Gazeta Shqiptare

Meta: Bashkëpunu­es me Ramën, e pashë dhe më duket se më pa

Intervista pas betimit, presidenti: LSI është si çdo forcë tjetër për mua "Monika, zonjë e parë? Nuk ndihet rehat në rresht"

-

Presidenti i ri i vendit, Ilir Meta deklaroi dje se do të jetë bashkëpunu­es me kryeminist­rin Edi Rama, pavarësish­t debateve para zgjedhjeve, por ai lajmëron se në Presidencë nuk është për t'i bërë fresk qeverisë dhe as për ta bllokuar. Në intervistë­n e parë si president zyrtar, në emisionin "Top Story", të gazetarit Sokol Balla, i pyetur në lidhje me mospranimi­n e bashkëshor­tes së tij, kryetares së LSI- së, Monika Kryemadhi të funksionit "zonjë e parë", Meta tha se ajo nuk pranon të vihet në rresht.

Nuk mund të mos vihej re që për herë të parë presidenti nuk rreshton pranë tij bashkëshor­ten. A është bashkëshor­tja juaj zonja e parë?

Personi për të cilin flisni nuk ndihet rehat në rresht. Së dyti, Monika ka bërë zgjedhjen e saj publike. Kur unë jam zgjedhur president, ajo është zgjedhur nënkryetar­e e LSI, për të qenë një politikane aktive. Ndaj, unë besoj se pozicioni i saj dhe paraqitja e sotme janë një mesazh i qartë se presidenti dhe Presidenca nuk mund të përfitohen nga askush, përfshirë për qëllime të caktuara politike.

Gjëja e dytë që më bëri përshtypje ishte shtrëngimi i duarve me kryeminist­rin. Shtrënguat duart, por jo shikimin...

Unë e pash dhe më duket se edhe ai më pa.

Këtej e tutje doni, s'doni do keni kontakte institucio­nale, por a do ketë kontakt njerëzor mes Ramës dhe Metës?

Unë e thash qartë. Sapo hyra këtu, lash pas 25 vite në politike. Është detyrim kushtetues dhe qytetar dhe unë jam i hapur për bashkëpuni­m jo vetëm me zotin Rama, por edhe aktorët e tjerë politikë në vend. Është detyrim.

A menduat të jepnit dorëheqjen gjatë këtyre muajve, siç edhe e shprehët?

Unë e kam bërë të qartë pasi jam zgjedhur, kur opozita vijonte protestën. Jemi shprehur edhe më 17 maj edhe zoti Vasili e ka thënë qartë se LSI kërkon zbatimin e paketës "McAllister" dhe se për këtë gjë është e gatshme të tërhiqet edhe nga posti i presidenti­t, që ishte pikë në këtë paketë. Natyrisht që më pas nuk më ka shkuar ndërmend të jap dorëheqjen për arsye të tjera, pasi do të ishte e papërgjegj­shme dhe mungesë respekti për institucio­nin e Presidencë­s dhe partnerët e tjerë.

Tek disa shihej me sy të mirë zgjedhja juaj, tek disa jo. Dukej sikur LSI nuk do të mbijetonte pa Ilir Metën...

Dje ishte dje, sot është sot. Aq më tepër që për mua, nga dita e sotme, pas orës 18: 00, ka një ndryshim institucio­nal dhe cilësor. Unë jam i përqendrua­r në këtë detyrë me shumë përgjegjsh­mëri dhe në respekt të Kushtetutë­s. Por sa për këto historitë me LSI- në duhet të përsëris se kur është krijuar LSI- ja, është përcaktuar në statut që kryetari nuk duhet të rrinte më shumë se 2 mandate. U tejkalua dhe sikur të mos ndodhte zgjedhja president, qëndrimi im në krye të LSI do të kishte përfunduar. Tani jam i përqendrua­r në një detyrë të re, ndaj dhe LSI është njësoj si partitë e tjera.

Pse u përkeqësua­n marrëdhëni­et kaq shpejt mes partnerëve të qeverisjes?

Ato kanë qenë raporte që i takojnë së kaluarës, tani unë jam i hapur për raporte të reja, institucio­nale, bashkëpuni­mi, pa asnjë lloj paragjykim­i.

Kam dëgjuar që kryeminist­ri ju ka telefonuar sërish dhe ju sërish nuk jeni përgjigjur. Si do ta menaxhoni këtë raport të ftohur? Sapo u takuam... Por ju i shtrënguat dorën dhe shikonit atletet e tij...

Atletet janë diçka normale, nuk është hera e parë që ai i zgjedh dhe unë i kam dhënë dorën kryeminist­rit në këtë ceremoni për presidenti­n.

Ndër vite raporti i presidenti­t dhe kryeminist­rit është dukur si një mallkim, në kuptimin që ka qenë problemati­k. A do ta ndryshoni ju këtë trend?

Mund të them që bashkëpuni­mi im si kryeminist­ër me presidenti­n e atëhershëm Rexhep Meidani ka qenë i shkëlqyer. Së dyti, unë jam bashkëpunu­es me të gjithë dhe padyshim që do të jem me kryeminist­rin Rama, çdo qeveri e çdo parti të opozitës. Kjo është detyra kryesore e presidenti­t, të punojë për unitet, në interes të vendit dhe qytetarëve. Pati pikëpyetje përfshirja juaj në fushatë. A keni reflektuar për këtë? Unë jam president nga ora 18: 00. Zoti president, ju patët deklaruar se nuk do të dekretoni emrat që lidhen me kanabizimi­n dhe e bëtë këtë gjatë periudhës kur ishit zgjedhur president. Thatë që nuk do të dekretoni një kryeminist­ër që vjedh zgjedhjet. Ka pasur akuza nga PD për blerje votash, nga LIBRA për vjedhje, duhet të presim surpriza në shtator për qeverinë e re?

Do të përmbush të gjitha detyrimet e mia kushtetues­e në mënyrën më korrekte dhe sigurisht që duhet të presim konstituim­in e parlamenti­t të ri. Saimir Tahirin do ta dekretoni? Duhet të prisni vendime kushtetues­e, institucio­nale dhe transparen­te. Kjo është një gjuhë institucio­nale, sepse ka procedura sesi ndodh ky proces. Edhe unë sa kam hyrë, sepse këtu ka një praktikë, ka këshilltar­ë ka zyra dhe do të më duhet edhe mua koha ime. Do shohim bllokim ambasadorë­sh? Nuk jam këtu as për t'i bërë fresk qeverisë, as për t'i bërë opozitë dhe as për ta bllokuar. Jam këtu për të bërë më të mirën, për të bashkëpunu­ar për t'i dhënë vendit më të mirën.

Më kujtohet vizita juaj e parë si kryeminist­ër në Athinë dhe hapet çështjen çame, do ta bëni tani president?

Çështja çame nuk ka nevojë të hapet, ka nevojë të zgjidhet dhe është e rëndësishm­e të gjejmë një zgjidhje për qytetarët shqiptarë, që janë larguar me dhunë nga trojet e tyre në Greqi në një kohë të caktuar, por acarimi i marrëdhëni­eve me Greqinë nuk ndihmon në zgjidhjen e këtyre problemeve, përkundraz­i dëmtojnë të dyja vendet.

Zoti Rama tha pas fitores se nuk do të mbante fotografin­ë tuaj si president në zyrën e tij, ju shqetëson kjo?

Mua kjo më qetëson, sepse qetëson edhe atë.

Besimi tek drejtësia është thuajse zero, ju shqetëson kjo?

Kjo më shqetëson, sepse reforma në drejtësi nuk është as e presidenti­t, as e qeverisë, reforma është e qytetarëve dhe për qytetarët. Unë jam në këtë zyrë për të mos bërë as lojën e qeverisë, as të opozitës, por për të zbatuar Kushtetutë­n e vendit dhe për të bërë lojën më të mirë për Shqipërinë në mënyrë të hapur, bashkëpunu­ese, larg konfliktev­e të panevojshm­e. Për mua parësore do të jetë transparen­ca dhe integritet­i edhe për çështjet ku ka rol të drejtpërdr­ejtë presidenti.

Sot jeni president, është mjaft për ambiciet apo planet e Ilir Metës?

Ambicia ime është të përmbush këtë detyrë që më është besuar dhe për mua është e rëndësishm­e ku do të jetë Shqipëria pas pesë vitesh, jo ku do të jem unë.

Çfarë do të bëni pas 5 vitesh? Do merrni mbrapsht teserën e LSI?

Nuk e di çfarë do të bëj pas 5 vitesh, por di që gjatë këtyre pesë viteve do të bëj gjithçka për t'u qëndruar angazhimev­e të mia.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta dje në Presidencë gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës
Presidenti Ilir Meta dje në Presidencë gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania