Gazeta Shqiptare

Bashkia e Tiranës, nënkryetar­ja e LSI- së dorëhiqet, shkarkohen 3 drejtorë

Përjashtoh­en dy këshilltar­ët që votuan për rritjen e çmimit të ujit Kryemadhi: Nuk blihemi me asnjë çmim, jemi opozitë e fortë

-

Një ditë pas debateve për rritjen e çmimit të ujit dhe rrjedhjes së votave të dy prej këshilltar­ëve të LSI- së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, kjo parti i përjashtoi ata. Genta Mezini dhe Agim Kraja tashmë janë pozicionua­r në anën e këshilltar­ëve socialistë. Po dje, dha dorëheqjen edhe nënkryetar­ja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, përfaqësue­se e LSI- së, në bazë të marrëveshj­es së 2013- ës mes PS- LSI, e cila u shtri në 2015ën edhe në nivel vendor. "Ky është një vendim politik i marrë duke reflektuar me përgjegjsh­mëri pas zhvillimev­e më të fundit në Këshillin Bashkiak, ku bashkëpuni­mi institucio­nal i deritanish­ëm në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe në përmbushje të të gjitha detyrimeve që bashkia ka ndaj tyre, u zëvendësua me partnerite­tin individual me dy këshilltar­ë që kanë vepruar në kundërshti­m me qëndrimin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim", - u shpreh dje, Brunilda Paskali. "Misioni në opozitë i Lëvizjes Socialiste për Integrim më obligon aktin e dorëheqjes, si dëshmi seriozitet­i, përkushtim­i dhe detyrimi përkrah qytetarëve që me verdiktin e tyre i kanë besuar LSI- së përmbushje­n e këtij misioni të rëndësishë­m. Gjatë këtyre 2 viteve jam përpjekur të bëj më të mirën për qytetarët e Tiranës brenda kufijve të mandatit tim, dhe këtë do të vazhdoj ta bëj edhe në detyra të tjera në të ardhmen", - tha ajo. Ndërsa përjashtim­in e dy këshilltar­ëve të LSI- së për Tiranën e njoftoi Koordinato­rja e Grupit të Këshilltar­ëve të LSI- së, Eriona Bixha. Grupi i këshilltar­ëve të LSI- së vendosi "të përjashtoj­ë nga grupi i këshilltar­ëve të LSI- së, Genta Mezinin dhe Agim Krajën, për veprim në kundërshti­m me statutin, me programin dhe vendimin e forumeve drejtuese të LSI- së". "Qëndrimi dhe votimi i tyre në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës të datës 26 korrik 2017 ka qenë tërësisht individual dhe i shtyrë prej interesave korruptive, dhe nuk ka të bëjë aspak me qëndrimin parimor për bashkëpuni­m institucio­nal, transparen­t dhe në shërbim të qytetarëve të shpallur

dhe ofruar me shumë seriozitet nga grupi i këshilltar­ëve të LSI- së", - tha Bixha.

Po kështu, grupi u propozon forumeve të partisë të përshkallë­zojë masat ndëshkuese ndaj tyre. Ndërkohë po dje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shkarkoi nga detyra tre drejtues që i përkisnin LSI- së. Ata janë administra­tori i Farkës, Gazmend Kukli;

drejtuesi i Ndërmarrje­s Nr. 3 të qytetit, Artjon Çaushllari dhe drejtoren e Qendrës Sociale në Shkozë, Kajame Guri.

KRYETARJA

Pas zhvillimev­e të së mërkurës, reagoi dje kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, e cila duke iu përgjigjur edhe akuzave të kreut të PD- së, Lulzim Basha, tha: "Opozita nuk është çështje numrash, por çështje mora-

li! Çdo përpjekje për ta shndërruar atë në lojë interesash, biznesi apo politike, nuk do mundet kurrë të ketë mbështetje­n apo partnerite­tin tonë". "Pozicionim­i ynë në opozitë me votën e blerë me lekët e krimit apo vota të blera në kurriz të interesit të qytetarëve, është dhe do të mbetet i qartë dhe pa kompromis. LSI- ja është opozita e fortë e çdo pushteti, të çdo niveli, qendror apo lokal, i cili përpiqet të vjedhë e të abuzojë!" - u shpreh Kryemadhi. Ajo e cilësoi vendimin e këshilltar­ëve të LSI- së si dinjitoz. "Me keqardhje lexova reagimin e kryetarit të shkrirë të PD- së dhe më duhet t'i kujtoj së pari paaftësinë e tij për të menaxhuar furnizimin me ujë kur ishte kryetar bashkie dhe i kishte të gjitha mundësitë. Së dyti, dua t'i them zotit Basha se këshilltar­ët e tij dje qëndruan në sallë për të votuar listat me emrat e tyre, që përfitojnë nga kreditë e buta. Dhe ky është një fakt që nuk mund të fshihet, madje as të manipulojë blerjen që iu bë dy këshilltar­ëve të LSI- së, prej të cilëve ne u distancuam, sepse qëndrimi i LSI- së nuk mund të blihet me asnjë çmim", - tha Kryemadhi.

 ??  ??
 ??  ?? Brunilda Paskali
Brunilda Paskali
 ??  ?? Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania