Gazeta Shqiptare

Gjykata e Apelit kërkon arrestimin e Alket Hatijas

Policia nuk gjen në shtëpi "baronin e drogës", i dënuar me 20 vite burg nga drejtësia e vendit fqinj Ekstradimi në Itali, jepet masa e sigurisë "arrest me burg" për 45- vjeçarin

- Klodiana Haxhiaj

Gjykata e Apelit në Durrës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj 45vjeçarit Alket Hatija, i ashtuquajt­ur ' baroni i drogës', i cili më 11 korrik të këtij viti u lirua nga Gjykata e Shkallës së Parë e këtij rrethi. Apeli ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë, e cila kishte vendosur masën e sigurisë "Detyrim paraqitjej­e", me qëllim ekstradimi­n drejt Italisë të Hatijas, që është dënuar me 20 vite burg për trafik droge nga drejtësia e vendit fqinj në vitin 2015. Vendimi i formës së prerë nuk është bërë i mundur të ekzekutohe­t nga policia, pasi Hatija nuk është gjetur në adresën ku banon. Ai tashmë ndodhet në arrati dhe policia po punon për kapjen e tij. Gjykata e Apelit është bindur nga argumentim­i i prokuroris­ë, e cila ka kërkuar riarrestim­in. Gjykata e Shkallës së Parë e liroi 45vjeçarin, me argumentin se ai e kishte kryer një herë këtë dënim, kur u arrestua në vitin 2008 në vendin tonë. Për këtë çështje, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar hetim disiplinor për gjykatësin Petraq Curri, që liroi Alket Hatijan. KLD- ja caktoi 2 inspektorë të kontrolloj­në dosjen e Hatijas. Në përfundim të hetimeve do ketë raport final nga inspektorë­t. Nisja e hetimit u kërkua nga ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi.

Më 11 korrik, Gjykata e Durrësit liroi 45- vjeçarin Hatija, megjithëse prokuro- ria kërkoi 40 ditë burg për ekstradimi­n e tij në Itali. Kërkesa për Hatijan nuk u pranua nga gjykatësi Petraq Curri. Pa kaluar as 24 orë nga momenti kur Hatija doli në liri, prokuroria e Durrësit e ankimoi vendimin e gjykatës, duke e cilësuar të padrejtë dhe të kundër-

ligjshëm. Prokurori ka kërkuar në seancë miratimin e arrestit të përkohshëm me afat 40- ditor me qëllim ekstradimi­n e të kërkuarit drejt Italisë, pasi rezulton të jetë dënuar në vitin 2015 me 20 vite burgim për trafik narkotikës­h, mbi bazë të të cilit ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar. Burime nga organi i akuzës argumentua­n se arresti i përkohshëm u kërkua për shkak se nuk disponojnë vendimin e formës së prerë të firmosur nga drejtësia italiane dhe nuk janë të bindur nëse bëhet fjalë për të njëjtat episode për të cilat Alket Hatija është dënuar nga gjykatat shqiptare, dënim të cilin e ka shlyer.

Për këtë arsye - sqaruan burimet - do t'i kërkohej Italisë që brenda afatit ligjor të përcillte dosjen e të kërkuarit, dhe nëse rezultonte se bëhej fjalë për të njëjtat çështje, atëherë do të urdhërohej lirimi i Hatijajt. Avokati mbrojtës ka kërkuar me këmbëngulj­e që prokuroria t'i vinte në dispozicio­n vendimin e fajësisë së Hatijas, e në mungesë të kësaj prove, gjykatësi Petraq Curri ka

 ??  ?? 45- vjeçari Alket Hatija
45- vjeçari Alket Hatija

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania