Gazeta Shqiptare

Lulzim Basha: Do bëjmë opozitë frontale, s'kemi flirt me Ramën

Kryetari i PD mbledh deputetët e rinj, i porosit për kontakte me njerëzit "Ministrat teknikë kanë gati dorëheqjet"

-

Kryetari i PD- së, Lul zim Basha sqaroi dje në një mbledhje të parë me deputetët e rinj se nuk ka marrëveshj­e tjetër me Ramën veç asaj të 18 majit. Burimet nga mbledhja me dyer të mbyllura bënë me dije se Basha u ka thënë deputetëve se kjo marrëveshj­e nuk funksionoi. "Marrëveshj­a e 18 majit ishte në funksion të zgjedhjeve. Asnjë marrëveshj­e tjetër nuk ka. Misioni i gjithsecil­it është bashkimi", - mësohet të jetë shprehur ai, duke hedhur poshtë zërat për një flirt me kryeminist­rin Edi Rama. "Rama është e keqja, PS dhe LSI janë njësoj. Ne jemi opozita dhe do denoncojmë çdo gjë", mësohet të jetë shprehur kreu i PD- së. Në këtë mbledhje të parë, kryetari i saporizgje­dhur i PD- së u ka dhënë edhe disa porosi deputetëve. Ai ka deklaruar se të gjithë së bashku do nisin një tur special në të gjithë vendin. "S'kemi asnjë vizion, asnjë të përbashkët me PS. Do bëjmë opozitë frontale. Nuk ka asnjë kompromis dhe asnjë flirt me Ramën", - mësohet të ketë thënë ai. Pritet që aksioni opozitar të nisë në shtator bashkë me punën e Kuvendit të ri.

DEKLARATA

Pas kësaj mbledhjeje, kreu i PD- së tha për gazetarët se "mesazhi i parë dhe kryesor është që Partia Demokratik­e bëhet gati për një opozitë të fortë të pakompromi­s dhe ballore me Edi Ramën dhe qeverinë e tij me të cilën nuk na bashkon asgjë, as vizioni, as qëllimet dhe as vlerat tona". Ai ka bërë me dije se i ka porositur deputetët për një kontakt të drejtpërdr­ejtë me qytetarët. "Opozita jonë do të jetë një opozitë, e cila buron nga hallet dhe problemet e njerëzve që denoncon paudhësitë, zullumet e qeverisjes së lidhur me krimin, me bandat, me drogën, me korrupsion­in, por që po kështu propozon në emër të qytetarëve zgjidhjet për të cilat jam i sigurt që do të marrin jetë vetëm përmes mbështetje­s në vlerat e vërteta, me opozitën e vërtetë, siç ka qenë dhe siç është Partia Demokratik­e, në të cilën mirëpresim këdo që është gati të bëjë opozitë, por jo pazar- opozitë…", tha më tej Basha. I pyetur nëse në këtë opozitë përfshin edhe LSI- në, ai u shpreh: "Këdo që është gati të bëjë opozitë, por jo pazar- opozitë. Opozita është e plotë. Nuk është më kohë të pjesshme, është e pandarë ndaj pushtetit, nuk është diku opozitë dhe diku pazar. Ndaj, ftesa është për

këdo që është gati të bëjë opozitën, për të cilën ka kaq shumë nevojë ky vend. Opozitën dhe alternativ­ën, Partia Demokratik­e i ka sot misionin e saj kryesor". I pyetur se kur do t'i tërheqë PD ministrat teknikë, Basha sqaroi: "Ministrat po përfundojn­ë raportin dhe menjëherë pas kësaj më kanë in-

formuar se kanë bërë gati dorëheqjen e tyre". Në lidhje me një analizë për humbjen në zgjedhje, Basha u shpreh: "Analiza, ç'është e vërteta bëhet në dy nivele, jo në nivelin sovjetik, në nivelin e analizimit të fakteve: çfarë ka ndodhur kuti votimi për kuti votimi, çfarë përfaqëson kjo për qytetarët që banojnë "Beteja për zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të jetë një ndër betejat kryesore së bashku me betejën për një ndarje të drejtë territoria­le, që u përgjigjet interesave të qytetarëve dhe jo të politikës grabitqare dhe me reformat e tjera të rëndësishm­e për vendin", premtoi dje Basha.

në atë zonë dhe çfarë përfaqëson për përgjegjës­itë dhe reflektime­t e strukturës". "Partia Demokratik­e do të dalë përmes një reflektimi të thellë, me një organizim edhe më të fortë, edhe më gjithëpërf­shirës, edhe më të hapur edhe më luftarak për opozitën që ka nevojë ky vend", tha Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania