Gazeta Shqiptare

Geni i deformuar që shkakton autizëm

-

Një studim i botuar në revistën “JAMA Psychia try” është i pari që vë në dukje rritjen e rrezikut të autizmit të trashëguar nga një nënë e abuzuar në fëmijëri. Përfundime­t bëhen të ditura nga statistika­t e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, e cila zbuloi një shkallë të lartë të çrregullim­it të autizmit te 1 në 50 fëmijë. Autorët e revistës “JAMA Psychiatry” studiuan më shumë se 50.000 gra, të cilat u pyetën nëse kishin qenë pjesë e ndonjë historie abuzimi përpara moshës 12- vjeçare. Pyetja konceptohe­j në sferën fizike dhe atë emocionale, për të kuptuar nëse gratë ishin rrahur deri në masën sa të lihen trauma, u ishte bërtitur apo bërë presion nga kujdestarë­t e tyre. Ato gjithashtu plotësuan një pyetësor rreth çështjes nëse fëmijët e tyre janë diagnostik­uar me çrregullim­in e autizmit.

Shkencëtar­ët kishin akses te regjistrat shëndetëso­rë të pjesëmarrë­sve dhe në këtë mënyrë, ishin në gjendje të përfshinin edhe faktorë të tjerë që mund të kishin ndikuar në rrezikun e autizmit. Në bazë të të dhënave shëndetëso­re arritën të zbuloheshi­n nëntë shtatzëni ku autizmi ishte i lidhur me diabetin gjatë shtatzënis­ë, me konsumimin e alkoolit dhe duhanit. Gratë që raportuan se ishin abuzuar fizikisht, emocionali­sht apo seksualish­t në moshë të vogël, kishin më shumë gjasa të lindnin fëmijë autikë, krahasuar me gratë e tjera që nuk ishin abuzuar. Sa më i rëndë të ishte abuzimi, aq më të mëdha ishin shanset e të pasurit një fëmijë me autizëm. Krahasuar me gratë e tjera, ato që kishin duruar keqtrajtim­e të rënda kishin 60 për qind më shumë gjasa të kishin fëmijë autik. Ka mundësi që abuzimi i nënës në moshë të vogël mund ta drejtojë atë për nga sjelljet si duhanpirja, alkoolizmi, përdorimi i drogës, obeziteti, sjellje këto që dëmtojnë fetusin.

Shkencëtar­ët llogaritën se sa shumë këta faktorë rrisin mundësinë që fëmija të lindë me autizëm. Për çudi, kushtet si përdorimi i duhanit, alkoolit dhe drogës ndikonin në shtimin e rrezikut vetëm në masën 7 për qind te gratë e abuzuara. Kjo nënkupton se ushtrimi i llojeve të ndryshme të dhunës te gratë, ka lënë mjaftueshë­m shenja në jetën e tyre, aq sa mund të ndikojë edhe te fëmijët. Shkencëtar­ët besojnë se disa rrethana të mënyrës së jetesës, si për shembull ushqimi i pakët, mund të jetë përgjegjës për një pjesë të rrezikut. Është gjithashtu e mundshme që abuzimi të ketë shkaktuar ndryshime biologjike në sistemin imunitar të gruas, duke përfshirë këtu dëmtimin e aftësisë për t’iu përgjigjur stresit, që mund të sjellë pasoja dëmtuese për zhvillimin e fetusit. Kërkimet kanë treguar se fëmijët autikë i përgjigjen stresit në një mënyrë jonormale dhe se ka mundësi që reagimi i ndryshuar i nënës ndaj stresit të ketë kaluar te fëmija i saj. Zhvillimi i çrregullt i trurit të nënës nga shqetësime­t dhe problemet me sistemin imunitar janë hipotezat që shkencëtar­ët shtrojnë në lidhje me shkaqet e autizmit. Hulumtuesi­t gjithashtu spekulojnë se fëmijëria abuzive mund t’u lërë grave një gjendje të vazhdueshm­e stresi. Çlirimi i vazhdueshë­m i hormoneve të stresit mund të rrisë mundësitë e zhvillimit të autizmit te fëmija. Së fundmi, abuzimi i nënës që në fëmijëri mund të jetë një ndikues i madh në shtimin e rrezikut të transmetim­it gjenetik të sëmundjeve mendore, të cilat janë shumë të përhapura te fëmijët e abuzuar. Duke qenë se abuzimi i fëmijëve është një nga faktorët e rritjes së rrezikut të autizmit, parandalim­i i dhunës duhet të kthehet në përparësi për të gjitha familjet që duan të jenë të shëndetshm­e.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania