Gazeta Shqiptare

Tentoi të vrasë punonjësit e një firme pas konfliktit për pronën, arrestohet pas 1 jave 25- vjeçari

-

DURRËS - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në fshatin Bizë, ku një 25- vjeçar ka tentuar të vrasë me armë zjarri punëtorët e firmës që merreshin me rikonstruk­sionin e rrugës Lalëz- Bizë. Ndërkohë, dje, specialist­ët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpuni­m me efektivët e Komisariat­it të Policisë Durrës, pas një pune hetimore të mirorganiz­uar dhe të pandërprer­ë që më datë 19.07.2017, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Eduart Gjika. 25vjeçari, banues në fshatin Bizë, rezulton i dënuar për trafik të lëndëve narkotike në Itali. Gjika, më datë 19.07.2017, në fshatin Bizë ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik, për motive pronësie, punëtorët e firmës që merreshin me rikonstruk­sionin e rrugës Lalëz- Bizë, duke qëlluar në ajër. Fatmirësis­ht nuk ka pasur persona të dëmtuar. Me të marrë njoftim, efektivët e Policisë kanë bërë të mundur identifiki­min e autorit të dyshuar, dhe pas një pune hetimore të specializu­ar kanë bërë të mundur ndalimin e tij ditën e djeshme, për shkak të rrezikshmë­risë së lartë që kishte shtetasi i ndaluar dhe fakti që ishte i armatosur. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku ai ishte fshehur, u gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provave materiale: një automatik model 56, kalibër 7.62 mm, dhe një krehër me 28 fishekë. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale: "Kanosje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit". kl. ha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania