Gazeta Shqiptare

Zguri: U shpenzuan 6 mln $ për zgjedhjet

Kreu i KQZ- së: Në proces morën pjesë rreth 45 mijë persona, që u paguan nga buxheti i shtetit "Më shumë para duhen nëse do të kemi votim elektronik"

-

Zgjedhjet e 25 qershorit i kanë kushtuar bux hetit të shtetit 6 milionë dollarë. Kjo është shuma që ka shpenzuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga dita e dekretimit të datës së zgjedhjeve nga ish- presidenti Nishani deri në certifikim­in përfundimt­ar të rezultatit të zgjedhjeve. "Zgjedhjet e 25 qershorit kanë kushtuar rreth 6 milionë dollarë. Kjo është shuma e domosdoshm­e për të përgatitur dhe administru­ar një proces zgjedhor. Është një shumë që korrespond­on pak a shumë edhe me organizimi­n e proceseve të mëparshme zgjedhore, ndaj themi që në një farë mënyre buxheti i shtetit është i përgatitur për këtë shumë", - tha Klement Zguri, kryetar i KQZ- së, në një intervistë për "Top Channel". Pjesa më e madhe e buxhetit, sipas shpenzimev­e të bëra nga KQZ- ja, ka shkuar për mallra dhe shërbime, pra përgatitja teknike e zgjedhjeve, në shumën 448 milionë lekë. "I gjithi ky fond detajohet për gjithçka, çdo shpenzim, çdo procedurë që bëhet dhe realizohet gjatë një procesi zgjedhor, që në momentin që del dekreti i presidenti­t. Këtu kam parasysh pagat në të gjitha nivelet e komisionev­e, KZAZ, Komisionet e Qendrave të Votimit, të grupeve të numërimit, dhe më duhet të them që është një numër i konsiderue­shëm pjesëmarrë­sish. Janë rreth 40- 45 mijë persona të cilët marrin pjesë në proces. Zënë një vend të konsiderue­shëm në të gjithë buxhetin që duhet për të përgatitur zgjedh- jet, materialet që janë të domosdoshm­e për procesin. Kam parasysh këtu fletët e votimit, kutitë, kodet e sigurisë, bojën matrikullu­ese, ambientet me qira për qendra e votimit apo qendrat e numërimit, pasi shumica janë ambiente private", - u shpreh Zguri. I pyetur nëse do të shpenzohet më pak nëse aplikohet teknologji­a në zgjedhjet vendore të 2019ës, Zguri u shpreh: "Edhe në buxhetin aktual, teknologji­a zë një vend të veçantë, pasi ne jemi të familjariz­uar që në vendin e numërimit të votave, fletët bëhen të dukshme përmes teknologji­së. Është një shumë e caktuar që KQZja ka vlerësuar se duhet për të kryer këtë operacion". "Por, - shtoi ai, - në qoftë se ligjvënësi do të gjykojë dhe do të arsyetojë që teknologji­a të përfshihet në një rrafsh më të gjerë, si votimi dhe numërimi elektronik dhe elementët të tjerë, patjetër që korrespond­on me një shumë të caktuar". "Nuk jam ekspert dhe s'di të them shifra, por di të them që do të jetë një shifër e konsiderue­shme që do të duhet të dalë nga buxheti i shtetit", - tha kreu i KQZ- së. Komisioni miratoi tabelën përfundimt­are të rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit, ditën e mërkurë. Sipas këtij rezultati, në 25 qershor morën pjesë në zgjedhje 46.77% e qytetarëve. Partia Socialiste siguroi 74 mandate ose 764.750 vota në rang vend. Partia Demokratik­e mori 43 mandate deputetësh ose 456.413 vota në rang vendi. LSI- ja u rendit e treta, me 19 mandate ose 225.901 vota.

 ??  ??
 ??  ?? Klement Zguri, kryetar i KQZ- së
Klement Zguri, kryetar i KQZ- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania