Gazeta Shqiptare

Plagosja, Shkëlzen Buci harroi telefonin në makinë

Atentatori ishte tronditur nga humbja e vëllait pas sëmundjes Masat e sigurisë, 3 në burg, 2 të lirë

- Klodiana Lala Xhensila Kodra

Shkëlzen Buci, i cili do të paguhej me 80 mijë euro për të ekzekutuar aktorin Mishel Prela, para ngjarjes kishte komunikuar me bashkëpunë­torin e tij, Miklar Tolën. Në dosjen e prokuroris­ë, të siguruar nga "Gazeta Shqiptare" thuhet se pas kontrollit që i është bërë automjetit me targa AA563FB ( mjeti në pronësi të bashkëshor­tes së Miklar Tolës) është gjetur një telefon i tipit "Nokia" ngjyrë e zezë. Nga këqyrja e rubrikës së mesazheve të këtij aparati telefonik, në mesazhet e dërguara dhe të ardhura rezulton se janë të regjistrua­ra tri numra telefonikë si 067****** regjistrua­r me nr. 22, numri tjetër 069******* regjistrua­r me shkronjat Xxx dhe numri tjetër 067****** me shkronjat Zzz. Nga këto numra ka ardhur SMS nga numri 067****** teksti "Te fadili urgjent", datë 20.07.2017 ora 21: 20. Po në këtë datë, ora 21: 16 teksti "Hajde te pistonat", ndërsa në orën 21: 13 ishte shkruar SMS "Hajde për Pazar shpejt". Gjithashtu, nga numri i regjistrua­r me Xxx, ka ardhur një SMS më datë 20.07.2017, ora 20: 03 teksti "këtu jam" si dhe ka ardhur edhe një SMS me tekst "si është situata". Po ashtu, gjatë këqyrjes së këtij automjeti, në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua­r edhe një sërë provash të tjera.

MASAT E SIGURISË

Gjykata e Tiranës u komunikoi dje masat e sigurisë katër të dyshuarve, të cilët në bashkëpuni­m me njëritjetr­in tentuan të kryenin vrasjen me pagesë të aktorit Mishel Pela. Ervin Zallumi, i dyshuar si porositës i krimit do të qëndrojë nën masën e arrestit me burg, edhe pse ka mohuar kategoriki­sht të ketë lidhje me plagosjen e Prelës në afërsi të gjimnazit "Partizani". E njëjta masë sigurie u caktua edhe për Shkëlzen Bucin, i cili dyshohet se ka pasur rolin e ekzekutori­t në ngjarje. Por, ndryshe nga i vëllai, Miklari

që të dielën u la në burg, Ermir Tola u la në "arrest shtëpie" me mbikëqyrje elektronik­e. Ndërsa taksisti Trim Hidri u la në gjendje të lirë dhe sipas urdhërimit të gjykatës, duhet të paraqitet në prokurori sa herë të jetë e nevojshme për rrethanat e hetimit.

Shkëlzen Buci pranoi të vriste Mishel Prelën dhe me paratë që do të fitonte, do të shlyente borxhet që ai dhe familja e tij kishte marrë për të kuruar vëllain e tij, i cili i kishte vdekur një muaj më parë nga një sëmundje e rëndë.

Ai ka rrëfyer për hetuesit se kishte 4 vite që njihej me Ervin Zallumin dhe kishin lidhje shoqërore. Kohët e fundit ai kishte pasur një fatkeqësi, ku para një muaji i kishte vdekur i vëllai 25 vjeç nga një sëmundje e rëndë. Për shërimin e tij, së bashku me familjen kishte marrë borxh tek një fonda-

cion 15 mijë euro dhe për shlyerjen duhet t'i paguante kompanisë 700 mijë lekë të vjetra në muaj, si dhe një shumë prej 15 milion lekësh të vjetra borxh personave të ndryshëm. Nga nëntori i 2016, ai kishte ngelur pa punë dhe pas pak kohësh ishte takuar me Ervin Zallumin dhe i kishte kërkuar që t'i gjente ky ndonjë punë, pasi ishte mirë nga ana ekonomike. Pas disa kohësh, Ervini i kishte kërkuar që të hiqte qafe një person që ai kishte hasmëri, pasi kohë më parë e kishte goditur me thika. Sipas Shkëlzenit, personi në fjalë quhej Mishel Prela dhe për këtë problem kishte bërë edhe burg. Për këtë, ai do të merrte 50 mijë euro dhe 30 mijë të tjera do t'i merrte në fund të këtij viti. Të nesërmen janë takuar tek shtëpia e Ervinit dhe ky i fundit i ka dhënë një pistoletë "TT" me një krehër brenda. Shkëlzeni ka rrëfyer se këtë episod e ka regjistrua­r me një telefon "Nokia", tip i vjetër dhe për siguri e kishte futur te reflektori i ngrohjes dhe në momentin që policia i kishte shkuar në banesë, ua ka dorëzuar atyre. Pasi ka marrë pistoletën, Shkëlzeni kishte takuar Miklarin dhe i kishte kërkuar që ta ndihmonte duke ndjekur lëvizjet e Mishelit dhe për këtë do i jepte 25 mijë euro. Një muaj e gjysmë më parë, ai ka treguar se kishte shkuar në malin e Dajtit për të bërë qitje. Sipas tij, ai kishte marrë armën me vete disa ditë me radhë dhe ishte munduar të gjente Mishelin,

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? I plagosuri, Mishel Prela
I plagosuri, Mishel Prela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania