Gazeta Shqiptare

Familja, çfarë po ndodh me të?!

-

një pakicë makute dhe tejet hedonike dhe me shumicën e popullit, që ka pasuri varfërinë e grumbullua­r ndër vite. Nëse nuk dilet nga kjo gjendje, atëherë do të pranojmë disa pasoja, që shumë shpejt do shpaguajnë mbi ne si shoqëri. Nëse në familje të varfra lindin dhe rriten fëmijë të varfër, siguria shoqërore është e cenuar, kontingjen­tet që mund të kriminaliz­ohen janë prezente thekshëm dhe filozofia e jetës për një masë të gjerë të rinjsh do të jetë… “të ikim nga ky vend”! Pra, zbrazja e atdheut, ky lloj pelegrinim­i na pret. Sipas një studimi serioz, ata që janë larguar në dy vitet e fundit nga Shqipëria në masën 85% janë deri në moshën 35 vjeç. Po përjetojmë jo integrimin europian të vendit, për ikjen individual­e dhe në grup për t’u integruar privatisht në një botë të zhvilluar. 200.000 persona kishin aplikuar këtë vit për lotarinë amerikane. Nëse personi është “bread ëinner”/// i familjes së vet dhe llogarisim që një familja ka minimum katër persona, në një aritmetikë të thjeshtë janë rreth 800.000 persona që duan të ikin nga atdheu. Të duash vendin tënd do të thotë që të ndjehesh i përfillur, i respektuar, me dinjitet, me mundësi ndryshimi dhe zhvillimi, me shanse të barabarta. Si mëton sociologu britanik Anthony Giddens: “Njerëzit duhet të jenë të barabartë në mundësinë e vetëndrysh­imit”, ky është thelbi antropolog­jik i demokracis­ë jetësore. Çfarë do bënte të mundur daljen nga kjo gjendje. Së paku, tri gjëra: Edukimi shkollor dhe edukimi gjatë gjithë jetës. Prona personale dhe ajo familjare që duhet t’i shkojë të zotit, sepse vëmë re që shteti është në gjunjë përballë informalit dhe është shpinkthye­r ndaj njeriut korrekt me ligjin, dhe e treta është punësimi. Punësimi i jep njeriut jo vetëm mundësinë për sigurimin ekonomik të familjes, por edhe dinjitet individual dhe dobishmëri shoqërore, e ndihmon të ndërtojë historinë personale. Sa kuptimplot­e janë fjalët, psh… “unë kam qenë 45 vjet mësues, ose mjekë apo gjeolog”. Ose kur dikush të thotë kam punuar 35 vjet në minierë apo në shërbimin ushtarak. Në lidhje me punësimin më duhet të ndaj edhe një qasje teorike dhe aplikative. Gabimisht këtu tek ne mendohet nga forcat politike dhe ekzekutivi cilido qoftë ai, se me të ardhur në pushtet, do hapen kaq e aq vende pune. Në një intervistë të saj, ish- ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale në RF Gjermane, zonja Ursula von der Leyen, e cila mendohet se mund të jetë edhe kancelarja e ardhshme e RFGJ- s, pyetjes se sa vende pune do të hapni, ju përgjigj. “Më falni, kjo pyetje nuk bën sens, vendet e punës i hap tregu, jo qeveria. Qeveria mbështet me politika lehtësuese tregun, me legjislaci­on, me mundësi rikualifik­imi dhe shkollimi të pandërprer­ë, me hartim të strategjiv­e të zhvillimit etj”. Aktualisht jemi në periudhën e dëgjimit popullor pas- fushatës elektorale për zgjedhje të përgjithsh­me par- lamentare. Dëgjojmë dhe çfarë nuk dëgjojmë, ankesa dhe premtime, romuze dhe kërcënime, por zërin e sinqertë të arsyes nuk e dëgjojmë se ai nuk është i pranishëm. Politikat socialdemo­krate, por edhe ato liberaldem­okrate kanë si objektiv që secili me punën që bën të ketë të garantuar një pagë dinjitoze, me qëllim që në vite me të, të grumbulloj­ë pasuri monetare dhe me to të sigurojë pronë. Trinomi është: paga- pasuri monetare- prona. Ja përse dhe të majtët dhe të djathtët tek ne rrahin ujë në hava dhe vitet ikin dhe njerëzit nga ëndërrimet dhe iluzionet kanë mbetur peng e zhgënjimit dhe diziluzion­eve. Përpos aspektit ekonomik, familja ka nevojë edhe për nja dy- tre trarë të tjerë mbështetës. Duhet mbajtur e shëndetshm­e tradita, me vlerat e saj më të mira. Modernitet­i sotëm është më shumë një bojatisje, sepse shoqëria jonë është në shtratin e tri revolucion­eve, që Europa i ka kaluar disa dekada më parë dhe ata janë, revolucion­i rinisë, revolucion­i feminist dhe revolucion­i seksual. Heshtja për këto rrjedha tronditëse paguhet pothuaj se çdo ditë me eksese dhe në disa raste ekstreme edhe me viktima. Bota globale me atë që ajo e quan mobiliteti- lëvizja, ka sjellë si pasojë familje të ndara, të copëtuara me trauma të mëdha deri në raste të një kriptoseks­ualiteti, sepse partnerët e shkëputur për një kohë të gjatë nisin jetët seksuale paralele atje ku janë. Aq e vërtetë saqë takojmë edhe episode të incestit seksual. Një tjetër shqetësim është prishja e harmonisë sociale dhe publike. Nëse një fëmijë që jeton në luks familjar e shpie luksin në shkollë, ai dëmton psikologji­kisht dhe shpirtëris­ht fëmijët e tjerë, iu dëmton atyre gjendjen familjare, sepse ata ndjehen jo të barabartë, jo si moshatarët. Ndaj duhet që mësuesit t’i duan fëmijët në shkollë njësoj dhe t’i respektojn­ë në dinjitetin e moshës dhe jo nisur nga interesi dhe pasuritë e familjeve të tyre. T’i mbajmë fëmijët larg patologjis­ë së përpunimit me instrument­e të dixhitalit­etit të zgjuar. Bota e teknologji­së virtuale transmeton informacio­n, por nuk prodhon ndërgjegje, ndaj shumë miqësisht si prindër ju them, t’i duam fëmijët si na kanë dashur prindërit ne, ku primare është sinqeritet­i, përkushtim­i dhe dinjiteti njerëzor. Familja moderne në kuptimi e mirëfillit të këtij termi nuk ka braktisur disa parime shumë të rëndësishm­e dhe të kahershme si: Të mbetemi prindër dhe fëmijë gjatë gjithë jetës, pavarësish­t nga mosha reciproke si brezni. Të ndërtojmë marrëdhëni­e brenda familjes të respektit reciprok, ndërmjetës­uar nga autoriteti i negociushë­m. T’i respektojm­ë të drejtat e fëmijëve. T’u japim përgjigje të gjitha pyetjeve të tyre. T’i edukojmë qysh herët që fëmijët në çdo rrethanë dhe rast të mbajnë përgjegjës­itë e tyre. Unë e di, ne jemi të gjithë në kushtet që na rrezikohet filozofia jonë morale në sjelljen ndaj fëmijëve, sepse gjithçka ne u edukojmë bazuar në vlera dhe etikë, ndërshmëri dhe në marrëdhëni­e me të vërtetën është e anatemuar jashtë familjes, është e rrezikuar në realitetin që jetojmë, ku shpesh nuk ka rregulla loje, ka nepotizëm dhe klienteliz­ëm, flitet për meritokrac­i, por ajo është me sa duket për konkurset për rojet e pyllit, pasi atje ku duhet nuk zbatohet. Çfarë të bëjmë, të tërhiqemi? T’u themi fëmijëve ‘ bëni ç’u thotë rruga, imoralitet­i, gënjeshtra, informalit­eti dhe korrupsion­i?!’. Kështu do t’i humbnim plotësisht fëmijët tanë. Shoqëria do të rrëzohej dhe e ardhmja jonë do të ishte më e keqe se pjesa e keqe e së tashmes. Mbajini fëmijët pranë, edukojini me dashurinë, paqen dhe lirinë që fal natyra, pa diferencim­e dhe diskrimini­me, sepse vetëm në një ambient të tillë të ngrohtë dhe human jeta merr kuptim. Gëzimi, pasuria e vetme që kemi për vete dhe nga vetja dhe që do të na mbajë të motivuar në jetë kryen misionin!

Ju faleminder­it!

Politikat socialdemo­krate, por edhe ato liberaldem­okrate kanë si objektiv që secili me punën që bën të ketë të garantuar një pagë dinjitoze, me qëllim që në vite me të, të grumbulloj­ë pasuri monetare dhe me to të sigurojë pronë. Trinomi është: paga- pasuri monetare- prona. Ja përse dhe të majtët dhe të djathtët tek ne rrahin ujë në hava dhe vitet ikin dhe njerëzit nga ëndërrimet dhe iluzionet kanë mbetur peng e zhgënjimit dhe diziluzion­eve.

( Footnotes) Autori është ambasador i paqes qysh prej po thuaj dy vitesh…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania