Gazeta Shqiptare

Ministri i Jashtëm maqedonas, sot në Tiranë

-

Ministri

i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikola Dimitrov viziton sot Tiranën, me ftesë të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Pritet që Dimitrov të takohet me kryeminist­rin Edi Rama dhe me Presidenti­n e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme bëhet e ditur se "në orën 10: 00, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, do të presë në ambientet e MPJ, ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov. Në përfundim të takimit të dy ministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp". Kjo vizitë vjen pas një periudhe jo të mirë mes palëve, për shkak të zhvillimev­e në Maqedoni. Pak ditë më parë, kryeminist­ri Rama takoi në Trieste, kryeminist­rin maqedonas Zoran Zaev, ku sipas njoftimit të kryeminist­risë shqiptare "homologët ndanë urimet për përmbushje­n me sukses të detyrës dhe sfidave të rëndësishm­e në rrugën e zhvillimit të vendeve të tyre".

Kryeminist­ri Edi Rama u bëri dje të di tur qytetarëve shkodranë, me të cilët pati një diskutim jo fort të qetë, se në muajt shtator- tetor do të fillojë shoshitja e proku- rorëve dhe gjykatësve. Në takimin e djeshëm, pati mjaft ankesa nga banorët shkodranë që iu paraqitën kreut të qeverisë, e veçanërish­t për gjykatat, legalizime­t. "Problemet janë të përbashkët­a, në kuptimin që ju keni probleme me gjykatat, keni probleme me zyrat e shërbimit, keni probleme me bashkinë. Këto takime janë të vlefshme për të rritur ndjeshmëri­në lidhur me domosdoshm­ërinë që ne të gjejmë një rrugë që këto probleme të trajtohen përditë dhe si duhen. Këto nuk janë takime që mund t'i zgjidhin të gjitha këto probleme, për më tepër, fakti që mund të qëllojë që mund të zgjidhet problemi i dikujt, apo i disave që marrin fjalën, nuk do të thotë se u zgjidhën problemet e njerëzve", - u tha dje Rama në bisedë banorëve shkodranë. Ai sqaroi se këto takime kanë si qëllim që njerëzit të kuptojnë se duhet krijuar një koalicion qeverisës me njerëzit e zakonshëm. "Qëllimi është që të gjitha problemet që kanë njerëzit, specifikis­ht me zyrat e shtetit, të trajtohen në mënyrë sistematik­e. Për këtë, ' A'- ja është të vendosim nën presion maksimal të gjithë ata që janë në zyrat e shtetit, dhe ky presion të mos pushojë asnjë ditë dhe ata të përgjigjen për çdo çështje, në kohë reale, pas çdo kërkese, apo pas çdo ankese të bërë nga njerëzit në këtë platformë", - u shpreh Rama. Sa i përket shqetësimi­t për legalizime­t, Rama tha: "Nuk është e vërtetë, në parim, që zyrat e ALUIZNI- t janë fajtore për faktin që ka njerëz me aplikim që në 2006- ën, 2007- ën, sepse zyrat e ALUIZNI- t në dy vjet e gjysmë kanë bërë 124 mijë leje legalizimi". "Në 8 vjet u bënë vetëm 21 mijë leje. Nga këto 21 mijë leje, 80 e kusur për qind ishin biznes. Ndërkohë që zyrat e ALUIZNI- t sot, në dy vjet e gjysmë, 93% i kanë shtëpi. Natyrisht, ky është një volum shumë i madh pune dhe nuk mundet dot të bëhen të gjitha përnjëherë. Ama ka një gjë tjetër që duhet bërë. Kush shkon tek ajo zyrë, duhet t'i jepet një afat dhe jo t'i thuhet ' eja nesër ose pasnesër'", - tha më tej, kryeminist­ri.

REFORMA

Në lidhje me problemet që njerëzit kanë me drejtësinë, Rama tha: "Ne kemi një mandat që luftojmë për reformën në drejtësi. Më në fund ka filluar procesi i vetingut. Në shtator- tetor do të fillojnë shoshitjet e prokurorëv­e dhe të gjykatësve dhe do të fillojnë edhe

rezultatet. Por nuk është një gjë që rregullohe­t sa hap e mbyll sytë, se janë 27 vjet mbrapshti. Kështu që, kush thotë ' kjo rregullohe­t sa hap e mbyll sytë', gabon". "Prob-

lemet e gjykatave nuk mundet t'i zgjidhë qeveria. Nuk mund të ndërhyjmë dot dhe të themi ' ti ke të drejtë'. Të drejtën do ta japë gjykata. Ama, vetingu do të krijojë

një klimë presioni real mbi prokurorët dhe gjykatësit, që të jenë më të përgjegjsh­ëm. Shqipëria ka gjykatës dhe prokurorë që i kanë të gjitha mundësitë që ta marrin në dorë sistemin, por duhet pastruar sistemi nga metastazat e kancerit të të gjithë atij korrupsion­i të madh që e ka nënshtruar sistemin komplet", - deklaroi Rama. "Me të gjithë këto probleme që trajtohen në të gjithë këto dëgjesa krijojmë një ide të qartë për ku

janë prioritete­t që duhen vendosur. Po t'i marrim dhe t'i numërojmë të gjitha hallet që ka Shkodra dhe t'i vëmë aty faturën që ka zgjidhja e halleve, duhet buxheti i Gjermanisë, por e rëndësishm­e është që me buxhetin që kemi të vendosim çfarë do bëjmë të parën, të dytën, të tretën e me radhë, në mënyrë që të krijohet zinxhiri i vlerës që të na japë sa më shpejt rezultatin që duam në tërësi", - u shpreh më tej, Rama.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania