Gazeta Shqiptare

Konflikti, 1 i vrarë dhe 3 të plagosur në Borsh

Ngjarja, për motive pronësie. Policia dhe FNSH arrestojnë pas disa orësh 2 vlonjatët dhe shokun e tyre Përleshja mes dy grupe të rinjsh, 31- vjeçari vdiq nga goditjet me kaçavidë

- Arbër Sulo

Sherri mes dy grupe të rinjsh ka përfunduar me vrasjen e njërit prej tyre dhe plagosjen e tre të tjerëve në fshatin Borsh të Sarandës. Ngjarja e rëndë, e cila ka marrë shkas pas një konflikti pronësie, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lagjen "Vilë" të këtij fshati ( rruga e plazhit). Burime zyrtare nga policia e Sarandës bënë me dije se rreth orës 00: 40, dy grupe të rinjsh kanë nisur të debatojnë fillimisht me fjalë me njëritjetr­in, e më pas kanë përdorur mjete prerëse. Si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: Premtim Bega, 31 vjeç; Redinel Ormenaj, 24 vjeç; Donald Kosta, 24 vjeç dhe Enea Myftari, 23 vjeç, të katërt banues në Borsh. Mësohet se, kalimtarë të rastit kanë gjetur katër të plagosurit në rrugë dhe i kanë transportu­ar fillimisht drejt Qendrës Shëndetëso­re të Borshit. Fatkeqësis­ht, Premtim Bega nuk ka mundur t'u rezistojë plagëve të marra ( është goditur disa herë me kaçavidë në trup) dhe ka ndërruar jetë rrugës. Ndërkohë, tre të rinjtë e tjerë të plagosur, pas marrjes së ndihmës së parë, janë transportu­ar drejt spitalit të Sarandës. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetëso­re, Donald Kosta është nisur me urgjencë drejt Tiranës, ndërsa Redinel Ormënaj dhe Enea Myftari po trajtohen në spitalin e Sarandës, pasi kanë plagë më të lehta. Pas sinjalizim­it për sherrin mes të rinjve, policia e Sarandës ka shkuar menjëherë në vendngjarj­e dhe ka nisur hetimet.

ARRESTIMI

Nga dëshmitë e të plagosurve dhe disa dëshmitarë­ve okularë, është bërë i mundur identifiki­mi dhe arrestimi i tre autorëve të dyshuar të vrasjes së 31- vjeçarit Premtim Bega ( punonte si kuzhinier në një nga restorante­t luksoze të zonës). Bëhet fjalë për shtetasit: Ronaldo Shehu, 19 vjeç nga Vlora, Xhonatan Muço, 20 vjeç nga Vlora dhe Thanas Hodo, 26 vjeç, nga Borshi. Për shkak të rrezikshmë­risë së tyre, policia e Sarandës ka thirrur në ndihmë dy grupe të FNSH- së dhe kolegë të Vlorës e Himarës. Rreth 30 efektivë policie kanë marrë pjesë në operacioni­n për arrestimin e agresorëve, i cili ka zgjatur deri në orët e paradites. Mësohet se pak minuta pas krimit, policia ndaloi vlonjatin Ronaldo Shehu, i cili ishte fshehur në një banesë të zonës. Ndërkohë, në mëngjes, në pyllin e Kudhësit, janë gjetur dhe janë vënë në pranga Xhonatan Muço e Thanas Hodo. Sipas burimeve policore, tre të rinjtë e arrestuar akuzohen për veprat penale: "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese", kryer në bashkëpuni­m, dhe "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese", kryer në bashkëpuni­m. Pas ngjarjes së ndodhur në Bur-

sh, hetuesit e çështjes pohuan se dyshohet që dy grupet e të rinjve ishin në konflikt për motive pronësie. Policia dhe prokuroria e Sarandës janë duke hetuar intensivis­ht për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 ??  ?? Viktima Premtim Bega
Viktima Premtim Bega

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania