Gazeta Shqiptare

Duncan Norman MBE: Vetingu të zbatohet në mënyrën e duhur

Ambasadori britanik: Shqiptarët, pjesë e tregut të kokainës

-

Ambasadori

britanik në Shqipëri, Duncan Norman MBE deklaroi dje, se ndryshimi i ligjeve nuk është i mjaftueshë­m, por Shqipëria duhet që këto ndryshime me vetingun të zbatohen në mënyrën e duhur. Gjatë një takimi në Shkodër, ambasadori i Britanisë u shpreh: "Kemi parë zhvillime të rëndësishm­e në Shqipëri muajt e fundit, ku u mbyllën me sukses zgjedhjet parlamenta­re dhe në shtator do të formohet qeveria e re. Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishm­e për vendin. Jemi të kënaqur me legjislaci­onin, por ndryshimi i ligjeve nuk është i mjaftueshë­m. Ajo që duam të shohim është që këto ndryshime me vetingun të zbatohen në mënyrën e duhur. Qëllimi i reformës është: një sistem drejtësie i drejtë dhe efikas". Ambasadori bëri me dije se vërtet Britania po largohet nga BE- ja, por nuk po largohet nga Evropa. "Këtë vit ambasada jonë në Tiranë do të dyfishohet sa i përket stafit. Qëllimi ka të bëjë me faktin se po punojmë ngushtë me qeverinë shqiptare kundër krimit të organizuar, po kështu edhe për ushtrinë, dhe në këtë vit kemi për herë të parë një atashe ushtarak në Tiranë. Vitin tjetër gjithashtu në Londër mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor", - tha Duncan Norman MBE. Duke folur për emigrantët shqiptarë si urë lidhëse me Britaninë, ambasadori u shpreh se "ka edhe çështje negative, siç janë lidhjet mes krimit të organizuar". "Kokaina mbetet shqetësim, pasi një pjesë e madhe e tregut administro­het nga shqiptarët. Kjo është një çështje për të cilën po bashkëpuno­jmë me qeverinë në Tiranë për ta luftuar", - u shpreh Duncan Norman MBE. Deklaratat ai i bëri pasi vizitoi veriun e Shqipërisë, ku pa nga afër bukuritë që ofron kjo zonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania