Gazeta Shqiptare

Fjalimi "i parë" i Metës: Politika të mësojë nga toleranca fetare

Presidenti i ri flet pas betimit në parlament, më pas koktej për të ftuarit Ceremonia në Presidencë, 21 të shtëna topi Ceremonia, i ftuari "special" në Presidencë, Glauk Olldashi

-

Pas betimit në Kuvendin e Shqipërisë si Presi dent i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta u drejtua në Presidencë për ceremoninë e marrjes së detyrës. Fillimisht, Meta është pritur në një takim kortezie nga ishPreside­nti të Republikës, Bujar Nishani në ambientet e Presidencë­s. Më tej, ish- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani bashkë me Presidenti­n e Republikës, Ilir Meta, u drejtuan për nga hyrja kryesore të Presidencë­s për nisjen e ceremonisë. Pas ekzekutimi­t të Himnit Kombëtar nga Banda e Forcave të Armatosura, i shoqëruar nga 21 të shtëna topi, kryetari i Gjykatës Kushtetues­e, z. Bashkim Dedja, i ka dorëzuar presidenti­t Meta në mënyrë simbolike Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë. Në vijim të ceremonisë, Ilir Meta mbajti një fjalë përshëndet­ëse, ku nënvizoi rëndësinë e dialogut, duke theksuar se do të ishte "besnik i palëkundur i dialogut dhe konsensusi­t, si gjuha e vetme e suksesshme e politikës, si gjuha që ndërton komunikim, bashkim mes qytetarëve dhe mirëqenie". "Ne shqiptarët kemi krijuar tashmë një kulturë të pranim- it të njëri- tjetrit në ndryshim. Këtu e ka themelin edhe një nga kryevlerat tona, bashkëjete­sa dhe toleranca fetare shembullor­e, e cila ka qenë edhe përçuese e një mesazhi paqeje e mirëkuptim­i fetar, që i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe për të cilën jemi me të drejtë krenarë. Politika ka shumë ç'të mësojë nga kjo tolerancë dhe ajo do të bëhet gjithmonë e më e dobishme dhe më e frytshme për qytetarët për të ecur në udhën e bashkëjete­sës së mendimit ndryshe, të pranimit të alternativ­ave, të së mirës së përbashkët", deklaroi kreu i shtetit. Presidenti

Ilir Meta pas betimit në Kuvend, ka mbërritur në Presidencë, ku u zhvillua ceremonia dhe takimi i kortezisë me ish- presidenti­n Bujar Nishani. Në këtë ceremoni të pranishëm kanë qenë figura publike, deputetë nga Kuvendi dhe familja e Metës. Nga familja e tij është vënë re vajza e vogël Era, vajza e madhe Bora, djali dhe bash- këshortja Monika Kyemadhi. Një detaj i veçantë që është vënë re në këtë ceremoni kanë qenë dhe miqtë e fëm- ijëve të presidenti­t. Vajza e vogël Era kishte ftuar tri shoqe dhe një shok. Ndërsa surprizë ishte dhe prania e djalit të ish- deputetit të ndjerë, Sokol Olldashi. Glauk Olldashi është shok fëmijërie me djalin e Ilir Metës, Besartin. Glauku dhe Besarti janë shokë të ngushtë dhe ka qenë ky i fundit, që e ka bërë pjesë të ceremonisë.

 ??  ?? President i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
President i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania