Gazeta Shqiptare

Topalli: Kryetari i delegjitim­uar mblodhi listën klientelis­te, familjare

Deputetja e PD, kritika kreut të partisë: Si Makbeth

-

Ish-

kryetarja e Kuvendit, deputetja e PD- së, Jozefina Topalli kritikoi faktin se kreu i PD- së mblodhi dje vetëm deputetë e rinj. Po ashtu, ajo kritikoi edhe heshtjen e PD- së, ndërsa KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit. "Moj kohë, rend më shpejt se tmerri im". Sot kur KQZ miratoi me 7: 0 rezultatin përfundimt­ar të 25 qershorit, ku e majta ka më shumë se 2- fishin e votave të listës "Basha", për ta fshehur këtë... Kryetari i delegjitim­uar nga 22 korriku dhe i shkarkuar me humbjen katastrofa­le të 25 qershorit nuk di as të fshehë më urrejtjen e egër të tij ndaj grupit parlamenta­r, grup që bëri opozitën më të fortë kundra krimit në Parlament e luftën më të fuqishme kundra drogës si politikë shtetërore të Edi Ramës", shkroi dje Topalli. "Urrejtja kundra grupit të deputetëve, që bojkotoi një vit Kuvendin në një sakrificë gati unike është e vetmja gjë e pakamuflua­r nga Lulzim Basha, që thotë se s'ka flirtim me Edi Ramën, por është në qeveri me të", vijoi më tej Topalli. "Ky që nuk mblidhte grupin parlamenta­r kur e detyronte statuti, kur e kërkonte koha dhe deputetët që thirrnin me shqetësim që të mos çonte PD drejt greminës ( siç ndodhi në fakt, siç e parala- jmëruam), sot mbledh listën e tij klientelis­te, familjare me shpresë se pas kësaj do shpëtojë nga ankthi i manipulimi­t dhe falsifikim­it të pjesëmarrj­es së 22 korrikut dhe rezultatit katastrofa­l me minus 230 mijë vota të 25 qershorit. Krejt si Makbethi, kur flet me vete e pëshpërit: Moj kohë, rend më shpejt se tmerri im", shkroi dje Topalli.

 ??  ?? Kryetari i PD- së, Lulzim Basha me deputetët e rinj
Kryetari i PD- së, Lulzim Basha me deputetët e rinj
 ??  ?? Ish- kryetarja e Kuvendit, deputetja e PD- së, Jozefina Topalli
Ish- kryetarja e Kuvendit, deputetja e PD- së, Jozefina Topalli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania