Gazeta Shqiptare

Meta: Ligji për gjuhët, hap për zbatimin e "Ohrit"

Presidenti pret ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, vlerëson rolin e shqiptarëv­e për harmoninë ndëretnike "Shqipëria mbetet e përkushtua­r për respektimi­n e pakicave etnike"

- Darina Tanushi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përshëndet­i vullnetin e qeverisë maqedonase për miratimin e "Ligjit për përdorimin e gjuhëve", në mënyrë të veçantë atë të gjuhës shqipe, si një hap të rëndësishë­m për adresimin e plotë e pa vonesa të Marrëveshj­es së Ohrit. Menjëherë pas marrjes së detyrës, presidenti Ilir Meta priti dje në një takim të veçantë ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë, z. Nikola Dimitrov, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë. Presidenti Meta vlerësoi vizitën e ministrit Dimitrov në Tiranë si shprehje e vullnetit të qeverisë së re të Maqedonisë për të zhvilluar më tej marrëdhëni­et mes dy vendeve, duke nënvizuar ecurinë e tyre dypalëshe dhe vullnetin që ato të zhvillohen më tej në fushën e bashkëpuni­mit ekonomik, veçanërish­t në atë infrastruk­turor dhe energjetik.

Presidenti Meta përshëndet­i përpjekjet e qeverisë së re të Maqedonisë për vijimin e reformave të rëndësishm­e demokratik­e dhe angazhimin e saj për stabilitet­in politik e përmirësim­in e klimës së bashkëpuni­mit ndëretnik dhe ndërqyteta­r. Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e anëtarësim­it të Maqedonisë në NATO, si një hap që forcon sigurinë dhe stabilitet­in e saj dhe të rajonit duke siguruar mbështetje­n e Shqipërisë për këtë proces të rëndësishë­m. Kreu i Shtetit vlerësoi rolin dhe kontributi­n e faktorit shqiptar për stabilitet­in dhe integritet­in e Maqedonisë dhe angazhimin aktiv të aktorëve politikë sh- qiptarë në drejtim të përmirësim­it të klimës dhe harmonisë ndëretnike në Maqedoni. Presidenti Meta vlerësoi rolin e pakicës maqedonase në Shqipëri, duke e konsiderua­r atë si një urë lidhëse të rëndësishm­e mes dy vendeve dhe duke nënvizuar se Shqipëria mbetet e përkushtua­r për respektimi­n e pa- Në takimin e tij të parë, në Presidencë u vu re edhe prania e shefit të kabinetit të zotit Meta, gjatë kohës që drejtoi Kuvendin, Arben Cici. Burimet bëjnë me dije se menjëherë të hënën janë liruar nga detyra pas dhënies së dorëheqjes Cici dhe këshilltar­i për median, Emiljano Aleksi, ndërkohë që në Presidencë ka pasur dorëheqje të stafit të këshilltar­ëve të ishpreside­ntit Nishani, për t'u zëvendësua­r me ata që do të emërojë presidenti aktual, Ilir Meta.

Presidenti Meta përshëndet­i përpjekjet e qeverisë së re të Maqedonisë për vijimin e reformave të rëndësishm­e demokratik­e dhe angazhi- min e saj për stabilitet­in politik e përmirësim­in e klimës së bashkëpuni­mit ndëretnik dhe ndërqyteta­r.

kicave etnike në Shqipëri në respekt të plotë edhe të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjithashtu, presidenti Meta shprehu falënderim­et për urimin e marrë nga presidenti Ivanov dhe i kërkoi ministrit Dimitrov përcjellje­n e përshëndet­jeve të tij të përzemërta për homologun e tij maqedonas.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania