Gazeta Shqiptare

DËNIMI I HATIJAJT

-

Alket Hatija është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe italiane. Ai u arrestua në vitin 2008, bashkë me katër persona të tjerë, pasi dyshohej si kreu i një grupi të strukturua­r kriminal që trafikonte heroinë nga Turqia në Itali, duke përdorur Shqipërinë si vend tranziti. Në vitin 2010, Hatija është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 10.8 vite burg. Ai kreu 6 vite burg, për t'u liruar në 2014- ën. Sipas prokuroris­ë italiane, në vitet 2003- 2004, Hatija është arrestuar në Milano me 350 kilogramë heroinë dhe 190 kilogramë kokainë. Vlera e drogës kapte shifrën e rreth 40 milionë eurove.

urdhëruar lirimin e të arrestuari­t.

REAGIMI I GJYKATËS

Pas deklaratës së prokurorit Agron Gjana, se lirimi i Hatijas nuk është i drejtë dhe se është shkelur ligji i ekstradime­ve, ka reaguar menjëherë Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit, e cila e quan kërkesën e Prokuroris­ë për arrestimin e tij të pabazuar. Sipas gjykatës, kërkesa nuk shoqërohej me shkresën e ministrit të Drejtësisë Gazmend Bardhi për caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për shtetasin Alket Hatija, për efekt të ekstradimi­t. Kërkesë e cila është kusht për caktimin e masave shtrëngues­e për efekt të ekstradimi­t. Gjithashtu, në njoftimin e saj për mediat, Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit sqaroi se arsyeja e dytë që çoi në lirimin e 45vjeçarit është fakti se ai për të njëjtat akuza në Itali e ka kryer një dënim në Shqipëri. Nga ana tjetër ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë, Bardhi, i cili i ka dërguar një shkresë kryeinspek­tores së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me të cilën kërkon verifikim të rastit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania