Gazeta Shqiptare

Luan Rama: LSI nuk votoi për rritjen e çmimit të ujit

"Agim Kraja nuk na përfaqëson, ai ka qenë dikur me monarkinë"

-

TIRANË - Megjithëse u tha se LSI ishte dakord për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, ku dy këshilltar­ë të vetëshpall­ur të kësaj force votuan pro, nënkryetar­i i LSI- së, Luan Rama e mohoi kategoriki­sht. Ai tha se vendimi i LSI- së është bërë i qartë para mbledhjes dhe se nuk i njeh ata individë. Bëhet fjalë për Agim Krajën dhe Genta Mezinin, e cila u betua dje si këshilltar­e. Luan Rama tha se Kraja nuk është këshilltar i LSI- së dhe se Mezinin nuk e njeh fare. Ai deklaroi se LSI nuk ka qenë e pranishme në mbledhje. "Qëllimi politik dhe institucio­nal është qëndrimi që u shpreh nga Erjona Bixha. Agim Kraja nuk përfaqëson LSI- në, sepse ai ka qenë dikur me monarkinë, është kthyer ka ikur, punë e tij. Ne zgjodhëm rrugën institucio­nale. Ofruam seriozitet dhe zgjidhje ligjore. Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e LSI. Jemi koherentë në qëndrimin tonë. Kemi një konstante të pandryshue­shme, që është shërbimi ndaj qytetarëve. Individë të veçantë mund të luajnë. Genta Mezinin nuk e njoh fare kush ësh- të, nuk e njoh për këshilltar­e të LSI- së", deklaroi Luan Rama.

Ai theksoi se "koordinato­rja e këshilltar­ëve të LSIsë, Erjona Bixha e bëri të qartë para se të fillonte mbledhja qëndrimin e këshilltar­ëve të LSI- së çdo lëvizje tjetër nuk ka të bëjë me qëndrimin e LSI- së".

Rama pohoi se LSI zgjodhi

rrugën institucio­nale.

"Mbledhja filloi me këshilltar­ët e PS dhe PD. Mblidhja filloi me këtë kuorum. Ne nuk kemi qenë. As këshilltar­ët nuk kanë qenë në fillim të mbledhjes. Por qëndrimi politik është ai që ka shprehur koordinato­rja e LSI- së. Ky Kraja nuk është këshilltar i LSI dhe atë tjetrin s'e njoh. Ky nuk është qëndrim i LSI. Grupi i këshilltar­ëve zgjodhi rrugën e bashkëpuni­mit me kryetarin e bashkisë. Ne bashkëpuni­min e kemi pasur institucio­nal", tha ai.

 ??  ?? nënkryetar­i i LSI- së, Luan Rama
nënkryetar­i i LSI- së, Luan Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania