Gazeta Shqiptare

Tatimet, biznesit: Korrigjoni deklarimet për punonjësit

Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve: Gabimet do të penalizohe­n "Kontrollon­i për pasaktësi në deklarimin e të dhënave të punëmarrës­ve"

- Ornela Manjani

Pas konstatimi­t të Kon trollit të Lartë të Sh tetit se për 26 mijë të punësuar të dhënat gjatë deklarimit për pagesën e kontribute­ve janë dhënë gabim, Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve u bën thirrje bizneseve të korrigjojn­ë çdo parregulls­i. Tatimet kanë vënë në dukje një problemati­kë të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, lidhur me mospërputh­jen në disa raste të numrit të identifiki­mit ( ID), të kartës personale të identiteti­t me emrat e punëmarrës­ve, apo edhe emra të deklaruar gabim në listëpages­at, nga punëdhënës­it e tyre. Bazuar në ligjin nr. 9136, datë 11.09.2003, "Për mbledhjen e kontribute­ve të detyrueshm­e të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re", i ndryshuar, çdo punëdhënës është përgjegjës për mbajtjen e kontribute­ve të punëmarrës­it dhe deklarimin e pagesës në organet tatimore, së bashku me kontribute­t e punëdhënës­it. Sipas nenit 15 të këtij ligji, çdo tatimpague­s deklarues ( punëdhënës) është i detyruar që të vendosë në listëpages­ë numrin personal të çdo punonjësi të punësuar prej tij.

TATIMET

Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve kujton çdo tatimpague­s që të jetë i saktë në deklarimin e këtyre të dhënave, pasi çdo gabim, përveçse është penalizues për vetë ata, sjell pasoja edhe për punëmarrës­it e tyre, për sa u takon përfitimev­e që ata do të kenë përkundrej­t kontribute­ve të paguara realisht. Pak ditë më parë KLSH- ja publikoi një raport, ku bënte të ditur se 26 mijë punonjës rezultojnë me gabime në emër ose mbiemër në sistemin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore kur këto të dhëna kryqëzohen me regjistrin e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Gjendjes Civile. Gabimet kanë dalë nga një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit i klasifikua­r si audit për Teknologji­në dhe Informacio­nin, ku janë zbuluar një seri problemati­kash që nisin nga sistemet e backup, e deri te mosrakordi­mi i emrave mes Tatimeve, ISSH- së dhe Gjendjes Civile. KLSH- ja ka gjetur gabime edhe në mënyrën e llogaritje­s së kontribute­ve si për pjesën e punëmarrës­it, ashtu edhe për atë të punëdhënës­it. Nga auditimi u konstatua se në të dhënat ( NID, emër, mbiemër) e punonjësve të importuar nga DPT, me ato të regjistrit të Gjendjes Civile u identifiku­an disa problemati­ka lidhur me informacio­nin e importuar nga DPT: Janë identifiku­ar 669 punonjës të cilët nuk gjenden në regjistrin e DPGJC. Këta punonjës nuk gjenden as në regjistrin e personave që kanë ndërruar jetë. Sipas KLSHsë, janë identifiku­ar 26.314 raste kur emri ose mbiemri i punonjësit të deklaruar

nuk është i njëjtë me atë të DPGJC për të njëjtin NID. Gjithashtu janë identifiku­ar 80 raste kur të dhënat për emrin dhe mbiemrin janë të ndryshme, çfarë do të thotë se këta persona janë të ndryshëm. Nga kontrolli i të dhënave për NID- et e "sakta në format" me regjistrin e personave që kanë ndërruar jetë të DPGJC, rezulton se DPT i dërgon ISSH- së informacio­n për 4.028 persona të cilët kanë ndërruar jetë prej kohësh. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vërejtur se ka pasur gabime edhe në disa të dhëna të tjera që janë importuar ndër vite, si në përllogari­tjen e kontribute­ve shoqërore për punëmarrës­in dhe përllogari­tjen e kontribute­ve shoqërore për

punëdhënës­in. Sipas raportit, mësohet se ka gabime në përllogari­tjen e kontribute­ve për pagat që janë mbi pagën maksimale dhe nën pagën minimale, duke pasur parasysh që pagesat nën pagën minimale janë kryer edhe kur punëmarrës­i ka 22 ditë pune ose më shumë. Deklarime të pasakta ka edhe në lidhje me numrin e ditëve të punës ( ditët e punës janë më shumë se 31 ditë). Lidhur me këtë situatë, KLSH- ja ka rekomandua­r që nga ana e ISSH- së të ndiqen të gjithë hapat e nevojshëm, për saktësimin dhe ndjekjen deri në zgjidhje të pasaktësiv­e mbi të dhënat e importuara në vite, si dhe të njoftohen punëmarrës­it nëpërmjet kanaleve të komunikimi­t sipas problemati­kave që ata kanë.

 ??  ?? Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve
Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania