Gazeta Shqiptare

Genta Mezini: Vota ime për PS, e nderuar përkrah Veliajt

-

e përjashtua­r dje nga grupi i këshilltar­ëve të LSI- së, deklaruan se as nuk ishin blerë dhe as nuk kishin bërë pazare. Agim Kraja, i cili votoi pro rritjes së çmimit të ujit të pijshëm, mohon akuzat për pazare politike për përfitime personale. "Kemi diskutuar për të mirat dhe të këqijat e rritjes së çmimit të ujit. Pasi dolëm nga mbledhja dhe u dakordësua­m, nuk pati ndryshim vendimi dhe nuk kam pasur telefonatë apo njoftim nga askush që vendimi ndryshoi. Kur dakordësoh­esh një herë dhe pranohen kushtet, mendoj se nuk mund të ketë një vendim të dytë", - sqaroi ai. Këshilltar­i i LSI- së i kthen përgjigje edhe Luan Ramës. "Jam shumë i sigurt që këtë mandat të pestë, unë ia kam siguruar falë njohjeve të mia, nga votues që nuk janë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por janë bashkëqyte­tarë të mi nga Kukësi apo Hasi", - tha Kraja. Më pas, edhe Genta Mezini sqaron se tashmë do t'u bashkohet këshilltar­ëve të PS- së. Ajo tha se vota pro ishte për rindërtimi­n e Ujësjellës­it, ndërsa sa u përket deklaratav­e të LSI- së se ka shitur votën, ajo thotë se nuk është e vërtetë. Mezini mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës për herë të parë, pasi zuri vendin e kryetares së LRI- së Floida Kërpaçi, e cila u zgjodh deputete në zgjedhjet parlamenta­re të 25 qershorit. "Për sa u përket deklaratav­e të bëra nga LSI- ja për blerjen e votës sime, apo manipulimi­n e votës sime përkundrej­t pazareve që vetëm një dëshpërim i thellë mund ta sajojë, ju bëj me dijeni që asgjë nuk është e vërtetë. Unë premtoj që votën time në Këshillin Bashkiak të Tiranës do ta përdor vetëm në të mirë të interesave të komuniteti­t. Jam e nderuar që më jepet mundësia të kontribuoj përkrah kryetarit të bashkisë, z. Erion Veliaj, dhe do bëj të pamundurën që të jap gjithë mundësitë e mia në shërbim të qytetarëve", - tha ajo. Ajo shprehet se nuk e sheh më veten pjesë e LSI- së dhe se vota e saj do të jetë pjesë e grupit politik të PS- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania