Gazeta Shqiptare

Djali ekzekuton babain polic dhe plagos nënën

Tragjedia, për një bordurë betoni. Kapet Mirald Metallari: Shkatërrov­a familjen, nëna tentoi të na ndante 21- vjeçari qëlloi me armën e shërbimit të të atit, 3 javë para dasmës së motrës

- Xhensila Kodra

Krimi brenda familjes trondit kryeqyteti­n. Një 21- vjeçar qëlloi për vdekje me pistoletë babain, oficer policie, si dhe plagosi nënën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11: 20, në familjen Metallari në Bathore, tri javë para dasmës së vajzës. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se Mirald Metallari qëlloi për vdekje me tre plumba në trup të atin, Myftarin, 62 vjeç dhe nënën, Nurie, 47 vjeçe. E gjithë skena e krimit ndodhi brenda shtëpisë njëkatëshe të familjes me origjinë nga Gabrica e Kukësit, në rrugën "Besëlidhja", në periferi të kryeqyteti­t. Pas njoftimit për ngjarjen e rëndë, policia ka shkuar në vendngjarj­e dhe ka nisur hetimet. Sipas hetuesve të çështjes, gjithçka ka marrë shkas pas sherrit babë e bir për një bordurë betoni që ata do të ndërtonin rreth e rrotull banesës së tyre. Po të njëjtat burime sqaruan se 47- vjeçarja ka mbetur e plagosur në përpjekje për të shuar konfliktin. Ndërkaq, blutë kanë vënë në pranga agresorin ( është kapur rrugës teksa po çonte nënën e tij në spital), i cili akuzohet për veprën penale "Vrasje për shkak të marrëdhëni­eve familjare".

NGJARJA

Mesditën e djeshme, Mirald Metallari ka nisur të debatojë me të atin për një bordurë betoni. Mësohet se një pjesë e bordurës ishte ndërtuar nga 21- vjeçari dhe, me sa duket, puna e tij nuk i ka pëlqyer të atit. Ky i fundit i kishte kërkuar llogari djalit se përse nuk e kishte ndërtuar ashtu siç duhej, duke qenë se nuk mund ta prishnin edhe një herë për ta nisur nga fillimi. Burime të policisë pohuan se ka qenë pikërisht ky debat mes tyre

që ka degraduar deri në tragjedinë e ndodhur në familjen e tyre. Fillimisht, babë e bir janë konfliktua­r verbalisht me njëri- tjetrin, ndërsa në sherr e sipër, Miraldi ka marrë armën e shërbimit të të atit, të cilën ky i fundit e mbante në banesë. Në atë moment, nëna e 21- vjeçarit ka ndërhyrë për të qetësuar situatën. ndërsa i riu ka qëlluar me 5 plumba në drejtim të tyre. Për pa-

sojë, 62- vjeçari, i cili ishte punonjës policie në Komisariat­in Nr. 6 në Kamëz, mbeti i vrarë në vend, ndërsa bashkëshor­tja e tij mbeti e plagosur rëndë. Pas një telefonate të mbërritur në numrin e Emergjenca­ve 112 për të shtëna me armë zjarri në Bathore, në vendngjarj­e kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Burimet e mësipërme thanë se 21- vjeçari u arrestua rrugës, Nurie Metallari ka parë gjithë skenën e krimit. Ajo ka parë të shtrirë në korridorin e banesës dhe të mbuluar në gjak dhe bashkëshor­tin e saj, Myftarin, por deri në momentin kur ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë, nuk e dinte se i shoqi kishte ndërruar jetë. "Gruaja fliste nëpër dhëmbë, fliste përçart. Ajo pyeste si është familja, por nuk citonte asnjë me emër, as burrin dhe as djalin. Ajo nuk ishte e vetëdijshm­e për atë që kishte ndodhur në banesën e saj", thanë burimet nga policia.

 ??  ?? I arrestuari, Mirald Metallari
I arrestuari, Mirald Metallari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania