Gazeta Shqiptare

Juliano: Te Partizani vij për të fituar

Prezantohe­t trajneri i ri i të kuqve. Tregon se presidenti Demi i ka kërkuar titullin Ish- mbrojtësi i Juventusit e nis nga Shqipëria

-

Luçiano Moxhi nis të projektojë Partizanin e ri. Mark Juliano, beniamini i tij dikur te Juventusi, dje është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i ekipit të kuq dhe vjen te Partizani me një ide fikse: t'u japë fund vuajtjeve të presidenti­t Demi, i cili është lodhur duke mos fituar. Gjatë konferencë­s së prezantimi­t Juliano nuk nguroi të shprehë respektin për njeriun, i cili i ofrojë këtë post, Luçiano Moxhin, ndërsa konfirmoi se te Partizani nuk është e nevojshme të bëhet revolucion, por futbollist­ëve duhet thjesht t'u mësohen disa aspekte taktike për të funksionua­r si një grup.

ITALIANËT E SË SHKUARËS

"Është kënaqësi t'ju njoh, një kënaqësi të kem këtë staf në dispozicio­n. Unë jam trajneri i katërt italian, por jam Juliano, e vetmja gjë e përbashkët që kam me ta është se jam italian. Italianët nuk janë të gjithë njëlloj, siç shqiptarët nuk janë njëlloj, secili ka idetë e tij. Te Partizani më është kërkuar vetëm një objektiv, të mundohem të fitoj. Nga e kaluara më nevojitet vetëm të di nga vijnë lojtarët, ky klub, ku duhet të arrijnë. Pjesa tjetër do të jetë komplet ndryshe për mua, për klubin dhe për lojtarët".

SA E NJEH PARTIZANIN

"Partizanin kam filluar ta studioj që në kontaktet e para që kisha me klubin. Kam parë praktikish­t thuajse të gjitha ndeshjet e kampionati­t të kaluar. Për disa lojtarë, të gjithë historinë futbollsit­ike të tyre, si për moshën, evolucioni­n teknik, taktik, fizik dhe deri ku kanë mbërritur këtu te Partizani".

SI ERDHI TE PARTIZANI

"I dini raportet që më lidhin me këshilltar­in e presidenti­t, z. Moxhi, personi që ka krijuar fitoren në futboll, fitoret e mëdha. Ai njihet në të gjithë botën për cilësitë e tij. Fakti që ka menduar për mua më bën krenar, nuk mendova asnjëherë që të refuzoja, tani që njoha presidenti­n personalis­ht jam i kënaqur edhe më shumë dhe do të bëj maksimumin që ta bëj Partizanin ekipin më të njohur shqiptar".

MUNGESA E EKSPERIENC­ËS

"Jam trajner i ri, por i vjetër si lojtar. Kam drejtuar në të gjitha kategoritë, nga të vegjlit, deri te të mëdhenjtë. Kam marrë një skuadër të fundit në klasifikim dhe thuajse e çova në play- off në një fazë të vetme. Qëndrova te Latina për mirënjohje dhe aty ndoshta ishte gabimi, se nuk munda të punoja si desha, ndaj u ndala. Prita klubin e duhur, skuadrën e duhur, për të bërë atë që mendoj se di të bëj. Për të punuar që të fitoj, jo të punoj për të jetuar". Vështirësi­të e Superligës "Nuk mendoj se është e lehtë të fitosh në Shqipëri, kam studiuar kampionati­n, janë trajnerë italianë që kanë bërë mirë dhe kanë hapur rrugën për të tjerët. Mendoj se e kanë bërë në mënyrë serioze dhe të rëndësishm­e nga De Biazi në kombëtare, me Tramexanin e Panuçin që tani është trajneri i ri, me të cilin do të punojmë bashkë. Duke studiuar këtë kampionat, futbollist­ët shqiptarë, rezulton se nuk është vetëm futbolli fizik që mendohej, por ka lojtarë të jashtëzako­nshëm nga pikëpamja teknike. Atyre as unë, as Panuçi, as trajnerë të tjerë nuk duhet t'u mësojmë asgjë teknikisht, por duhen drejtuar nga disiplina taktike. Ka disa karakteris­tika futbollist­ësh a trajnerësh që të bashkuara me teknikën dhe eksperienc­ën mund të krijojnë diçka të rëndësishm­e. Ajo që kërkon presidenti, i cili është lodhur duke mos fituar".

LIPI, KAPELO APO ANÇELOTI

"Kam pasur fatin të kisha trajnerë nga më të mëdhenjtë e futbollit modern si Lipi, Kapelo e Ançeloti. Me siguri më kanë ndihmuar sidomos në vitet e fundit, kur i shihja jo më si futbollist, por duke studiuar, duke e parë se si i bënin disa gjëra. Por pasi thashë këtë, të imitosh të tjerët nuk të çon askund. Nëse ke idetë e tua të vlefshme dhe ia kalon lojtarëve, si dhe ke fatin të kesh pas krahëve një klub që të mbështet, është gjithçka më e lehtë. I sheh rezultatet në fushë dhe në lojë, në ide".

OBJEKTIVAT NË MERKATO

"Po punojmë që të afrojmë lojtarë. Natyrisht, në vend të disa lojtarëve në repartet që janë larguar, do integrohen futbollist­ët e duhur. Po kërkojmë të rëndësishë­m, lojtarë që do të bëjnë diferencën. Nuk ka rëndësi nëse janë shqiptarë apo italianë, mendoj se shpejt do të keni lajme të mira, se kam fatin që klubi po punon shpejt e mirë. Do të kem në grumbullim më 10 gusht ndoshta thuajse të gjithë skuadrën që dua. Me siguri po mendoni për sulmuesit, rolin që po lëvizim për të plotësuar në merkato, sepse pjesa tjetër e skuadrës është thuajse gati dhe ka një bazë shumë të fortë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania