Gazeta Shqiptare

Vdekja e turistes ruse, gjykata jep 45 ditë burg për skafistin

Hetuesit: Pritet ekspertiza e flokëve të gjetur në mjetin lundrues Ermal Fataj: Kërkoj hetim të rregullt, dua drejtësi!

-

Gjykata e Shkallës së Parë e Sarandës ka vendosur dje 45 ditë burg për Ermal Fatajn, i cili akuzohet për vdekjen tragjike të 15- vjeçares ruse Ksenia Ryok. Ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në "Tre Ishujt" e Ksamilit. Mësohet se togat e zeza të qytetit bregdetar kanë pranuar kërkesën e Prokuroris­ë, e cila ka kërkuar burg për 31vjeçarin, pasi dyshon se ai është personi që ka goditur për vdekje me mjet lundrues 15- vjeçaren, ndërsa ishte duke u larë në det. Ndërkohë, vetë Fataj sërish nuk e ka pranuar se e ka goditur turisten ruse me skafin e tij. Pavarësish­t se ai nuk e pranon autorësinë e krimit, Gjykata e Sarandës ka dhënë vendimin me 45 ditë burg, me qëllim pritjen e aktit të ekspertimi­t. Mësohet se Ermal Fataj ka kërkuar hetim të rregullt dhe drejtësi për ngjarjen. "S'e kam kuptuar nëse e kam goditur, kërkoj hetim të rregullt. Kërkoj drejtësi", - është shprehur 31- vjeçari. Gjatë këqyrjes së mjetit lundrues, policia gjeti në helikën e skafit të Fatajt flokë, të cilat janë dërguar për ekspertim në laboratori­n e policisë. Vetëm pas krahasimit me flokët e viktimës mund të thuhet nëse ato i përkasin 15vjeçares. Ajo që konfirmon grupi hetimor është se turistja, e cila ishte duke notuar në det, ka humbur jetën si pasojë e goditjeve të forta me mjete prerëse në kokë dhe trup. Nga ana tjetër, nëna e viktimës, Tatiana Kulagina ka treguar me detaje se si u mbyt në det e bija.

DËSHMIA E NËNËS SË VIKTIMËS

Në datën 21.07.2017, rreth orës 10: 00, dy shtetase ruse, nënë e bijë, kanë shkuar në një plazh në afërsi të pikës së parkimit të mjeteve lundruese, dhe konkretish­t në plazhin që administro­het nga

shtetasi A. P., i cili gjendet përballë tre ishujve të Ksamilit. Pasi kanë qëndruar rreth 30 minuta në rërën e plazhit, pas orës 10: 30 shtetaset ruse Kseniia Roik dhe Tatiana Kulagina janë nisur me not për në drejtim të "Tre ishujve", ku përpara ka qenë Kseniia dhe nga mbrapa ka qenë nëna e saj Tatiana Kulagina. Pasi kanë përshkuar së bashku me not një pjesë të distancës, Kseniia është larguar akoma më përpara dhe Tatiana nuk po e shihte më. Teksa po notonte pas vajzës në drejtimin nga ajo kishte

notuar dhe nuk po e shihte më, kur është ndodhur më në afërsi të ishullit, në distancë 30- 50 m, ka parë një njeri që nuk mundi ta përcaktont­e me siguri nëse ishte vajza e saj, që në një moment ngriti krahët lart. Ndërkaq, në atë moment, po në atë vend ku ndodhej njeriu që çoi krahët lart, Tatiana ka parë edhe një varkë të verdhë, si dhe pak më tutje, më në anë, një varkë të bardhë që ishte më e vogël se e verdha. Pas këtij momenti, ka parë se varka e bardhë qëndroi në atë vend, kurse e verdha u largua. Nuk ka fik- suar se sa njerëz ndodheshin në këto dy varka, por ajo sqaron ato ishin të tilla që kryenin transport pasagjerës­h/ turistësh, pasi kishte parë shpesh të tilla në Ksamil. Duke qenë ende në distancë të konsiderue­shme dhe duke mos e parë më vajzën e saj, ka menduar se ajo ka dalë në bregun e ishullit që ndodhej majtas saj. Prandaj edhe Tatiana ka marrë drejtimin për nga ishulli majtas, derisa i prekën këmbët fundin e detit në afërsi të bregut të ishullit. Ka kërkuar me sy vajzën e shqetësuar, por nuk e ka parë. Duke parë majtas- djathtas, ka parë që diçka po ndodhte në krahun e saj të djathtë brenda në det. Në drejtim të vendit ku kishte parë njeriun që çoi krahët lart pak çaste më parë, ka parë dy varka, një varkë të errët të policisë dhe një tjetër të bardhë. Ka notuar drejt varkave dhe kur është ndodhur në një distancë rreth 10 metra larg tyre, ka parë që po nxirrnin diçka nga uji. Më pas ka konstatuar se po nxirrnin një person nga uji, dhe ende pa mbërritur atje ka parë se dikush kishte hyrë në ujë për të nxjerrë trupin e këtij personi. Kur u afrua më pranë varkave, në atë kohë e kanë ngritur vajzën, dhe nga këmba e saj e ka njohur që ishte pikërisht vajza e saj, Kseniia Roik. Vetë Tatiana ka hipur fillimisht te mjeti i policisë ku kishin hipur edhe trupin e pajetë të vajzës së saj, por më pas e larguan nga ai mjet dhe e hipën te varka tjetër me ngjyrë të bardhë që ndodhej atje. Më pas, të dyja shtetaset e huaja ruse janë transportu­ar me mjetet lundruese për në breg të detit, dhe më vonë për në Spitalin Rajonal Civil të qytetit të Sarandës.

 ??  ?? Ermal Fataj, dje në gjykatë
Ermal Fataj, dje në gjykatë
 ??  ?? Vendi ku u mbyt turistja ruse
Vendi ku u mbyt turistja ruse

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania