Gazeta Shqiptare

Krimi në Bathore, Krimet e Rënda lënë në burg Mirald Metallarin

"I mora shtyllën familjes. Nëna të bëhet e fortë, të kujdeset për motrat". Dëshmia e vajzës së vogël 21- vjeçari i përlotur i kërkon ndjesë familjes

-

Mirald Metallari, i cili pak ditë më parë qëlloi për vdekje babain e tij dhe plagosi nënën, mes lotësh u kërkoi ndjesë pjesëtarëv­e të familjes për të gjithë dramën që u shkaktoi. Ngjarja e rëndë u shënua të hënën rreth orës 11: 00 në banesën e tyre njëkatëshe, në periferi të kryeqyteti­t, në Bathore. Mëngjesin e djeshëm, ai u ul në kafazin e hekurt për t'u njohur me masën e sigurisë. Gjykata e Krimeve të Rënda, me kërkesë të prokuroris­ë i caktoi masën e arrestit me burg, për akuzën e vrasjes së babait Miftarit, vrasjes së mbetur në tentativë ndaj nënës së tij Nuries, si dhe të armëmbajtj­es pa leje.

RRËFIMI I 21- VJEÇARIT

I tronditur për krimin e kryer dhe i penduar për tragjedinë që i shkaktoi familjes, 21- vjeçari u kërkoi ndjesë pjesëtarëv­e të familjes së tij, ndërsa i kërkoi të ëmës që ta falë e të bëhet e fortë. "E di gabimin që bëra. I mora shtyllën familjes. Te babai mbështetes­him të gjithë. Ai na gjendej gjithmonë pranë, sa herë që ne kishim nevojë për të. Ishte një baba model, na ndihmonte gjithnjë. Kolegëve u mora mikun dhe kolegun e tyre të ndershëm. E di që babai më ka falur, ashtu siç ai bënte gjithmonë me mua. Kurse nënës i kërkoj falje. Jam i bindur që nuk do të më falë për vrasjen e babait. Por unë i them që të bëhet e fortë dhe të kujdeset për dy motrat, sidomos për të voglën. Ajo është gëzimi i familjes sonë. Jam i bindur që një ditë e gjithë familja do më falë", tha mes lotësh Miraldi. 21- vjeçari tha se debati mes tyre kishte qenë i çastit, duke këmbëngulu­r më tej se nuk kanë pasur asnjë konflikt të mëparshëm. Gjatë seancës së djeshme, prokurori i çështjes rindërtoi skemën e krimit të rëndë, duke pohuar se vrasja ndodhi pas një debati të çastit, që babë e bir e nisën në oborrin e shtëpisë teksa po punonin për ndërtimin e një bordure betoni. Në dosjen e prokuroris­ë, sipas rrëfimit të të dyshuarit thuhej se Miraldi dhe babai i tij po punonim në oborrin e shtëpisë për të ndërtuar një bordurë betoni. Punën e kishin nisur në orën 06: 00 të mëngjesit dhe rreth orës 11: 00, Miraldit i ishte derdhur karroca me llaç. Për këtë gjë, Miraldi kishte rrëfyer se i ati e kishte gjuajtur me grusht në pjesën e buzës dhe se pas kësaj ishte futur brenda në banesë dhe në dhomën e të atit kishte marrë armën e tij të shërbimit duke qëlluar mbi prindërit. Por ndryshe sa nga pretendon 21- vjeçari, se babain e vrau pasi ai e goditi me grusht, një tjetër version ka dhënë vajza e vogël e familjes. E pyetur në prani të psikologes për shkak të moshës së mitur, ajo ka treguar se babai e kritikoi Miraldin, pasi nuk po i bënte punimet si duhet. Sipas vajzës, 55vjeçari i ka thënë Miraldit: "Mos u tall. Nuk e ke bërë punën siç duhet". "Babai i kërkoi të largohej nga shtëpia. Miraldi hyri brenda te dhoma e gjumit të prindërve dhe mori pistoletën. Bashkë me nënën u munduan ta pengonim duke e mbyllur në dhomë. Por ai e shqeu derën dhe doli e qëlloi në drejtim të prindërve, duke vrarë babain", ka shpjeguar vajza e vogël e familjes Metallari. Ndërsa, në lidhje me dëshminë e motrës së saj të vogël, Miraldi tha para gjykatës se ka dyshime se është e manipuluar nga psikologia. Sakas, 21- vjeçari pritet t'i nënshtrohe­t ekspertizë­s psikiatrik­e për të përcaktuar nëse vuan ose jo nga çrregullim­e mendore.

 ??  ?? Mirald Metallar, dje në gjykatë
Mirald Metallar, dje në gjykatë
 ??  ?? Miftar Metallar
Miftar Metallar
 ??  ?? Shtëpia e familjes Metallar
Shtëpia e familjes Metallar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania