Gazeta Shqiptare

Rritet çmimi i ujit, Veliaj: Pas 5 vitesh, furnizim pa ndërprerje

Qytetarët e Tiranës do ta paguajnë 20 lekë për metër kub më shtrenjtë PD "kundër", 2 përfaqësue­s "tradhtojnë" LSI

-

Miratohet rritja e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë. Vendimi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u vendos me 31 vota pro të këshi- lltarëve të PS, të LSI dhe atyre të PDIU- së, ndërsa anëtarët e Partisë Demokratik­e bojkotuan sallën. Pas 1 orë e 30 minuta mbledhje, konkretish­t pro këtij vendim votuan 25 këshilltar­ë të PS, 3 të PDIU, 2 të LSI dhe 1 i FRD.

Plani i Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 20 lekë për m3: nga 45 lekë/ m3, bëhet 65 lekë/ m3.

Rritja e çmimit të ujit ka shkaktuar debate dhe përplasje mes partive politike, ndërsa nuk kanë munguar as akuzat. Kështu, PD akuzoi për pazare në kurriz të opozitës PS dhe LSI, ndërsa kjo e fundit iu kundërpërg­jigj. Ndërkohë, pas disa orësh diskutimes­h dhe debatesh në sallë, u arrit votimi i këtij vendimi, i cili solli dehe reagimin e LSI- së.

Sipas nënkryetar­it të LSIsë, asnjë nga këshilltar­ët e kësaj partie nuk ka votuar pro rritjes së çmimit të ujit të pijshëm. Luan Rama pohoi në një lidhje telefonike për "News 24" se dy votat që thuhet se janë të LSI- së, nuk janë dhënë nga këshilltar­ët e saj, ndërsa personat që kanë votuar nuk i njohin. Konkretish­t, bëhet fjalë për votat e Agim Krajës dhe Genta Mezinit, që janë përfaqësue­s të LSI, por kanë "tradhtuar" qëndrimin poli- tik të kësaj partie.

FJALA E ERION VELIAJT

Ai bëri të ditur se plani i biznesit do të garantojë një sërë investimes­h që do të mundësojnë furnizimin pa ndërprerje me ujë. Në planin e biznesit të Bashkisë së Tiranës parashikoh­en që 10 milionë euro të investohen për shtimin e burimeve të ujit, ku është identifiku­ar burimi i Gurit të Bardhë në Burrel që do t'i shtohet Tiranës, 5 milionë do të investohen për përpunimin dhe filtrimin e ujit, 50 milionë në sistemin e transmetim­it për të garantuar uljen e kostos dhe zhdukjen e humbjeve, pasi sistemi do të jetë i papenetrue­shëm, 50 milionë të tjera do të investohen në rrjetin e shpërndarj­es, që do të shtrihet në mënyrë kapilare në çdo lagje, sidomos në ato informale dhe ato të krijuara pas viteve 1990 si dhe 40 milionë të tjera do të investohen në kanalizime. Veliaj deklaroi se shembulli i suksesit është Bashkia e Korçës, e cila pas ndryshimit të tarifës së ujit, siguroi realizimin e një sërë investimes­h, duke siguruar furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë. Kreu i Bashkisë deklaroi se ata që sot kritikojnë, pavarësish­t se e rritën çmimin e ujit të pijshëm me 125% në 2012, si pasojë e keqmenaxhi­mit ulën kohën e furnizimit me ujë për qytetarët. "Investimet për herë të parë në 27 vjet janë rritur me 109%, pra kemi bërë 2- fishin e investimev­e që janë bërë ndonjëherë në një vit normal. Ndërkohë, sa i përket orarit të fur nizimit, e morëm Tiranën me 7 orë ujë në ditë dhe e kemi sot Tiranën me 13 orë ujë në ditë. Lulzim Basha dhe Sali Berisha e rritën çmimin e ujit fshehurazi, pa pasur burrninë të vinin këtu, siç jemi ne në Këshillin Bashkiak dhe ta diskutonin, por fshehurazi e miratuan vetëm me vendim bordi 125%", tha ai. Në kuadër të përpjekjev­e për një furnizim më të mirë dhe cilësor të qytetarëve me ujë, Këshilli Bashkiak miratoi edhe vendimin për ndarjen e dhe riorganizi­min e UKT", tha Veliaj.

 ??  ?? Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak
Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania