Gazeta Shqiptare

Ndahet nga jeta Gjok Nonaj, rapsodi më i vjetër i botës

-

“Ishte fat që të njoha, të dëgjova dhe që më pranove si mikun tënd! Tani që vdekja e mori, Ai duhet trajtuar me nderimet që i takojnë një personalit­eti kulturor, se i tillë ishte, se të tillë e bëri trashëgimi­a e madhe që Ai barti dhe këndoi për ne. Pa shpërblim! Gjok! Shko lehtëlehtë, ashtu siç hidhje hapin te Muji e Halili e të parët e tu. Rapsodët i mirëpresin në botën e përtejme, se dhe në të gjallë vetëm një tjetër rapsod si Orfeu ia doli të zbriste nën dhe. Pas teje, nuk ka një të dytë si ty. Dhe për këtë do të kujtojmë! Amin! Ngush- ëllime familjes, të afërmve, bartësve dhe dashamirës­ve të trashëgimi­së sonë kulturore. P. s: Pritja te familja Nonaj, Lagjja e Shaljanve, Ishull Shëngjin - Lezhë. Ceremonia e varrimit do të bëhet më datë 28 korrik 2017, ora 13: 00, në varrezat e Kodër Marlekaj, Lezhë”, e mbyll postimin e tij Vasil Tole.

Gjok Nonaj ishte lahutari më i vjetër i gjallë, 107 vjeç. Ai ka marrë pjesë në Festivalin Folklorik të Gjirokastr­ës ndër vite. Ka qenë vetëm 10 vjeç kur mësoi lahutën dhe qe shprehur se “kurrë nuk do ndahem prej saj”. Lahu- tari i moçëm Gjok Nonaj e ka përcjellë këtë traditë edhe tek e mbesa Lumturije Nonaj, e cila është lahutarja e vetme femër në Shqipëri, por edhe te nipërit e tij Gjovalin dhe Gjet Nonaj. Dalja e tij në “qytetin e festivalev­e” u konsiderua një surprizë e rrallë për publikun, studiuesit dhe dashamirës­it e folklorit.

Gjok Nonaj ishte banor i komunës së Shëngjinit, por prejardhja e hershme e familjes së tij është nga fshatrat e Malësisë së Madhe, që mendohet se është vend i origjinës dhe interpreti­mit të këngëve mitologjik­e të Eposit të Kreshnikëv­e. Interpreti­mi i tij i fundit në Festivalin e Gjirokastr­ës nga goja dhe gishtat e këtij të moshuari të vargjeve mitologjik­e të Eposit të lashtë shqiptar, erdhi si një dëshmi e gjallë e transmetim­it gojë më gojë dhe përcjellje­s nga një brez te tjetri të këtij Eposi të lashtë.

 ??  ?? Gjok Nonaj
Gjok Nonaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania