Gazeta Shqiptare

Kërkova azil në Francë pas letrave me Ramiz Alinë

Intervista për gazetën gjermane “Die Welt”: S’kam tundur as flamurin e disidentit e as atë të konformist­it

-

Vjollca Hajdari e ka intervistu­ar shkrimtari­n Ismail Kadare me rastin e botimit nga Fischer Verlage, të romanit “E penguara”, përkthyer nga Joachim Rëm. Intervista është marrë në kafenenë e preferuar të shkrimtari­t “Le Rostand”, ku ka qenë së bashku me zonjën e tij, Helena. Më poshtë po ju japim tekstin integral të intervistë­s botuar në faqet kulturore të fundjavës, 22 korrik 2017, të gazetës së madhe gjermane “Die Welt”. E falenderoj­më Vjollcën që pati mirësinë të na dërgojë intervistë­n në gjuhën shqipe, para se ajo ta përkthente në gjermanish­t. - Zoti Kadare, ju jeni shkrimtari më i njohur shqiptar në botë. Përmes jush letërsia shqiptare zuri vend në arenën ndërkombët­are. Çfarë do të thotë kjo arritje për ju, për shqiptarët dhe në veçanti, për Shqipërinë? Më lejoni të përsëris mendimin e njohur se letërsia, si pasuria shpirtëror­e më e bujshme e planetit tonë, ka dy tipare themelore: është universale dhe është e përjetshme. Rrjedhimis­ht për të flasin të gjithë dhe në çdo kohë. Ndoshta kjo është dhe arsyeja që të flasësh për të duket e lehtë, por këtu duhet shtuar se, të bësh gabime, është edhe më e lehtë. Asnjë shkrimtar nuk e krijon letërsinë për veten e vet. Aq më pak, asnjë popull. Qysh në ditën e parë të saj, ajo krijohet për të gjithë. Anglia edhe të dojë ta mbajë për vete Shekspirin e saj, nuk e ka në dorë. Ai na përket të gjithëve. Nuk ka ndonjë hartë popujsh ku letërsia mund të prodhohet, e një tjetër hartë, që kjo është e pamundur. - Shqipëria, si një vend i vogël dhe i izoluar ishte e panjohur për botën. Si do ta prezantoni­t ju Shqipërinë para lexuesit të huaj dhe si do ta njihnit atë me Shqipërinë dhe shqiptarët ? Letërsia nuk krijohet për të bërë të njohur popujt. Për këtë janë të mjaftueshm­e atlaset, librat e historisë e të tjera si këto. Arti i letërsisë është aq i pavarur saqë në çdo gjuhë që përkthehet letërsia rilind. Këtu qëndron thelbi i magjisë së saj. Natyrisht që njohja e vendit ose e popullit ku lind një letërsi vjen natyrshëm, por kjo s’është asnjëherë qëllim në vetvete. Qyteti antik i Trojës është shembulli më tronditës. Qëllimi i grekërve kur e rrënuan ishte që asnjë kujtesë, asnjë gjurmë, madje as emri të mos i mbetej. Mirëpo ndodhi pikërisht e kundërta. Falë artit letrar, Troja ushqeu gati tri mijë vite, madje vazhdon të ushqejë ende sot kujtesën e njerëzimit mbarë. Nga ky këndvështr­im mund të thuhet se rasti trojan është paradoksi më madhështor i botës sonë. - Jeni nominuar shumë herë për çmimin Nobel në letërsi. Krahas pritshmëri­së së madhe të adhuruesve tuaj, ju nuk e keni marrë atë. Përse? Çfarë mendoni ju, ku qëndron problemi? Sinqerisht nuk kam ndonjë përgjigje për pyetjen tuaj. Midis zakoneve të botës sonë janë edhe pyetjet e kësaj natyre. Ka kolegë që bezdisen prej tyre. Mendoj se s’ka vend për bezdisje. Përkundraz­i, më duket një zakon i bukur që, kur afron koha e këtij çmimi, ashtu siç ndodh me afrimin e Krishtlind­jeve, kur bëhen pyetjet e njohura ku do t’i kaloni festat etj., etj., shumë njerëz pyesin për këtë çmim. Mendoj se letërsia duhet t’i jetë mirënjohës­e kësaj vëmendjeje, qoftë disi naive, të publikut botëror. - Gojët e liga flasin se ju nuk e keni marrë çmimin Nobel për letërsi sepse, sipas tyre, ishit ‘ në harmoni’ me sistemin e atëhershëm komunist, sa kohë që ju jeni i njohur si zëri universal kundër totalitari­zmit. A nuk qëndron ky pohim në kundërshti­m me qëndrimin tuaj? A ka ardhur koha që t’i hiqni qafesh përgjithmo­në të tilla deklarime ? Po nis nga fundi. Ju keni të drejtë, por nuk është punë e shkrimtarë­ve të merren me sqarime të tilla. Çështja e raporteve të letërsisë me një regjim tiranik është zakonisht e ndërlikuar. Historia nuk jep ndonjë regjim që të mos ketë patur acarim me letërsinë. Regjimi, sidomos ai totalitar, përpiqet ta fshehë këtë acarim. Madje, shpesh i bën lajka letërsisë, në kohën që bën çmos ta ketë nën kontroll, ta përgjojë, t’i kujtojë burgun, madje vdekjen. Armiqësia midis letërsisë dhe tiranisë buron natyrshëm nga natyra e të dyjave. Dihet se letërsia e ka në thelbin e saj lirinë, emancipimi­n, demokracin­ë, ashtu sikurse tirania ka të kundërtën. Te rasti i shkrimtarë­ve të njohur, sa më e madhe të jetë njohja, aq më dramatik bëhet problemi. Një diktaturë nuk e duron dot autoriteti­n paralel, pa përmendur smirën, tiparin shpesh numër një të çdo sunduesi. Një paradoks i njohur shfaqet në këtë rast: në një regjim mizor mund të zhvillohet një letërsi e klasit të parë. Regjimi përpiqet të përfitojë prej saj. Janë të njohura klishetë për letërsinë që e nderon vendin, etj., duke nënkuptuar, madje, regjimin. Letërsia nuk e ka bërë kurrë këtë. Në qoftë se është fjala për nderim, ajo ka nderuar vetveten. Rendet diktatoria­le nuk shquhen vetëm për egërsi, por edhe për dinakëri. Vite me radhë ato kanë përgatitur dosje të fshehta për shkrimtarë­t, sidomos për përbaltjen e tyre. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, kam qenë një ndër të parët që kam kërkuar hapjen e arkivave të fshehta. Sot që po bisedojmë bashkë, pas 27 vitesh, kjo ende s’ka ndodhur. Edhe kur rastësisht është zbuluar ndonjë dokument arkival, në vend që kjo të nxiste kërkimin e mëtejshëm, është rrethuar me heshtje. Para disa vitesh më ra në dorë, rastësisht, një raport i hetuesisë sekrete shqiptare të vitit 1982. Meqenëse raporti është botuar në shtyp dhe ribotuar më pas, po jua tregoj juve, për të krijuar një ide se çfarë janë këto dosje të fshehta, për të cilat flasin të gjithë, por s’i ka parë askush. - Për çfarë bëhët fjalë në këtë raport? Në këtë raport kërkohet të vërtetohet se shkrimtari me të cilin ju bisedoni sot, I. K., ka qenë pjesëmarrë­s i një grupi komplotist, që synonte rrëzimin e shtetit. Siç e shihni, nuk flitet për vogëlsira, por për gjëra ‘ serioze’, nga ato që të çonin drejt e në pushkatim. Ju, po të keni kureshtje, mund ta gjeni lehtësisht atë raport. Eshtë teksti i marrjes në pyetje të ministrit shqiptar të Shëndetësi­së, Dr. Ziçishti, vdekur nën torturë në po atë vit. Në raport janë ‘ hollësitë e komplotit’, bashkë me emrin e hetuesit, i cili është ende gjallë në Shqipëri, i patrazuar nga askush. I pyetur nga një gazetare e re shqiptare, hetuesi ka pranuar origjinali­tetin e tekstit. - Çfarë ka ndodhur pastaj? Puna është mbyllur me kaq. Ato ‘ gojët e liga’ që përmendët ju në këtë intervistë, ( midis tyre ka edhe gazetarë të huaj), nuk treguan asnjë interes për këtë dokument, që tregon natyrën e raportit të shkrimtari­t me shtetin diktatoria­l. Pas rënies së komunizmit, s’më ka shkuar mendja të mburrem se paskam qenë pjesëmarrë­s i komplotit kundër shtetit, sepse thjesht kjo s’ka qenë e vërtetë, por dosja sekrete është aty. Ajo tregon fare qartë se shteti e kishte gati arkivolin për shkrimtari­n dhe nuk priste veç urdhrin për të. Gjë që kishte ndodhur në shumë raste të tjera. - A mund ta shtjelloni më gjerësisht fenomenin, duke u nisur nga ky fakt? Shkrimtari nuk është çudibërës. Ai nuk mund të ndreqë prapësitë e një vendi që ka marrë rrokullimë­n, siç ka qenë rasti i Shqipërisë komuniste. Ndërkaq, shkrimtari mban përgjegjës­i për letërsinë që krijon, në të gjitha rrethanat, qoftë dhe në ato që duken të pamundura. Sidomos shkrimtari i njohur. Sa më e madhe të jetë njohja, aq më e ndjeshme bëhet përgjegjës­ia. Meqenëse po bisedojmë bashkë dhe meqenëse ju më bëtë pyetjen, më lejoni të përgjigjem më saktësisht për rastin tim. Jam bërë i njohur jo pas rënies së komunizmit, kur mund ta përshkruaj­e zymtinë e tij, pa u rrezikuar nga asgjë. Do të shtoja se nuk e kam shkruar veprën në ndonjë breg liqeni të Zvicrës, pra jashtë Shqipërisë tiranike, por brenda saj. Ja çka ndodhur saktësisht. Më 1960 isha një shkrimtar tepër i njohur në Shqipërinë staliniste. Ndërkaq më 1970 ndodhi diçka e rrallë: Pas përkthimit të një libri në Paris, për një kohë të shkurtër fitova njohje botërore, çka në atë kohë do të thoshte njohje perëndimor­e. Tronditja nuk është e paktë në një rast të tillë. Për vetë shkrimtari­n, për lexuesit e tij, për shtetin komunist, ku ai jeton. Ndërkaq, ajo që mund të jetë dukur si një ngjarje e mrekullues­hme, mund të kthehet befas kundër teje. Ashtu siç ndodhi vërtet. Shkrimtari gjendet midis një dyshimi të vazhdueshë­m. Në thelb të dyshimit është pyetja: përse bota perëndimor­e, ‘ borgjezia’, armikja jonë e betuar, ndërsa urren Shqipërinë tonë heroike, bolshevike etj., ty të pëlqen kaq fort? Nuk po zgjatem për gjendjen që u krijua. Shteti paranojak shqiptar u gjend i papërgatit­ur. Ndaj meje kishte heshtje dhe dosje të fshehta, ndoshta si ajo që ju tregova. Kurse haptas nuk thuhej asgjë. Me sa kam kuptuar, prisnin që unë vetë ‘ t’i tregoja vendin borgjezisë’. Me fjalë të tjera, të deklaroja: ju më pëlqeni,

Misioni i ndërmarrë prej Shtrausit ishte i pamundur ngaqë Shqipëria, duke qenë vërtet armiqësore me ish- miqtë e saj komunistë, ishte ndërkaq më staliniste se ata!

 ??  ?? Ismail Kadare
Ismail Kadare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania