Gazeta Shqiptare

Brenda shtëpisë së Abatit dhe alfabetit, rrënimi si ‘ modus vivendi’

Imazhet e ish- selisë së shoqërisë ‘ Bashkimi’, dëshmia historike mes mykut e kalbjes

- Fatmira Nikolli

Në anë të Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër, gjendet një godinë dykatëshe, copëzat e së cilës, bien çdo ditë, duke ia zbehur por pa ia fshirë hijeshinë që kishte 100 vite më parë. Kjo ‘ ngrehinë’ që sot ngjall një trishtim të pashtershë­m, njësoj si ‘ zonjat e mëdha’, me gjithë rrënimin e vitet, bart një histori për të treguar dhe ruan ende bukurinë e kahershme, nën rrudhat e moshës. Në imazhet që po boton “Gazeta Shqiptare” e gjejmë historinë të mpakur para syve tanë! Si një dokument i shkruar me laps që me vitet zbehet deri në zhdukje, historia e kësaj godine bëhet e mjegullt në fundin e 800- ës e fillimin e 900- ës, ndërsa në Shkodër të thonë se vetëm Willy Kamsi i dinte me siguri ecejaket e saj në tre shekuj. Por Willy Kamsi na la këtë vit, ndërsa godina, ende. Ajo dëshmon para syve tanë të qepur, një dinjitet tragjik. Një shkallare që të nxjerr në kat të dytë, ka në anë mure të mykura, mbajtëse prej druri pothuaj të kalbur, ndërsa dyert e dritaret, 100 vite më pas, i ruajnë ende gdhendjet në drurin që është ngrënë sa nga kalbja aq edhe nga insektet. Gjithçka ruhet e dhëmbëzuar, nga harqet te vetratat, nga tullat e bardha që dikur qenë të padukshme brenda murit, te kolonat mbajtëse, ku u shkrep fotoja e elitës kulturore të Shkodrës nga Marubi; diku ruhen ende gjurmët e altarit të kapelës së vogël që gjendej në shtëpinë e Abatit, hijembetur­at yje të pikturuara në një mur në të kaltër; çdo gjë në ngrehinën që shuhet të flet për një histori që po humb. Vetëm tjegullat, vetëm ato ende mbahen, për të mos futur brenda zemërimin e qiellit. Ndërsa përqark ngrenë krye kryeneçe ndërtime të reja, ajo ul kryet përditë, ndërsa bekimet e saj i marrim përditë.

Në Shkodër i thonë ‘ Shtëpia e Abatit’ ose selia e shoqërisë ‘ Bashkimi’, falë së cilës kemi alfabetin e shqipes. Fjalori i ‘ Bashkimit’, sikundër u quajt në motet më pas, sipas alfabetit latin, u miratua në Kongresin e Manastirit ( 1908). Qe pikërisht në këtë shtëpi që në foto na shfaqet në imazhet e veta më të dhimbshme, prej nga doli ky alfabet.

Si shtëpi e Abatit, ajo u bë edhe selia e shoqërisë së themeluar prej tij në janar 1899, në Shkodër, e mandej veç emrit të tij te “Bashkimi”, dhanë ndihmesën e vet të çmuar edhe emra si At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Dodë Koleci, Dom Ndoc Nikaj, Anton Xanoni, Imzot Jak Serreqi, Imzot Lazër Mjeda, Atë Ambroz Marlaskaj, Nikollë Sheldija. Studimet kanë dëshmuar se për t’u bërë pjesë e Shoqërisë, veç klerit qenë ftuar edhe laikë, të cilët nuk u aktivizuan për të mos krijuar dyshime në autoritete­t e vendit. “Akademia e krijueme pak kohë ma parë në Shkodër,- i shkruante Gurakuqi, De Radës, na ka dhanë nji alfabet kombëtar. Do të hartojnë edhe nji gramatikë e nji fjalor”.

Në kohën kur Abati u vendos në këtë godinë, kishte lënë pas kohën në burgun e Stambollit për kryengritj­e ndaj osmanëve, ish kthyer nga misioni në SHBA ku e kish dërguar Vatikani, kish kryer edhe detyrën e caktuar në Indi përkrah kardinalit Antonio Agliardi, ndërsa me një dekret të Papa Le-

 ??  ?? Anëtarët e Shoqërisë "Bashkimi" para shtëpisë së Abatit në Shkodër
Anëtarët e Shoqërisë "Bashkimi" para shtëpisë së Abatit në Shkodër
 ??  ?? Imazhe nga gjendja e sotme e shtëpisë së Abatit dhe selisë ku u hartua fjalori i shqipes para se të miratohej në Manastir
Imazhe nga gjendja e sotme e shtëpisë së Abatit dhe selisë ku u hartua fjalori i shqipes para se të miratohej në Manastir
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania