Gazeta Shqiptare

"Kreu i ALUIZNI- t sfidon kryeminist­rin, nuk më korrigjoi lejen e legalizimi­t"

"Tonin Marku më priti me arrogancë, më tha troç: Djalë, nuk bëhet kjo gjë" Maxhid Alibali: Rama i la afat 48 orë të zgjidhte çështjen

- Senad Nikshiqi

Kryeminist­ri Rama i la afat drejtorit të ALU IZNI- t në Shkodër orën 16: 00 të 25 korrikut për të zgjidhur problemin e shtetasit Maxhid Alibali në lidhje me një leje legalizimi për një pallat të ndërtuar. Kanë kaluar më shumë se 48 orë dhe porosia e kreut të qeverisë nuk ka marrë një rrugëzgjid­hje. Pronari i pallatit, Alibali, deklaroi dje për "GSH" se është pritur me arrogancë nga drejtori Tonin Marku, i cili i ka thënë se çështja e tij nuk mund të zgjidhet, duke thyer fjalën e kryeminist­rit në dëgjesën publike në Shkodër. "Prisja një telefonatë nga drejtori i ALUIZNI- t në Shkodër, meqenëse ata i kanë kontaktet e mia. Nuk më kontaktuan. Në këtë mënyrë, u detyrova të shkoj tek drejtoria. Ai nuk kishte vullnetin për të më pritur, por pas afro një orë pas dere arrita ta takoj drejtorin në zyrën e tij. Ai më tha troç: "Djalë, ajo që kërkon ti nuk bëhet. Arsyeja është se s'dua ta bëj dhe kaq". Gjithashtu, drejtori më tha se nuk ta bëj sepse ke hedhur Hipotekën në gjyq dhe ALUIZNI- n në gjyq. Kjo është e vërtetë iu përgjigja, sepse kur kam marrë lejen nga ALUIZNI, nuk ishte ajo leje që unë kërkoja dhe nuk isha i qartë, ndaj dhe isha i detyruar për ta dërguar çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër për të kapur Nga ana e tij, drejtori i ALUIZNI- t në Shkodër, Tonin Marku për këtë çështje ka përgjigje të vetme ka se "do të zbatohet ligji", gjë që nënkupton se e vetmja zgjidhje për të është përmes rrugës gjyqësore. Gjyqi mund të zgjasë për shumë vite duke stërmundua­r pronarin e pallatit, i cili është drejt falimentim­it për shkak se nuk ka shitur hyrjet në ndërtesën e tij.

afatet ligjore të ankimimit. I thashë që unë po e tërheq atë padi dhe të sjell dokumentin, meqenëse kryeminist­ri më dha fjalën që do zgjidhet. Unë tha drejtori nuk e bëj, ma preu shkurt", - u shpreh Maxhid Alibali. Qytetari në fjalë tregoi edhe historinë e tij: "Për objektin që bëhet fjalë kam pasur një leje nga Bash- kia Shkodër për dy kate social- ekonomik dhe dy kate kombinim. Unë kam bërë dy kate pa leje dhe iu drejtova ALUIZNI- t. Ky institucio­n ma aprovoi për të legalizuar edhe katin pa leje, por nuk e di si ndodhi dhe ndoshta gabimisht nuk më është dhënë sipas dosjes që kam dorëzuar. E gjithë ndërtesa prej 5 katesh më është përcaktuar si objekt social- ekonomik, ndërkohë që dy katet e para janë njësi tregtare dhe 3 të tjera për banim. Kam kërkuar të korrigjohe­t leja, gjë e cila nuk ka ndodhur". Pavarësish­t kësaj, Alibali ka shpresë se kryeminist­ri Rama do ta mbajë premtimin që ka dhënë duke vënë në lëvizje drejtorin e ALUIZNI- t.

TAKIMI ME KRYEMINIST­RIN

Maxhid Alibali pohoi "se e kam takuar dy herë kryeminist­rin Rama, por ishte më ndryshe kur më premtoi në sytë e gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Duke parë që drejtori i ALUIZNI- t nuk e ka vullnetin e mirë, atëherë u detyrova të dal në media. Dua ta bëj të qartë se fjala e kryeminist­rit nuk ka shkuar në vend. Drejtori s'më priti mirë dhe kjo është fatkeqësi. Drejtori ka edhe diçka tjetër që nuk e kupton se ALUIZNI është një proces i paligjshëm, që me vendim qeverie bëhet i ligjshëm. Është i detyruar të zbatojë ligjet e shtetit. Nuk e kupton, sepse aq është aftësia e tij. Nuk mund të them se ka dalë më i fortë se kryeminist­ri ky drejtor, por ndoshta e ka mbaruar ciklin dhe ka qejf të punojë në profesioni­n e tij si avokat. Kryeminist­ri është mbi të gjithë dhe kam shpresë se çështja ime do zgjidhet sepse e kam mbajtur fjalën në të gjithë Shqipërinë në dëgjesat publike të zhvilluara".

 ??  ?? Pallati i Maxhid Alibalit
Pallati i Maxhid Alibalit
 ??  ?? Maxhid Alibali duke folur për “GSH”
Maxhid Alibali duke folur për “GSH”
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania