Gazeta Shqiptare

Vrasja e Çollakut, gjykata "rrëzon" provat e prokuroris­ë

Shquhen vetëm siluetat e personave, nuk dallohen fytyrat dhe uniformat e tyre Pamjet e filmike nuk tregojnë rrëmbyesit

-

Dje në Gjykatën e Kri meve të Rënda u shfaqën pamjet filmike të kamerave të sigurisë nga parkingu i lokalit në Durrës, ku më 6 janar të vitit të shkuar u rrëmbye Gazmend Çollaku, i cili u torturua dhe më pas u gjet i vrarë në një fshat të Krujës. I vetmi person që është duke u gjykuar për këtë krim është Denis Shtraza. Sipas hetimeve të prokuroris­ë, dy prej personave që rrëmbyen Çollakun ishin shtetasit Denis Shtraza dhe Ervin Dalipaj. Ndërkaq, në pamjet filmike të shfaqura dje në gjykatë vihet re momenti kur viktima Gazment Çollaku parkon makinën në parkingun e lokalit në Durrës. Në këtë moment i afrohet një mjet tjetër nga ku dalin disa persona dhe e fusin me forcë Çollakun në makinë. Në pamjet filmike shquhen vetëm siluetat e personave, por nuk mund të dallohen as fytyrat dhe as uniformat që autorët kishin veshur, kjo për shkak të errësirës, por edhe të distancës së kamerës që ka kapur këtë moment. Pas publikimit të kësaj skene, gjykata vendosi të shtyjë seancën e radhës për në shtator, ku pritet që të përgjigja e GSP të makinës së Denis Shtrazës të vijë nga Gjermania. Gazmend Çollaku u rrëmbye mbrëmjen e 6 janarit të 2016- ës në parkingun e një lokali në qytetin e Durrësit nga persona të veshur me uniformë. Disa orë pas rrëmbimit, ai u gjet i pajetë në Murqinë të Krujës. Prokuroria tha se viktima pasi ishte torturuar, ishte qëlluar me plumb në kokë dhe ishte i lidhur këmbë e duar me fasheta të zeza dhe u gjet i hedhur anë rrugës. Për këtë krim aktualisht ndodhet i arrestuar vetëm Denis Shtraza. Në seancën e mëparshme, ai pretendoi se është arrestuar gabimisht, pasi sipas tij, në momentin që është rrëmbyer Çollaku ndodhej në Tiranë duke pirë kafe me një shoqen e vet. Deniz Shtraza këmbënguli se me Çollakun kishte raporte të mira shoqërore dhe se vrasjen e tij e kishte mësuar në polici, pasi ishte ndaluar. Si bashkëpunë­tor i tij, prokurori tha se ishte Gazmend ( Laert) Çollaku u rrëmbye më datë 06.01.2016. Ai ndodhej i ulur në një lokal në Durrës kur u fut me forcë në një makinë nga 4 persona. Sipas prokuroris­ë, dy prej tyre ishin shtetasit Denis Shtraza dhe Ervin Dalipaj. Ndërsa mëngjesin e 7 janarit, Çollaku u gjet i masakruar dhe i vrarë në fshatin Murqin të Krujës.

edhe Ervin Dalipaj. Ish- shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe miku i tij Juxhin Dauti u vranë pasditen e 25 prillit të këtij viti në afërsi të vendit të quajtur "Mbikalimi i Sukthit". Ata ishin duke udhëtuar me një automjet tip "Audi" me targa "AA 111 OI", kur u qëlluan për vdekje me 32 plumba kallashnik­ovi nga persona ende të paidentifi­kuar, që lëviznin me dy mjete të ndryshme, me një "Audi A3" dhe një "BMW X5" me ngjyrë të zezë.

 ??  ?? Viktima Gazmend Çollaku
Viktima Gazmend Çollaku
 ??  ?? I pandehuri Denis Shtraza
I pandehuri Denis Shtraza
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania