Gazeta Shqiptare

Kreditë e buta, publikohen emrat e 977 familjeve që përfitojnë

Vetëm 1.165 aplikime kanë qenë të plota me të gjithë dokumentac­ionin e kërkuar Komisioni i Strehimit pranë Bashkisë së Tiranës ka miratuar listën

-

Janë 977 familje të cilat do të përfitojnë sot, pas votimit në Këshillin Bashkiak, një kredi të butë. Komisioni i Strehimit pranë Bashkisë së Tiranës ka miratuar 977 emrat që kanë plotësuar kriteret e nevojshme, nga 2.257 aplikime. Sipas relacionit shoqërues, vetëm 1.165 aplikime kanë qenë të plota me të gjithë dokumentac­ionin e kërkuar, ndërsa pjesa tjetër janë eliminuar automatiki­sht.

KREDIA

Kredia do të ketë një normë interesi prej 3% për 20 vjet, ndërsa çdo normë mbi këtë 3% do të mbulohet nga Bashkia e Tiranës. Ash- tu sikurse është bërë e ditur edhe më herët, për vitin 2017 Bashkia e Tiranës ka përcaktuar se do të mbulojë interesat e kredisë për 1 mijë familje të pastreha. Sipas vendimit të miratuar në datën 20 shkurt, përparësi do t'u jepet çifteve të reja, ndërkohë që përzgjedhj­a do të bëhet përmes sistemit të pikëzimit. Sipas VKB- së, për një familje me 1- 3 anëtarë, kufiri maksimal i kreditimit është 3.565.000 lekë, ndërsa të ardhurat minimale janë 39.546 lekë dhe ato maksimale janë 82.064 lekë.

Përfituesi­t potencialë të këtij programi janë individë/ familje me përbërje çiftet e reja. Masa e subvencion­it të interesave të kredisë, për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuar nga ky program, është e barabar- të me diferencën që rezulton midis interesit vjetor të kredisë në tregun e lirë, sipas marrëveshj­es me bankën, me interesin 3% që paguan familja mbi principali­n e kredisë. Kriteret bazë të paraseleks­ionimit të kërkesës së paraqitur nga familjet e interesuar­a ishin individët që janë mbi 18 vjeç, familjet që nuk kanë pronësi një banesë ose kanë por e kanë nën normat e strehimit, si dhe familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar nga bashkia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania