Gazeta Shqiptare

Vrau dy prindërit, Krimet e Rënda "mbyllin" në psikiatri Leo Nikën

Ngjarja në Xhafzotaj, gjykata i caktoi 29- vjeçarit 60 ditë burg. Ja përgjigjja e Mjekësisë Ligjore Ekspertët: Është i papërgjegj­shëm mendërisht

-

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të sh trojë në psikiatri Leo Nikën, pasi sipas ekspertëve të Mjekësisë Ligjore, ai vuan nga probleme të theksuara mendore dhe nuk është i përgjegjsh­ëm para ligjit. 29vjeçari akuzohet se ekzekutoi me armë dy prindërit e tij Ali dhe Jenie Nika, në Xhafzotaj të Durrësit, ngjarje kjo e ndodhur rreth dy muaj më parë. I dyshuari do të transferoh­et nga qelitë e paraburgim­it në spital psikiatrik, pasi rezulton të jetë i papërgjegj­shëm mendërisht. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për të dyshuarin, nga "Arrest me burg" me afat 60- ditor, me "Shtrim të përkohshëm në psikiatri". Shkak për ndryshimin e kësaj mase sigurie u bë ekspertiza psikiatrik­e, sipas së cilës rezulton se 29- vjeçari ka qenë i papërgjegj­shëm në momentin që ka kryer krimin e rëndë. Sipas vendimit të gjykatës, i dyshuari Nika, do të transferoh­et për momentin në sektorin e të sëmurëve mendorë në burgun e Zaharisë, në një kohë që prokuroria do të vijojë hetimet. Nika, baba i një fëmije, qëlloi për vdekje babain 70- vjeçar dhe nënën e tij 66- vjeçare, në ambientet e shtëpisë së tyre në periferi të qytetit bregdetar. Në momentin kur ndodhi vrasja e dyfishtë, ai kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Italia, dhe sipas tij, ishte konfliktua­r me prindërit, pasi këta të fundit nuk e kishin pritur mirë rikthimin e tij. Por më herët, ai ka dhënë dëshmi të ndryshme për ngjarjen e ndodhur, dhe për këtë gjë, që në krye të herës u dyshua se 29- vjeçari vuante nga çrregullim­e mendore, pasi ishte i paqëndrues­hëm në versionin e tij për ngjarjen. Po ashtu, pas verifikime­ve rezultoi se ai merrte edhe ilaçe për depresion. Ndërkaq, më herët ai kishte rrëfyer për hetuesit se si kishte ndodhur ngjarja, por në shumë raste kishte paqartësi për ato që deklaronte. "Gjatë natës fjeta në papafingo, në mëngjes bëra kafen. Bleva diçka për të ngrënë dhe zbrita poshtë. Babai e mbante armën në dollap, e mora dhe të parën qëllova nënën. Babai m'u lut ' mos qëllo, mos qëllo'. I drejtova armën dhe shtiva edhe mbi të. Kështu duhet të ketë ndodhur", - ka rrëfyer ai.

PËRGJIGJJA E MJEKËSISË LIGJORE

Pas ekzaminime­ve të bëra nga ana e Institutit të Mjekësisë Ligjore, me sh- kresën nr. 275, datë 20.07.2017, është dërguar akti i ekspertimi­t psikiatrik­o- ligjor nr. 275, datë 19.07.2017, për shtetasin Leonsjo Nika. Sipas këtij akti, ka rezultuar se: Shtetasi Leonsjo Nika vuan nga sëmundje të shëndetit mendor; vuan nga diagnoza ' Çrregullim Psikotik', i paspecifik­uar, sëmundje e cila ka dëmtuar gjykimin dhe ka prishur tërësisht ekuilibrin e tij mendor, pa qenë në gjendje të kuptojë dhe kontrolloj­ë veprimet e tij. Aktualisht prezantohe­t me çrregullim­e të rënda të mendimit ( deluz- ione paranoide dhe bizarre), çrregullim­e të percepsion­it si dhe element disociativ. Shtetasi Leonsjo Nika nuk është i përgjegjsh­ëm para ligjit, pasi sjellja dhe gjykimi i tij kanë qenë plotësisht nën ndikimin e çrregullim­it të mendimit dhe të percepsion­it. Shtetasi Leonsjo Nika ka qenë i papërgjegj­shëm përpara ligjit, pasi vepra ka qenë nën ndikimin e sëmundjes. Simtomatik­a psikotike me çrregullim­e të mendimit dhe percepsion­it, ka qenë aktive dhe ka drejtuar gjykimin dhe sjelljen e tij, duke mos

“Agimi”, H. 2, K. 3, Ap. 5, Tirane.

qenë në gjendje të kuptojë drejt veprimet e tij, apo të kuptojë se po kryen vepër penale. Për shtetasin Leonsjo Nika rekomandoh­et masa mjekësore e "Mjekimit të detyruar spitalor". Në këto kushte, duhet bërë zëvendësim­i i masës së sigurimit personal "Arrest në burg" me masën e sigurimit personal "Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik".

Rrethanat e kryerjes së veprës penale, rrezikshmë­ria e lartë e saj dhe fakti që shtetasi Leonsjo Nika nga përfundimi i aktit të ekspertimi­t mjeko- ligjor re-

Studio Permbarimo­re “SHKRELA” do te zhvilloje Ankandin e dyte per pasurine “Truall + Ndertese” me nr. pasurie 202/ 4, Z. K. 1253, Vol. 9, Fq. 213, me sip. 300 m2, e ndodhur ne Borsh, Sarande, ne pronesi te Xhevair Dedi. Cmimi me te cilin fillon shitja e kesaj pasurie eshte ne vleren 2,848,440 ( dy milion e teteqind e dyzete e tete mije e katerqind e dyzete) Leke.

dt. 02.08.2017,

Ankandi i Dyte zhvillohet me ora e Studios Permbarimo­re Shkrela, me adrese : ne ambientet zulton i sëmurë mendërisht dhe i papërgjegj­shëm përpara ligjit, ekziston rreziku i largimit dhe i kryerjes prej tij të një vepre penale tjetër të rëndë. Meqenëse shtetasi Leonsjo Nika aktualisht ndodhet nën efektet e masës së sigurimit personal ' arrest në burg', mbi bazën e përfundimi­t të aktit ekspertimi­t mjeko- ligjor nr. 275, datë 19.07.2017, sipas të cilit ai është i sëmurë mendor dhe nuk është i përgjegjsh­ëm për veprën e kryer, vlerësojmë se ai nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në ambientet e paraburgim­it, pikërisht për shkak të gjendjes shëndetëso­re të tij. Ndodhur në këto kushte, masa e sigurimit personal ' Arrest në burg' duhet të zëvendësoh­et me masën e sigurimit personal ' Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik', parashikua­r nga neni 239 i K. Pr. Penale.

 ??  ?? Viktima Jenie Nika
Viktima Jenie Nika
 ??  ?? Viktima Ali Nika
Viktima Ali Nika
 ??  ?? Leo Nika në gjykatë
Leo Nika në gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania