiptare

Danilo prezantohe­t si "qytetar", më bindi Guardiola

Braziliani u ble për 35 mln euro

-

Danilo

është zyrtarisht futbollist i Mançester Sitit. Braziliani është prezantuar ditën e sotme si blerja më e re nga trajneri Pep Guardiola dhe shefi ekzekutiv Soriano, dhe pritet që të niset drejt Shteteve të Bashkuara ku do t'u bashkohet me ekipin për të kryer fazën përgatitor­e. Danilo firmosi kontratë 5- vjecare, me Sitin që shpenzoi 30 milionë euro për kartonin e tij, para që shkuan në arkat e Realit të Madridit, me të cilin do të ndeshen me 27 korrik. Në fjalën e parë si qytetar, Danilo ka treguar edhe arsyen pse vendosi të bashkohej me Sitin, i cili para disa ditësh transferoi edhe mbrojtësin e djathtë të Totenhemit, Kajl Uolker, ndërsa braziliani kishte edhe oferta të tjera si nga Çelsi, por edhe nga Juventusi "Për mua është një ditë e madhe, sepse po firmos për një klub të madh si Manchester City. Shpresoj të përmbush pritshmëri­të dhe të fitoj Champions Leaguen me skuadrën time të re. Para është një sfidë të cilën dua ta fitoj. Guardiola ka pasur shumë peshë në këtë vendim timin, sepse e dashuroj stilin e lojës që ai aplikon. U binda edhe më shumë nga biseda që pata me të. Mezi po pres të nis punën me trajnerin tim të ri. Jo vetëm Guardiola, por edhe projekti ambicioz i klubit më shtyu të vija këtu. Mendoj se një lojtar që luan në disa role ka një avantazh të madh në këto nivele dhe është shumë i rëndësishë­m për skuadrën. Përgjithës­isht kam luajtur si anësor i djathtë, por Guardiola më tha se mund të vendosem edhe në të majtë apo në mesfushë, por për mua më shumë rëndësi ka që të jem pjesë e formacioni­t", është shprehur Danilo. Danilo luajti për dy sezone te Reali i Madridit, duke u aktivizuar në 55 ndeshje në total. Me madrilenët fitoi një titull të La Liga- s, dy Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania