Gazeta Shqiptare

Tahiri: Shteti duhet të legalizojë çdo ndërtim, por nesër asnjë leje

Kryesocial­isti i Tiranës, dëgjesë me banorët e Unazës së Re "Do të shlyejmë borxhin historik ndaj shqiptarëv­e"

- Darina Tanushi

Kryetari i Partisë So cialiste të Tiranës, Saimir Tahiri sqaroi se do të legalizohe­n të gjitha ndërtimet, por nga nesër nuk do të lejohen më pa leje. Ai vijoi dëgjesat me banorë të Unazës së Re, zonë ku ka ndërtime informale. Për këtë shkak, në krye të ankesave ishin legalizime­t. Një pjesë e tyre thanë se ende nuk kanë marrë një përgjigje për fatin e pronave të tyre. Një qytetar u shpreh se "problemi është që ne nuk e dimë se ku po jetojmë. I kemi bërë letra ALUIZNI- t, Hipotekës, Kryeminist­rit, Bashkisë dhe nuk kemi një përgjigje të qartë se çfarë do të bëhet me ne. Kam qenë para një jave te bashkia dhe më thanë që ' përgjigjja juaj nuk do merret tani, sepse tani është miratuar plani urbanistik, dhe do ju kthejmë përgjigje'. Kjo përgjigje nuk e dimë çfarë është. Nuk e kuptojmë çfarë është kjo punë! Pse nuk na thonë shqip: Këtu ka rrugë, mos fut asnjë gozhdë! Ne do t'i bindemi shtetit, por edhe shteti duhet të na gjejë rrugën se çfarë do bëjmë ne. Ne jemi të gjithë për legalizim. Ç'do bëhet me ne". Kryesocial­isti i Tiranës tha se qeveria duhet të rishohë qasjen ndaj legalizime­ve, duke mos përjashtua­r njeri nga e drejta për të legalizuar shtëpinë e duke shpronësua­r aty ku ka projekte publike ose ku toka është me pronar.

"Shteti në këto vite i ka një borxh shumë më të madh çdo qytetari që ka ndërtuar dhe pret sot legalizimi­n, sesa i ka ky i fundit vetë shtetit. Kur njeriu ndërtoi pa leje, nuk e ndërtoi as në gjendje lufte, as në një shtet tjetër. E ndërtoi me këtë shtet, dhe sa ka përgjegjës­i një njeri që ka ndërtuar pa leje, po aq përgjegjës­i, në mos më shumë, ka shteti që e la dhe mbylli sytë", - tha Tahiri. Sipas tij, "procesi i legalizimi­t po zgjat më shumë sesa vetë koha kur këto ndërtime pa leje janë ngritur. Ndaj tani është koha që shteti të mbyllë prapë sytë, të mos shohë pengesa e të bëjë të gjitha legalizime­t pa asnjë përjashtim". "Dhe mendoj se, kalon rruga - nuk kalon rruga, kalon investimi - nuk kalon investimi, ka pallat të lartë - s'ka pallat, ka studim - nuk ka studim; unë them se shteti një ditë duhet të përfundojë procesin e legalizime­ve pa e zgjatur më, duke bërë një arsyetim të thjeshtë: kjo fotografia që është sot, është fotografia ligjore, dhe këta njerëz që marrin frymë sot në këtë tokë dhe që kanë shtëpi me leje - pa leje, këta ekzistojnë. Do legalizohe­n, të marrin letrat, dhe nëse unë nesër do bëj një rrugë në atë shtëpi, jam i detyruar të paguaj më shumë për atë rrugë që ta shpronësoj. Kështu shlyhet KQZ- ja do t'u japë sot, mandatin e deputetit tre ish- këshilltar­ëve në Këshillin Bashkiak. Shezai Rrokaj, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi, ish- këshilltar­ë në Këshillin Bashkiak, dhanë dje dorëheqjen­nga posti i tyre. KQZ- ja pritet të mblidhet sot në mëngjes.

edhe borxhi historik ndaj të gjithë atyre që presin legalizimi­n", - tha Tahiri. "E gjitha kjo me një kusht e premtim publik: të mos ketë më ndërtime pa leje e as zgjatje afati për legalizime. Kjo histori do mbyllur një herë e mirë, duke legalizuar çdo ndërtim që ka sot mbi tokë, pa kufizim. Asnjë ndërtim pa leje e asnjë legalizim, nesër e gjithmonë", - tha Saimir Tahiri.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta me ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë, z. Nikola Dimitrov
Presidenti Ilir Meta me ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë, z. Nikola Dimitrov
 ??  ?? Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Saimir Tahiri me banorë të Unazës së Re
Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Saimir Tahiri me banorë të Unazës së Re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania