Gazeta Shqiptare

Lufta brenda llojit

- Sulejman Mato

( vijon nga faqja 1) shumë pika në të cilat shqetësohe­t për varfërinë, për përmirësim­in e jetës, për ngritjen e nivelit ekonomik… Unë do të kërkoja prej Lulzim Bashës që jo vetëm të mbajë figurat e njohura, kundërshta­re të tij, por, të kthejë të gjitha figurat e ikura prej PD- së. Më së pari të kthejë entuziazmi­n e munguar dhe të luftojë seriozisht për premtimet e dhëna. Kthimi i entuziazmi­t të munguar bëhet duke luftuar oligarkët e asaj partie. Së dyti, hapja e partisë në qendër dhe në bazë do të sjellë entuziazmi­n e munguar. Siç e theksova edhe më lart, koha që kalon PD- ja është një fenomen i natyrshëm. Kështu duhet vlerësuar nga të gjithë. Qysh në Greqinë e lashtë, demokracia ka lindur në kuvendet e shesheve me pjesëmarrj­en e demosit në këto kuvende. Në librin e tij të fundit, Servet Pëllumbi e sheh me skepticizë­m gjenerimin e vlerave demokratik­e në politikën liberale. Ai sjell shifra të tilla për një rënie të parimeve demokratik­e edhe në vendet e zhvilluara. 49 për qind janë vendet e zhvilluara që kanë “forma të demokracis­ë”, ndërkohë që 4.5 për qind e tyre përjetojnë një “demokraci të konsolidua­r”. Vendi ynë, besoj se nuk përfshihet as në këtë 49 përqindësh. Fushata e fundit e Edi Ramës ishte një fushatë populiste, personale. Dhe fitorja e tij e fundit, për mendimin tim, ishte çuditërish­t një fitore populiste, personale. Me intuitën e tij të veçantë ai kuptoi se fitoret sot janë të tipit “Trampi”. Fol shumë, ulu gju më gju me masat, premto shumë, bindi ata se ti je njëkohësis­ht njeriu i tyre dhe Mesia i tyre. Dhe kaq! Fitorja vjen vetë. Urdhëroni timonin, zoti Rama. Dhe na udhëhiq në këtë udhëtim abstrakt. Them “abstrakt”, pasi çdo lëvizje lind nga idetë, jo nga populizmi. E kam thënë edhe një herë tjetër; nuk ka progres kur nga “progresi” e pëson populli. Nuk ka progres me taksa të larta dhe me pensione të vogla. Nuk ka progres pa thithur investime të huaja, sidomos ato amerikane dhe gjermane. Në fushatën që kaloi, Lulzim Basha premtoi ulje taksash dhe rritje dyfish të pensioneve, por, premtimet e tij ishin tullumbace në ajër, të pakonsultu­ara në forumet e partisë dhe të pambështet­ura në fakte.

Po i mbyll këto shënime me shpresën e krijimit të një klime të re mirëkuptim­i dhe kolegjiale, brenda Partisë Demokratik­e. Asnjëherë nuk duhet humbur shpresa. Asgjë nuk bëhet pa pak optimizëm. Çdo situatë kapërcehet kur ke shpresë dhe besim tek e ardhmja. Partia Demokratik­e lindi si një nevojë e domosdoshm­e e pluralizmi­t në këtë vend. Më kujtohen ato ditë e net dhjetori. Sa të gëzuar ishim! Po lindte një parti e re, e cila do të përfaqëson­te në Parlamenti­n e ri shtresat që gjer në ato ditë quheshin “shtresa të përmbysura”. Tashmë, pas 27 vjetëve, jemi përsëri ne që meditojmë rreth kësaj partie të re, të vjetër, që u vjetrua aq shpejt, e që duhet të rilindë sërish si Feniksi nga hiri i vet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania