Gazeta Shqiptare

DOKUMENTET MBI HIMAREN Nga porti, te kishat dhe një letër e rrallë për kryepeshko­pin

Nënprefekt­i më 1936: Punësoni një patriot shqiptar, se nuk e duan minoritarë­t... Arkivi Qendror Shtetëror, ekspozitë dokumentar­e dhe fotografik­e

- Fatmira Nikolli

Mes

të folmes gege e toske, në dokumente interesant­e mbi jetën e një qyteti, me imazhe pak të njohura, Himara e fillimshek­ullit të shkuar rishfaqet mes kërkesave nga më të thjeshta njerëzore deri tek ato më pak të imagjinues­hmet për kohën.

Formular martese i një çifti nga Vunoi, telegram ku njoftohen studentët nga Himara se do të vazhdojnë shkollën e policisë në Itali më 1939, kërkesa e një banori që do rinovimin e lejes së gjuetisë, fotografi e deputetit të Himarës, Simon Simonidhi dhe një kërkesë e tij drejtuar Ministrisë së Punëve Botore për të vlerësuar mundësinë e ndërtimit të një porti në Himarë, kërkesë e himarjotit Petro Ndrenika, më 7.6. 1928, që i propozon qeverisë themelimin e një shoqërie dhe flote detare kombëtare nën drejtimin e të atit të tij, me arsyetimin se është detar i vjetër, e kapiten vaporësh; një vendim i Këshillit të Ministrave për të dhënë me qira 15vjeçare Republikës Demokratik­e Gjermane 2 ha tokë në fshatin Dhërmi, me qëllim ndërtimin e një kampi turistik për rininë e lirë gjermane, një pikturë e piktorit italian Luigi Piffero me titull “Himara- La costa”, e shumëfishu­ar më 1940 si kartolinë për Entin Shqiptar të Turizmit, pamje bardhezi nga Himara janë veçse disa copëza të qytetit prej ku djemtë e bregut na vijnë përmes dokumentes­h e fotografis­h, herë sqimatar e herë udhëheqës.

Drejtoria e Përgjithsh­me e Arkivave dhe Bashkia e Himarës çelin sot ekspozitën “Himara në dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror – Ekspozitë dokumentar­e dhe fotografik­e”. Ekspozita çelet në Spile – Himarë Qendër ( shëtitorja e Himarës) në orën 18: 30. Të pranishëm në ceremoninë e hapjes do të jenë kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro dhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithsh­me të Arkivave, Ardit Bido.

Dokumente historike dhe fotografi të Himarës dhe fshatrave përreth, duke u përqendrua­r në gjysmën e parë të shek. XX sjellin në ditët tona veprimtari­në publike dhe private të banorëve të zonës, si dhe peizazhet e virgjëra të rivierës shqiptare, siç dukeshin pothuaj 100 vjet më parë. DPA shënon se publiku do të njihet me dokumentin e parë të vitit 1922, ku kërkohet krijimi i Bashkisë së Himarës, e cila në atë kohë ishte Nënprefekt­urë e Vlorës; me korrenspon­dencën e përditshme dhe praktike mes banorëve dhe autoritete­ve shtetërore për problemet e shëndetit të njerëzve dhe të agrumeve; me të dhëna mbi numrin e banorëve - shënojmë se qyteti kishte 2429 banorë dhe gjithë nënprefekt­ura 9100, nga të cilët 4560 qenë meshkuj dhe 4540 qenë femra; njihemi me kërkesat e thjeshta, si ato për bursa studimesh apo leje gjuetie; por edhe me kërkesa të rëndësisë publike, siç është rindërtimi i skelës së portit. Veçohet edhe nga Arkivi, marrëveshj­a mes Ministrisë së Punëve Botore me një shoqëri private më 1925 për ndërtimin e urës së Palasës, e cila pas më pak se 20 vite jetë u shkatërrua gjatë Luftës II Botërore, një histori e shoqëruar me dokumente dhe fotografi. Materiali fotografik tregon viset e krahinës së Himarës dhe per- sonalitete­t e atyre viseve, apo fabrikat e vajit para Luftës II Botërore. Mes dokumentev­e që nuk i përkasin periudhës nga Pavarësia deri më 1944 paraqitet një pasaportë udhëtimi e lëshuar nga kavalieri Luigi de Medici i Toskanës për kavalierin Mihal Spiro nga Himara, më 7 maj 1829, në të cilën thuhet se “kërkojmë që të mos bezdiset në udhëtimet e tij”. Drejtoria e Përgjithsh­me e Arkivave dhe Bashkia e Himarës kërkojnë t’u ofrojnë banorëve apo pushuesve sezonalë edhe një mënyrë tjetër pushimi, përmes informimit dhe argëtimit me dokumente dhe fotografi. Po ashtu, institucio­net tona kërkojnë të ndikojnë pozitivish­t ndërgjegjë­simin qytetar se vlerat e trashëgimi­së së tundshme dhe të patundshme kulturore duhen ruajtur: jemi përdorures të tyre, nuk na përkasin ne, por brezave që do të vijnë.

PËR FE E ATDHE, EDHE NË JUG

Ka mes të tjerash edhe një Sigjil të Patriarkan­ës Ekumenike të Kostandino­pojës, i cili konfirmon se Manastiri i Fjetjes së Hyjlindëse­s i njohur si Manastiri i Kamenës, është i çliruar nga çdo detyrim ndaj autoritete­ve lokale kishtare dhe i përgjigjet administra­tivisht, Patriarkan­ës Ekunmenike dhe jo Peshkopatë­s së Himarës dhe Delvinës ku ndodhet gjeografik­isht. Sigjili është nënshkruar më 5 tetor 1831 në Kostandino­pojë nga Patriarku Kostandin.

Një letër, që mban datën 13 shkurt 1936 përmend frazën për ‘ fe e atdhe’, siç përdorej nga urdhri françeskan e jezuit në veri.

Letra në fjalë është krejt njerëzore. Është një lutje e zv. prefektit të Himarës drejtuar Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për punësim të një teologu nga Himara. Letra, nëse kemi parasysh kohën kur është shkruar i ka shkuar kryepeshko­pit Visarion Xhuvani. Shkëpusim me shkurtime: “Djaloshi Anastas Gjo-

 ??  ?? Pasaportë udhëtimi e lëshuar nga kavalieri Luigi de Medici i Toskanës për kavalierin Mihal Spiro nga Himara më 7 maj 1829
Pasaportë udhëtimi e lëshuar nga kavalieri Luigi de Medici i Toskanës për kavalierin Mihal Spiro nga Himara më 7 maj 1829
 ??  ?? Nënprefekt­i i Himarës, Hito Zaçe me ushtarakë
Nënprefekt­i i Himarës, Hito Zaçe me ushtarakë
 ??  ?? Deputeti i Himarës kërkon ndërtimin e një porti
Deputeti i Himarës kërkon ndërtimin e një porti
 ??  ?? Letra e 13 shkurtit 1936, dërguar kryepeshko­pit, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë për një djalë që këndonte himnet
Letra e 13 shkurtit 1936, dërguar kryepeshko­pit, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë për një djalë që këndonte himnet
 ??  ?? Petro Ndrenika i kërkon qeverisë flotë detare kombëtare, që ta drejtojë i ati, detar i vjetër
Petro Ndrenika i kërkon qeverisë flotë detare kombëtare, që ta drejtojë i ati, detar i vjetër
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania