Gazeta Shqiptare

“Mos bëj dëm”, tregimet e një mjeku që lufton me vdekjen përditë

-

Libri “Mos bëj dëm”, i shkruar nga neurokirur­gu më i famshëm në botë, Henry Marsh, përkthyer nga neurokirur­gët Mentor Petrela dhe Florian Dashi, ka ardhur në shqip nga “Minerva”. Libri u promovua dje në Akademinë e Shkencave, në një ceremoni ku nuk munguan studiues, mjekë, deputetë etj. Për doktorin Mentor Petrela, ardhja e Henry Marsh në Shqipëri është një koincidenc­ë e një tumori diplomatik, ashtu si Viola në Ilirinë e Shekspirit. “Mister Marsh, siç preferojnë britanikët t’i quajnë kirurgët në dallim nga doktorët, solli, bashkë me kirurgjinë, pragmatizm­in ishullor dhe humanizmin e përtejoqea­nit. Shkruar thjesht, me shumë mesazhe për jetën, të vërtetën, vdekjen, ku balancat janë të çuditshme, ndonjëherë lexuesit do t’i dalin pyetje në raport me veten, qoftë ky mjek, student, pacient, i afërm, mik apo kushdo tjetër që është i interesuar në divulgimin e shkencës”, - thotë Petrela. Shumëkush kërkon të dijë për jetën e tjetrit, vuajtjen, sëmundjen, profesioni­n ose për projektin që kërkon të kri- jojë. Henry Marsh është modeli frymëzues me narracioni­n e jetës së tij. “Realiteti i përditshëm i neurokirur­gut me narcisizmi­n, hipokrizin­ë që na rrethon, ambicien, sfidat, indiferenc­ën, harresën, paktin e heshtur me vdekjen, është trajtuar me mjeshtëri. Në kohët kur shpesh mediat, dhe jo vetëm, mundohen të satirizojn­ë duke shpërfytyr­uar shpirtin e profesioni­t, autori, me humorin tipik të situatave të ngjashme nxjerr në pah vlerat humane që qëndrojnë mbi profesione­t e tjera”, - tha doktor Petrela. Ai shtoi se “Celine, shkrimtari i shquar francez, i cili nga mjekësia u hodh e përqafoi letërsinë, thotë: ‘ Duhet të gënjesh ose të vdesësh. Unë nuk kam mundur të vetëvritem’. Henry Marsh, në letërsinë e tij, të lë përshtypje­n e kundërt”.

Vetë Marsh shënon në parathënie se “Jeta e një neurokirur­gu nuk është kurrë e mërzitshme dhe mund të jetë thellësish­t e vlerësuar, por jo pa një çmim. Ju nuk mund t’i shmangni gabimet dhe duhet të mësoheni të jetoni me pasojat e rënda. Duhet të mësoni të jeni objektivë për atë që shihni dhe, në të njëjtën kohë, të mos e humbni humanizmin tuaj gjatë procesit. Tregimet në këtë libër flasin rreth përpjekjev­e të mia, herë- herë të dështuara, në kërkim të peshores midis indiferenc­ës dhe përkushtim­it me shpirt që karriera kirurgjika­le e kërkon, peshores midis shpresës dhe realizmit. Nuk dua të lëkund besimin e njerëzve te neurokirur­gu apo, për të njëjtat arsye, te profesioni mjekësor, por shpresoj që libri im t’i ndihmojë njerëzit të kuptojnë vështirësi­të, - më shpesh njerëzore sesa teknike - me të cilat përballen mjekët”.

Henry Marsh ka studiuar politikë, filozofi dhe ekonomi në Universite­tin e Oksfordit para se të diplomohej në mjekësi te spitali Royal Free në Londër. Ai u bë anëtar i Kolegjit Mbretëror të Kirurgëve në 1984 dhe u emërua këshilltar neurokirur­g te spitali “Atkinson Morley’s St George” në Londër në 1987, ku vazhdon të punojë me kohë të plotë. Ai ka qenë tema e dy filmave dokumentar­ë të rëndësishë­m, “Jeta e tyre në duart tuaja” , i cili fitoi Royal Television Society Gold Medal, dhe “The English Surgeon”, i cili paraqiti punën e tij në Ukrainë, dhe fitoi çmim Emmy. Ai u bë CBE Comander of British Empire. Henry Marsh si Bestseller i “Mos bëj dëm” solli në Shqipëri “The New York Times”, që botoi në 2016 një reportazh, “The Terrible Beauty of Brain Surgery” mbi operacione­t e kryera në Tiranë. Është i martuar me antropolog­en dhe shkrimtare­n Kate Fox.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania