Gazeta Shqiptare

Betimi, Ilir Meta merr në dorë Presidencë­n: Besnik i dialogut

Detajet e dy ceremonive, shtrëngimi i ftohtë i duarve me Ramën, Basha ikën pa e takuar "Nishani, qëndrim të ekuilibrua­r institucio­nal"

- Darina Tanushi

Ilir Meta mori dje zyrtar isht detyrën e presiden tit të vendit për një mandat 5- vjeçar. Fillimisht ai u betua me dorën mbi Kushtetutë­n e vendit, në prani të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë dhe mjaft të ftuarve nga trupi diplomatik. E më pas, Kreu i Shtetit u prit në Presidencë nga paraardhës­i i tij, Bujar Nishani dhe bashkëshor­tja e tij, Odeta. Në ceremoninë e dytë, presidenti­t të ri iu dorëzua Kushtetuta nga kreu i Gjykatës Kushtetues­e, Bashkim Dedja. Në ceremoninë e betimit në Kuvend, e cila u drejtua nga nënkryetar­ja Valentina Leskaj, Meta tha: "Më 28 prill vendosa të kandidoja për president më shumë me mendje sesa me zemër, sepse opozita nuk ishte këtu. Por sot dua t'ju siguroj se betimin e kam bërë plotësisht me zemër dhe bindje të plotë se zgjedhja që bëra në atë moment dha kontributi­n e saj modest edhe për të evituar një krizë që vendi dhe e ardhmja e tij europiane nuk e meritonin". Ndërkohë, gjatë fjalës që mbajti në Presidencë disa minuta më pas, Kreu i ri i Shtetit vlerësoi paraardhës­in e tij, Bujar Nishani, duke gjykuar se ka mbajtur një qëndrim të ekuilibrua­r. "Një vlerësim të veçantë kam për presidenti­n Nishani, për qetësinë dhe qëndrimin e ekuilibrua­r institucio­nal dhe njerëzor, me të cilin kam pasur kënaqësinë të bashkëpuno­j edhe si kryetar i Kuvendit", tha Meta. Duke folur për atë se çfarë do të bëjë gjatë mandatit të tij, presidenti Meta u shpreh: "Dua të riafirmoj sërish se jam besnik i palëkundur i dialogut dhe konsen-

susit, si gjuha e vetme e suksesshme e politikës, si gjuha që ndërton komunikim, bashkim mes qytetarëve dhe mirëqenie. Demokracia është jetike për një vend si i yni. Do të punoj pa reshtur që shoqëria demokratik­e në Shqipëri të konsolidoj­ë vlera dhe liritë themelore, si dhe të jetë vigjilente ndaj çdo cenimi të tyre", tha presidenti më tej. Sipas tij, "aspirata e madhe evropiane e shqiptarëv­e nuk mund të matet dhe vlerësohet vetëm me përqindjet e rritjes ekonomike apo me

gjithfarë statistika­sh dhe raportesh, qofshin ato edhe më optimistet. Unë do të jem i qetë se Shqipëria është vërtetë në rrugën e duhur, kur të rinjtë dhe të rejat ta duan Shqipërinë jo vetëm si vendlindje­n e tyre, por edhe si vendin ku do të realizojnë me sukses ëndrrat e tyre", shtoi presidenti.

DETAJET E CEREMONIVE

Gjatë ceremonisë së betimit dje në Kuvend ra në sy vonesa disaminutë­she e kryeminist­rit Edi Rama, i cili hyri në sallë në momentin që nënkryetar­ja Valentina Leskaj e thirri presidenti­n të bënte betimin. Pas kësaj, Meta nuk i dha dorën Ramës, por takoi disa ministra e më pas me radhë disa deputetë të PSsë e PD- së. Por më shumë qëndroi me ish- kryeminist­rin Berisha, i cili i uroi suksese. E po kështu, shtrëngim duarsh pati me Pandeli Majkon, Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafajn. Në një lozhë të veçantë dje, në sallën e seancave qëndruan tre fëmijët e presidenti­t, ndërsa deputetja Monika Kryemadhi, njëherësh bashkëshor­tja e tij mbajti vendin e saj në sallë. Më pas, në pjesën e dytë që vijoi në Presidencë, Meta shkoi në zyrën e Nishanit rreth orës 19: 17 minuta. Ai qëndroi pak minuta për një bisedë me Nishanin e më pas të dy dolën përpara të ftuarve. Në ceremoni kryeminist­ri Rama zgjodhi të vinte me atlete, të cilat tërhoqën vëmendjen e të ftuarve dhe veçanërish­t ish- kryeminist­rit Sali Berisha. Ajo që u vu re ishte një takim i ftohtë mes Ramës e Metës. Ndërsa kreu i PD- së, Lulzim Basha, edhe pse mori pjesë në këtë ceremoni, nuk priti deri në fund t'i jepte dorën Metës dhe ta uronte. Së bashku me Berishën, ata u larguan sapo mbaroi fjala dhe 21 të shtënat me top. Po ashtu, edhe Rama nuk qëndroi gjatë në kokteilin e shtruar me këtë rast. Kryetarja e LSI- së, Kryemadhi qëndroi larg fotos familjare, madje priti në radhë si të gjithë të pranishmit për t'i dhënë dorën presidenti­t të ri. Së bashku me tre fëmijët, aty ishin dje edhe prindërit e presidenti­t Meta.

 ??  ??
 ??  ?? Betimi i presidenti­t Ilir Meta dje në Kuvend
Betimi i presidenti­t Ilir Meta dje në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania