Gazeta Shqiptare

Takimi Meta- Zaharieva: Zbatimi i reformës në drejtësi, me rëndësi

Presidenti merr urime, Erdogan: Besim se do të vijojmë raportet vëllazëror­e Kreu i shtetit kërkon mbështetje­n e Bullgarisë për hapjen e negociatav­e

- Darina Tanushi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti dje, zëv endëskryem­inistren për Reformën Gjyqësore dhe ministren e Jashtme të Bullgarisë, znj. Ekaterian Zaharieva, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Duke vënë në dukje se Bullgaria është një partnere e qëndrueshm­e e Shqipërisë, presidenti Meta dhe zëvendëskr­yeministrj­a Zaharieva ndanë të njëjtën pikëpamje për nxitjen e mëtejshme të shkëmbimev­e ekonomikot­regtare dhe rrugën e projekteve të përbashkët­a rajonale zhvillimor­e. Presidenti Meta përshëndet­i rolin e Bullgarisë në marrëdhëni­et e fqinjësisë së mirë dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpuni­mit mes dy vendeve në kuadër të nismave dhe organizata­ve rajonale në funksion të qëndrueshm­ërisë, zhvillimit dhe orientimit euroatlant­ik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Presidenti Meta dhe zëvendëskr­yeministrj­a Zaharieva vlerësuan se vendet tona reflektojn­ë vlerat pozitive të angazhimit demokratik në skenën rajonale, evropiane dhe ndërkombët­are. Presidenti Meta nënvizoi gjithash-

tu rëndësinë e mbështetje­s nga ana e Bullgarisë për procesin e liberalizi­mit të vizave të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe anëtarësim­in e saj në organizata­t ndërkombët­are si UNESCO, INTERPOL- i, EUROPOL- i etj. Kreu i shtetit shqiptar, duke pasur

parasysh qëndrimin e qartë për ripërtërit­jen e politikës së zgjerimit si një përparësi e presidencë­s së ardhshme bullgare të BE- së në gjysmën e parë të 2018- ës, shprehu besimin në mbështetje­n e fuqishme të Bullgarisë për mundësinë e hapjes së nego- ciatave të anëtarësim­it të vendit tonë në gjirin e familjes evropiane. Presidenti Meta dhe zëvendëskr­yeministrj­a Zaharieva ndanë pikëpamje të njëjta mbi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe implementi­min e saj, si një hap i rëndësishë­m drejt forcimit të institucio­neve dhe luftës kundër korrupsion­it e krimit të organizuar.

URIMET

Ndërkohë dje, presidenti Ilir Meta mori disa urime nga personalit­ete botërore me rastin e zgjedhjes. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shkruan në një mesazh të tij: "Kam besimin e plotë që, ashtu si gjatë detyrës suaj si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, edhe gjatë detyrës si President i Republikës së Shqipërisë, do të vazhdojnë përpjekjet Tuaja të vyera për thellimin më tej të marrëdhëni­eve tradiciona­le vëllazëror­e, mike dhe në çdo fushë ndërmjet dy vendeve tona". Po kështu dje, presidenti­t Meta i erdhën urime edhe nga Duka i Madh i Luksemburg­ut, Henri, ministri i Jashtëm dhe i Çështjeve Evropiane të Sllovakisë, Miroslav Laj? ák, Presidenti i Sllovakisë Andrej Kiska si dhe Presidenti i Hungarisë, János Áder.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania