Gazeta Shqiptare

Përgjimet pas plagosjes: Nuk flas, lekët çdo muj’ ke shpia

Atentati te “Partizani”, bisedat mes 2 vëllezërve, Miklar dhe Ermir Tola “Koli”: Mua më rruajnë... se s’kam shti”

-

por dy a tri herë që e kishte parë në zonën e Selvisë, nuk kishte pasur mundësi ta qëllonte, pasi kishte qenë pa Miklarin. Më datë 20.07.2017 rreth orës 20: 00 ai kishte shkuar në zonën e Selvisë dhe po pinte dhallë. Miklari i kishte dërguar një SMS që të pinin kafe dhe i kishte shkuar në tavolinë. Pasi janë çuar, kanë shkuar tek automjeti i Miklarit dhe kanë qëndruar në këmbë. Shkëlzeni ka pohuar më tej se në një moment kishte parë Mishel Prelën që po lëvizte me biçikletë. E ka ndjekur nga pas dhe në kroskotin e automjetit të Miklarit kishte harruar telefonin "Nokia". Pasi e kishte ndjekur, kishte nxjerrë pistoletën nga brezi dhe kishte qëlluar me të gjithë fishekët që kishte brenda. Ai ka rrëfyer se pasi ishte larguar prej andej, ishte takuar sërish me Miklarin dhe më pas kishte shkuar në banesën e tij. Gjithashtu, deklaruesi ka rrëfyer se ishte takuar edhe me vëllain e Miklarit, i cili i kishte kërkuar ndihmë për këtë të fundit. Shkëlzeni i kishte telefonuar Ervinit, por i kishte rezultuar i fikur. Më pas, Shkëlzeni është takuar me djalin e dajës së tij dhe kanë qenë duke luajtur bilardo pranë Urës së Babrroit. Aty, ai është kapur nga policia, të cilët i ka çuar në banesë, i ka treguar vendin ku ishte arma. I pyetur se sa herë e kishte ndjekur Mishelin, Shkëlzeni ka treguar se e ka bërë rreth një muaj e gjysmë që nga momenti që Ervini i kishte dhënë armën. Para 3 apo 4 ditësh para ngjarjes, ai kishte komunikuar me Ervin Zallumin rreth ngjarjes në fjalë, ku Ervini e kishte pyetur nëse e kishte parë Mishelin dhe më pas i kishte thënë: "Ti nuk je për atë punë dhe nuk e bën dot".

Biseda e bërë në polici mes dy vëllezërve, Er mir e Miklar Tola, pas arrestimit të këtij të fundit, ka zbuluar pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal që morën pjesë në atentatin e përgatitur ndaj aktorit Mishel Prela. Përgjimi u krye me urdhër të prokurorit të çështjes. "Gazeta Shqiptare" ka mundur të sigurojë dosjen e plotë të përgjimeve të bëra nga organi i akuzës. Në përgjimin e bisedave ambjentale midis Miklarit, i cili thirret ndryshe edhe me emrin "Koli" dhe vëllait të tij, Ermirit, zbulohet personi që kishte marrë përsipër vrasjen e 31- vjeçarit. Miklari i thotë të vëllait se paratë nuk kishin shkuar në shtëpi dhe se ai duhet të gjente e të takonte Xenin ( Shkëlzenin) që t'ja dërgonte dhe t'i gjente avokatin më të mirë për ta nxjerrë nga biruca, ose në të kundërt do të tregonte gjithçka që dinte, pasi sipas tij, ai nuk kishte bërë gjë me dorën e vet.

DËSHMIA E MIKLAR TOLËS

Miklar Tola, i pyetur me cilësinë e personit ndaj të cilit po zhvillohen hetimet, ka deklaruar se njihej me shtetasit Ervin Zallumi dhe Shkelzen Buci. Ai ka treguar se rreth një muaj e gjysmë më parë e ka takuar Shkëlzenin dhe ky i fundit i kishte thënë se Ervin Zallumi i kishte ofruar shumën e 50 mujë eurove në dorë që të vriste Prelën dhe pas realizimit do t'i jepte edhe 30 mijë euro të tjera. Po ashtu, Ervini wshtw shprehur se nëse do të kishte problem dhe do të zbulohej vrasja, ai do ta ndihmonte. Miklari ka treguar më tej se Shkëlzeni i kishte kërkuar ndihmë për vrasjen dhe të mbante nën vëzhgim Mishelin, dhe si shpërblim do të merrte 25 mijë euro pasi të realizohej vrasja. Shkëlzeni i kishte dhënë Miklarit një aparat Nokia me të cilin do të bisedonin vetëm me sms. Sipas tij, ditën e ngjarjes kishte shkuar me makinën e bashkëshor­tes së tij përballë gjimnazit "Partizani" dhe kishte parë Shkëlzenin në trotuar. Pasi i ka folur, Shkëlzeni kishte hipur në makinë dhe teksa po bisedonin, aty kishte kaluar Misheli me biçikletë. Të dy kanë zbritur nga makina dhe Shkëlzeni i ka folur "O Mishel" dhe më pas Miklari ka dëgjuar disa krisma. Nga frika, ai ka thënë se ka ikur me vrap drejt sheshit "Avni Rustemi" dhe makinën e kishte e kishte lënë atje. Ai ka rrëfyer se i ka dërguar sms Shkëlzenit, por duke qenë se ky nuk i kishte kthy- er përgjigjie e kishte thyer kartën e telefonit. Pasi kishte qëndruar tek stacioni i autobusit, ka shkuar Shkëlzeni pas 5 minutash me një taksi dhe i ka bërë shen- jë që të shkonte edhe ai. Kanë shkuar deri tek shkolla "Bajram Curri" dhe kanë zbritur. Shkëlzeni i ka dhënë 50 mijë lekë të vjetra dhe është larguar për në banesë, ndërsa Miklari ka pirë një kafe, ka marrë ilaçet e bashkëshor­tes dhe me një taksi ka shkuar në banesën e tij. Miklari ka rrëfyer edhe për telefonin që kishte komuni- kuar dhe që i kishte thyer kartën e kishte lënë në xhepin e derës nga krahu i djathtë në taksinë që kishte marrë pas ngjarjes dhe se taksistin e njihte Shkëlzeni.

 ??  ??
 ??  ?? I pandehuri Miklar Tola
I pandehuri Miklar Tola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania