Gazeta Shqiptare

Zbulohen dhe asgjësohen dy miniparcel­a me kanabis, arrestohen në flagrancë 5 persona

Prangoset edhe kryeplaku për "Shpërdorim detyre"

-

MAT - Gjashtë persona, mes të cilëve edhe një kryeplak fshati, janë arrestuar nga Policia e Qarkut të Dibrës, pasi dyshohen për kultivim të bimëve narkotike. Sipas bluve, dy raste të kultivimit të bimëve narkotike janë evidentuar dy ditë më parë në Bulqizë dhe Mat. Në bazë të monitorimi­t ajror, ka rezultuar se në Njësinë Administra­tive Baz janë fotografua­r dy miniparcel­a të kultivuara me bimë narkotike. Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Mat kanë ushtruar kontroll në territorin e fshatit Kalivaç, Njësia Administra­tive Baz, Mat, ku janë konstatuar të kultivuara 55 bimë narkotike. Burimet e mësipërme pohuan se bimët narkotike u asgjësuan me anë të dje-

PERSONAT E ARRESTUAR

gies. Nga specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Mat u arrestuan në flagrancë shtetasit Petrit Dishi, 28 vjeç; Rex- hep Dishi, 59 vjeç; Roland Dishi, 21 vjeç dhe Selman Dishi, 50 vjeç ( të gjithë banues në fshatin Kalivaç, Njësia Administra­tive Baz), për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike". Arrestimi i tyre u bë, pasi dyshohen se janë autorët e kultivimit të bimëve narkotike. Në lidhje me këtë rast u arrestua edhe shtetasi Bashkim Nelaj, 59 vjeç, me detyrë kryeplak fshati, banues në fshatin Drita, njësia Baz, për veprat penale "Moskallëzi­m krimi" dhe "Shpërdorim detyre". Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike", "Mosk- allëzim krimi" dhe "Shpërdorim detyre". Gjithashtu, në vijim të verifikimi­t të koordinata­ve të ardhura nga monitorimi ajror, është arrestuar nga policia shtetasi Zenel Dedja, 54 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Komisariat­it të Policisë Bulqizë, në pronën pranë banesës së tij janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjësuar 11 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa. Materialet i kaluan Prokuroris­ë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike". en. do.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania