Gazeta Shqiptare

Çelsi, Konte: Po mendoja të largohesha pas titullit

-

Sapo

ka rinovuar parametrat financiarë të kontratës që ka me Çelsin për dy sezonet e ardhshme dhe do fitojë rreth 10 milion paund në vit nga kjo marrëveshj­e. Por Antonio Konte ka pranuar se para se të hidhte firmën në marrëveshj­e, po mendonte seriozisht që t'u jepte lamtumirën bluve londinezë. "Pas një sezoni të vështirë, është me të vërtetë e rëndë- sishme të shohësh pas, të shohësh se si ka qenë sezoni dhe të reflektosh", tregoi ai në një intervistë për "Daily Mail". "Kjo ishte eksperienc­a ime e parë në Angli, një vend i ri, pa familjen time dhe dua të tregohem i sinqertë, ishte shumë e vështirë për mua dhe njerëzit më të afërt. Kur fiton, mendon se gjithçka është e thjeshtë, por nuk është kështu. Vendosa që të vazhdoja te Çelsi pasi arritëm një akord të përbashkët mbi mënyrën se si e shohim të ardhmen. Çelsi është një klub i madh, por nuk mund të bëjmë gabime, do të ishte e rrezikshme. Duhet të përmirësoh­emi dhe të rritemi për të ndërtuar diçka të rëndësishm­e", tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania