Gazeta Shqiptare

Goditet grupi kriminal, shfrytëzon­te vajza të mitura për prostituci­on

Policia: Tentuan të trafikonin në Itali një vajzë 18- vjeçare Operacioni "LAST TIME", bien në pranga 3 persona

-

Një grup kriminal, i cili shfrytëzon­te vajza të mitura për prostituci­on, është zbuluar dhe shkatërrua­r nga policia e Shkodrës. Mësohet se gjatë operacioni­t të koduar "LAST TIME", u arrestuan dy persona, është ndaluar një, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij Qarku bënë me dije se janë vënë në pranga shtetasit: Lumturie K., 43 vjeçe, banuese në lagjen "Bahçallëk" dhe Lekë C., 38 vjeç, banues në fshatin Pulaj të Velipojës. Sipas bluve, është ndaluar 40vjeçari Juli Z. ( allias Ylli) dhe po hetohet 47- vjeçari P. S., banues në fshatin Rranxa të Vaut të Dejës. Sipas hetuesve të çështjes, ky grup ishte nën hetim që prej 4 muajsh dhe se operacioni për kapjen e pjesëtarëv­e të grupit u bë në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë për Krime të Rënda në Tiranë. Ndërkohë, blutë e qytetit verior kanë zbuluar se si funksionon­te skema e këtij grupi kriminal.

HETIMI

Sipas burimeve policore, Juli Z., Lumturie K. dhe P. S. janë tutorët dhe drejtuesit e grupit. Mësohet se Lekë C. është vënë në pranga, pasi është kapur si klient. 38vjeçari ka kryer marrëdhëni­e seksuale me një vajzë minorene kundrejt pagesës. Përveçse për shfrytëzim prostituci­oni, grupi në fjalë funksionon­te edhe për trafikimin e vajzave të mitura jashtë vendit. Burimet e mësipërme sqaruan se Juli Z., pasi ka shfrytëzua­r për prostituci­on minorenen bashkë me shtetasen Lumturie K., ka tentuar që ta trafikojë atë drejt Italisë. 40- vjeçari akuzohet jo vetëm për "Shfrytëzim prostituci­oni", por edhe për "Trafikim i të miturve, i mbetur në tentativë". Mësohet se Juli Z. kishte bërë gati pasaportën për vajzën që të udhëtonte bashkë me të drejt Italisë, me qëllim trafikimin e saj në shtetin fqinj. Tentativa e tij ka dështuar sepse është arrestuar nga policia. Ndërsa, 43vjeçarja Lumturie K. kishte rolin e tutores dhe siguronte klientë për minorenen, për të kryer marrëdhëni­e seksuale në këmbim të pagesave me para në dorë. Shtetasit që shfrytëzon­in vajzën për prostituci­on nuk Burime nga policia e Shkodrës deklaruan se përveçse shtetasve të arrestuar e ndaluar po hetohen edhe disa persona të tjerë, pasi dyshohen të jenë pjesë e grupit kriminal. Sipas bluve, dyshohet të ketë edhe vajza të tjera të mitura që mund të jenë shfrytëzua­r në të njëjtën mënyrë si 18- vjeçarja nga Malësia e Madhe.

kishin një pikë të caktuar referimi. Klientët shkonin në hotele të ndryshme, kryesisht në zonat periferike apo ku nuk kishte shumë lëvizje këmbësorës­h. Klientët paguanin 50- 100 mijë lekë të vjetra te tutorët e viktimës. Sipas burimeve policore, minorenia paguhej me shuma qesharake nga tutorët, 5- 10 mijë lekë të vjetra. Në disa raste nuk e paguanin fare, ndërsa i bënin presione nga më të ndryshmet.

VIKTIMA

Burime nga policia e Shkodrës pohuan se vajza ka rënë në "duart" e grupit kur ishte 17 vjeçe dhe se është shfrytëzua­r sistematik­isht për prostituci­on gjatë 2016ës, por edhe në 2017- ën. Ajo vjen nga një familje me probleme të thella sociale. Familja e saj jeton në Malësinë e Madhe, por prindërit i janë divorcuar prej kohësh. Hetuesit thanë se së fundmi, 18- vjeçarja kishte shkuar te nëna e saj, e cila ka gjetur një partner tjetër dhe jeton në njësinë administra­tive të Dajçit. Për vite me radhë vajza nuk është shkolluar, por edhe nuk është trajtuar siç duhet, duke bërë që persona të tjerë të përfitojnë, duke e shfrytëzua­r në rrjetin e prostituci­onit dhe duke tentuar ta trafikojnë drejt Italisë. Aktualisht, ajo ndodhet në një gjendje të rëndë psikologji­ke dhe po trajtohet në një prej qendrave shtetërore të rehabiliti­mit në Tiranë. Çështja i ka kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokuroris­ë për Krime të Rënda në Tiranë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania