Gazeta Shqiptare

Kredia e butë, ja shuma që familjet mund të tërheqin në bankë

Ruseti: Do të rihapen aplikimet për të plotësuar vendet e mbetura

-

Pas

miratimit nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, 999 familjet përfituese të kredisë së butë me interes 3% për blerje banese duhet të nisin procedurat me bankën. Drejtorja e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, Anisa Ruseti, sqaron se në varësi të përzgjedhj­es që do të bëjë banka, ku disa familje mund të skualifiko­hen, do të rihapen aplikimet për të plotësuar vendet e mbetura. Gjithashtu, Ruseti sqaron se sa do të jetë shuma e kredisë që mund të tërheqin familjet në bankë, sipas strukturës së apar- tamentit që kanë përfituar. "Këshilli Bashkiak mori vendimin për të miratuar 999 përfitues nga subvencion­imi i interesave të kredisë, të cilët pasi të kemi marrë edhe legjitimit­etin nga prefekti i Tiranës për këtë vendim, do duhet të kalojnë si listë përfundimt­are te banka e nivelit të dytë për të vijuar me pro- cedurat për miratimin definitiv të kredive të buta", - thotë Ruseti. Pas bashkisë, vetë banka bën një përzgjedhj­e të dytë përfituesv­e, ku ekziston edhe mundësia që disa familje të skuaifikoh­en. Ruseti bën të ditur se për këto vende, Bashkia e Tiranës do të shpallë një thirrje të dytë për aplikime të reja. "Në momen- tin kur banka të na ketë kthyer përgjigjen e saj përfundimt­are për sa nga 1 mijë përfituesi­t që ne kemi çuar listën nuk e kanë kaluar fazën definitive në bankë, do duhet që të dalim me një thirrje të dytë vetëm për numrin që do të na kthehen nga banka. Do t'u sugjeroja gjithë qytetarëve të Tiranës që në këtë moment të mos të bëjnë aplikime për këtë program, sepse ne sigurisht që jemi të detyruar të pranojmë dokumentet që ata sjellin, por do të jenë dokumente, të cilat nuk do t'i nënshtrohe­n asnjë vlerësimi nga komisioni i strehimit. Janë tri struktura të apartament­it dhe një familje, e cila ka dalë përfituese për strukturën garsionere që mund të marrë kredi deri në 3 milionë e 500 mijë. Një familje që e ka për 1 plus 1 deri në 4 milionë e 200 mijë dhe një familje me 2 plus 1 mund të marrë 5 milionë e 700 mijë nga banka. Në momentin e nënshkrimi­t të kontratës me familjarin, banka do të na sjellë listën përfundimt­are të atyre që kanë përfituar kredi", - thotë Ruseti.

 ??  ?? Anisa Ruseti
Anisa Ruseti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania