Gazeta Shqiptare

Kukësi- Gega, akord për stolin e kampionëve

Gjici largon Gjokën pa i komunikuar vendimin. Ish- kapiteni i Partizanit pranon ofertën Skënder Gega do të firmosë kontratën e re këto ditë

-

Pas eliminimit nga Sher if Tiraspoli në Cham pions, te Kukësi janë vënë në kërkim të trajnerit të ri. Kontrata e Ernest Gjokës përfundoi zyrtarisht, e pavarësish­t se tekniku i udhëhoqi verilindor­ët drejt titullit të parë në histori, klubi nuk i ka dhënë sinjale rinovimi. Asnjë telefonatë nga drejtuesit e klubit për t'u ulur në bisedime, ndoshta për një marrëveshj­e të re. Përkundraz­i, zyrtarët e Kukësit kanë nisur negociatat me kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e stolit.

Në krye të listës është ishtrajner­i i Kombëtares Shpresa, Skënder Gega. Këtë të hënë, ish- mbrojtësi i Partizanit dhe Kombëtares shqiptare u takua me presidenti­n Safet Gjici, ndërsa pas negociatav­e u fotografua duke biseduar edhe me menaxherin e klubit të Kukësit, Naim Halili. Biseda ka qenë konkrete, për të vazhduar një projekt që synon ta mbajë Kukësin në nivele të larta. Për të ndërtuar një skuadër që të jetë protagonis­te në Kategorinë Superiore, ku synohet mbrojtja e titullit në Shqipëri, por edhe me ambicien që të vijojë paraqitjet e mira në Europë.

Në takim palët parashtrua­n kërkesat e tyre dhe diskutuan rreth detajeve të ofertës. Në këtë mënyrë, Kukësi e konfirmon Skënder Gegën si një kandidat poten- cial për stolin, ndërsa trajneri zgjodhi pak kohë për ta studiuar me qetësi propozimin. Gjatë këtyre dy- tri ditëve pritet që palët të marrin një vendim përfundimt­ar. Emri i 53- vjeçarit të lindur në Tropojë është dis- kutuar gjatë muajve të kaluar edhe si alternativ­ë për postin e drejtorit teknik të klubit.

MERKATO

Kukësi kërkon lojtarë për mbrojtjen, pasi me përfundimi­n e sezonit u larguar En- tonio Pashaj, ndërkohë që pritet që të njëjtin fat ta ketë edhe Rexhep Memini. Durrsaku u largua disa ditë para ndeshjeve të kupave të Europës, por largimi i Albi Allës i prishi planet Kukësit, që e ktheu atë në ekip. Së fundmi po qarkullojn­ë dy emra që do të vijnë te verilindor­ët si alternativ­a dhe njëri është rikthim: Konstandin Ndoni, ish- lojtar i Apolonisë, që aktualisht luan në Greqi. Një tjetër emër është ai i Bruno Lipit, mbrojtësit që në Shqipëri është aktivizuar me Bylisin, Laçin dhe Turbinën. Verën e shkuar ai iu bashkëngji­t kurbinasve, por në janar bardhezinj­të ndërprenë kontratën me të. Me Laçin ai luajti në 10 takime, 7 si titullar, ndërsa më pas me cërrikasit luajti në 6 ndeshje dhe shënoi dy gola.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania