Gazeta Shqiptare

Çregjistri­mi i 140 mijë makinave, procedura e re

Drejtoria e Përgjithsh­me e Transporti­t Rrugor publikon listat, verifikoni targën Pagesa e detyrimeve për mjetet që do qëndrojnë në qarkullim

- Ornela Manjani

Drejtoria e Përgjiths hme e Transporti­t Rrugor ka publikuar listat me 140 mijë mjetet, të cilat do të nxirren nga qarkullimi. Çdo person apo subjekt që gjen targën e mjetit të publikuar në listë, mund të paraqitet pranë drejtorisë rajonale përkatëse për të kryer falas procedurat e çregjistri­mit. Listat përmbajnë targën dhe llojin e secilit mjet, markën, ngjyrën dhe vitin e prodhimit. Nga maji i këtij viti ka hyrë në fuqi ligji për shuarjen e detyrimeve tatimore e doganore. Falë tij u është dhënë mundësia e çregjistri­mit pa asnjë pagesë të gjitha mjeteve që nuk paguajnë taksa prej vitesh. Tirana numëron edhe numrin më të madh të mjeteve në pritje të çregjistri­mit, rreth 49 mijë, e pasuar nga Durrësi e Vlora.

MAKINAT NË QARKULLIM

Sipas ligjit për faljen, personat që duan t'i mbajnë mjetet në qarkullim duhet të paguajnë taksat pa penalitete e kamatëvone­sa. Për të kryer procedurën e çregjistri­mit, personat duhet të paraqesin pranë drejtorive rajonale dokumentin e identifiki­mit, certifikat­ën e pronësisë së mjetit, lejen e qarkullimi­t si dhe targat e mjetit. Kur nuk disponojnë këto dokumente të plota, subjekti mund ta kryejnë procedurën e çregjistri­mit duke plotësuar një formular vetëdeklar­imi, ku vërteton pronësinë e mjetit dhe që nuk zotëron dokumentac­ionin e targat e tij. Drejtoria e Përgjithsh­me e Transporti­t Rrugor ka bërë me dije se çdo mjet që nuk do të kryejë procedurën e çregjistri­mit e do të mbahet në qarkullim pa paguar taksat, do të konfiskohe­t automatiki­sht nga forcat e rendit.

FALJA E DETYRIMEVE

Rreth 140 mijë pronarë mjetesh do të përfitojnë falje të plotë ose të pjesshme të detyrimeve që kanë pa paguar për mjetet e tyre. Përfituesi­t janë ndarë në dy kategori. E para është për pronarët e mjeteve, që prej vitit 2000 deri në 2011 nuk kanë paguar asnjë taksë për mjetin dhe makinat e tyre duan t'i nxjerrin nga qarkullimi. Pronarët e këtyre makinave do të përfitojnë falje të ta gjitha detyrimeve dmth., të taksave, gjobave dhe kamatave, por duhet që brenda gjashtë muajve nga hyrja e fuqi i faljes t'i drejto- hen Drejtorisë së Përgjithsh­me të Transporti­t Rrugor për çregjistri­m dhe nxjerrjen nga qarkullimi të mjetit. Ndërsa pronarët e makinave që për të njëjtën periudhë, 2000 dhe deri në dhjetor të vitit 2011 nuk kanë paguar taksat dhe duan të mbajnë në qarkullim mjetin, duhet të paguajnë vetëm taksat për të gjithë periudhën dhe përfitojnë falje të kamatave. Skema është bërë e ditur nga burime zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimit të Transporti­t Rrugor, të cilat bëjnë të ditur se një pjesë e konsiderue­shme mjetesh nuk kanë përfituar nga amnistia e vitit 2009, pasi pronarët e tyre nuk kanë aplikuar. Sipas të njëjtave burime, makinat që kanë detyrime për taksat dhe gjoba pas janarit 2012 do të përfitojnë falje të gjobave vetëm në rast se kryhet pagesa e detyrimeve tatimore.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania